webalbania mp3 ne shqip
mp3 ne shqip

Forum Shqiptar - Shqiperia - Albania - Politike dhe Aktualitet - Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin

Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Te diskutojme se bashku rreth zhvillimeve politike ne Shqiperi dhe ne bote.
A merren shqiptaret me politike?
A ka pasur ndonjehere Shqiperia ndonje politike te mire?
Keto dhe shume te tjera ne kete forum!

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
View previous topic :: View next topic
Author Message
fregen
Anetare i ri
Anetare i ri

fregen

Joined: Mar 09, 2006
Posts: 7
Location: tirane
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 02:37 PM
Reply with quote

"Olldashi", raporti i plotë: Lidhjet me krimin


Shekulli
16-02-2007



Sokol Olldashi dhe kryeministri Berisha


Mbrapa - Para



I PLOTË / Raporti për klanet e Shijakut. Emra dhe rrethana konkrete, për lidhjet direkte me deputetin-ministër
Raporti në duart e amerikanëve: Sokol Olldashi, i implikuar rëndë me botën e krimit në Shijak


Shekulli po boton të plotë raportin "Olldashi", botuar në dy pjesë në dy numrat tanë të mëparshëm. Ribotimi i plotë bëhet me kërkesën e lexuesve, shumë prej të cilëve kanë mundur të lexojnë vetëm pjesën e parë ose të dytë të këtij raporti. Dje kemi marrë telefonata të shumta nga lexues që nuk kanë mundur të gjejnë gazetën në pikën e tyre të afërt, për shkak të tërheqjes së menjëhershme të gazetës në orët e para të mëngjesit. Ky raport që gjendet tashmë në duart e autoriteteve amerikane të hetimit, përmban të dhënat e survejimit të lëvizjeve dhe kontakteve të ministrit të brendshëm, deputet i Shijakut. Të gjithë lexuesit tanë që nuk munden të gjejnë as nesër gazetën në pikat e shitjes pranë vendbanimeve të tyre, lutemi të na telefonojnë në numrat 04 233572 ose 06920 35476

Ende në pritje të reagimit publik

Ndërkohë që pritet reagimi publik i z.Olldashi ndaj fakteve skandaloze të këtij raporti, një reagim komik ka ardhur dje nga gazetat pranë qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Këto gazeta, kanë botuar dje në faqet e para të tyre një lajm me titullin: "SHBA: Olldashi, ministri më i suksesshëm". Në brendësi të lajmit me këtë titull, mësohej se bëhet fjalë për një deklaratë të hipotetizuar se është bërë nga një zyrtar i administratës amerikane, vitin e kaluar. Për këtë deklaratë të vitit 2006, gazetat në fjalë shkruanin se i është thënë nga zyrtari në fjalë, ambasadorit shqiptar në Nju Jork. Veç datimit të hershëm që nuk ka lidhje me përgjigjen që prêt opinioni nga z.Olldashi, lajmi në fjalë ka edhe elementë të tjerë joprofesionalë, midis të cilëve faktin që ajo nuk gjendet askund zyrtarisht, megjithë kërkimet tona disaorëshe në sajtet zyrtare të administratës amerikane. Gjithsesi, vazhdojmë të presim reagimin e përgjegjshëm publik të qeverisë shqiptare dhe z.Olldashi për botimin e fakteve që e implikojnë atë rëndë me klanet kriminale të drogës.




Rexhep ARAPI, banor në Katund Sukth, me nofkën "KEPI", ka një listë penale si më poshtë:

Në vitin 1991 (në mars), ka vrarë në portin e Durrësit, për shkaqe gjakmarrjeje, qytetarin A. Cyrbja, banor i fshatit Katund Sukth; është arrestuar për këtë krim në 1994 dhe është liruar për mungesë provash.

Në Prill 1997, në bashkëpunim me Gëzim Aleksin, banor i Katër Rrugët, Shijak (i arrestuar për vjedhje me armë dhe i dënuar me 12-vjet burgim, është në proces gjykimi si anëtar i bandës së "Kanunit") kanë rrëmbyer me qëllime përfitimi ortakun e biznesit të Lul Alimadhit (Firma e Këpucëve në Qendër Sukth) dhe e kanë liruar, mbasi kanë marrë shpërblimin prej 150 milionë lirash italiane.

Në Prill 1997, bashkë me Zaimir Cyrbe nga Katundi Sukth, ka vrarë nipin e çim Xhijes (ortaku i Lul Alimadhit), i cili ishte në të njëjtën kohë truproja e Lulit; vrasja është kryer në Qendër Sukth, e pazbuluar.

Nga 1998 deri në 2001 ka qenë një nga organizatorët kryesorë të trafikut të grave me qëllim prostitucioni që vinin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; në 1999 është hetuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier dhe gjatë kërkimit në magazinat e tij përgjatë autostradës në Fermë Sukth, janë gjetur të strehuara dy vajza nga Moldavia. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier e mbylli çështjen.

Në 2003, bashkë me bandën e tij kriminale, u përpoqën të vrisnin qytetarin Xhevdet Plaku, banor i lagjes 15 në Durrës në afërsi të vendbanimit të tij, për shkak se ky i fundit kishte vrarë vëllanë tjetër të Kepit në Torino, për shkaqe droge. Armët e krimit janë gjetur dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës po e ndjek çështjen.

Ai është një nga trafikuesit kryesore të femrave, armëve dhe drogës që kalojnë nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe Holandë. Ai tashmë i ka shkatërruar magazinat përgjatë autostradës në Fermë Sukth dhe po ndërton një objekt gjigant shumëkatësh, me anë të përfitimeve nga aktivitetet e trafikimit të lartpërmendur.

Ka të dhëna në këto momente se Interpoli Spanjoll ose Portugez ka botuar fotografinë e tij person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar droge. Ai është një nga miqtë më të ngushtë të Ministrit të Punëve të Brendshme, S. Olldashi, të cilin e takon të paktën dy herë në javë kur darkojnë bashkë ose në shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit. Ata mbahen në kontakt nëpërmjet shoferit të Olldashit, Lali, njeriu i tij më i besuar. Ky person është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, i regjistruar në arkivat e policisë si person me tendenca të rrezikshme kriminale si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni.

Klani "XHAKJA", me vendndodhje në Katund Sukth, kanë një listë penale si më poshtë:

Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut në fshatin Sukth, është arrestuar por më tej është liruar. Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentjan Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998 në fshatin Hamallaj; çuditërisht e pazbuluar.

Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.

Në 1998 Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003 kur u gjend arsenali i armëve të bandës Xhakja. Ai po hetohet për këtë vrasje. Z. Olldashi po kujdeset personalisht që kjo çështje të mbyllet si shpërblim për ndihmën që ka dhënë klani Xhakja gjatë zgjedhjeve të 2005. kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë përfshihen edhe ish oficerët e policisë Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15 vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve; ky i fundit është emëruar nga Olldashi si Drejtor i Rezervave Shtetërore në Durrës si shpërblim për nderin e bërë.

Në 1998 Ilir Xhakja ka vrarë, në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë katër vite më parë për shkak trafikimit të femrave në Itali. Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar pavarësisht se është kryer në publik. Të dy ish policët U. Koka dhe M. Zhiti kanë qenë të pranishëm në vrasje.

Në Korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi – Zv. Kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë. Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi. Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.

Në mars 2003 Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga Katundi Sukth në Sallmone, për t'u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.

Të gjithë anëtarët janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Shumica e klanit Xhakja kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, dhe trafik droge dhe prostitucioni.

Në Mars 2006 pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakaj në fshatin Sallmone në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos. Sipas informacioneve të policisë ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës. Ata kanë marrë me qira një klub me emrin Fosfor Club, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente sepse ky klan dhe anëtarët e tij njihen si miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të M.B. S. Olldashi. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur janë nga llojet më të fundit, si një Mercedes kabriole gri me targa italiane, një Mercedes blu me targa DR 5255 D, një Mitsubishi Pajero me targë Durrësi etj. Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion dhe janë të vjedhura në Itali.

Dashamir GJOKA dhe klani i tij, me banim në fshatin Sallmone kanë një listë penale si më poshtë:

Në vitin 1996 D. Gjoka ka vrarë një qytetar nga Shkodra me mbiemër Zefi në Itali, duke i prerë kokën për shkak trafikimi femrash. Ai është larguar menjëherë nga Italia dhe është kthyer në Shqipëri; nga ajo kohë nuk është kthyer më në Itali; është marrë me ndërtimin e Supermarketit të Sallmone. Shkodranët kanë ardhur disa herë në Shijak me qëllim për ta vrarë.

Në 1998, në bashkëpunim me qytetarin Arben Hakik Tollja, banor në Fermë Xhafzotaj (njihet me nofkën Zjarrmi, tashmë i arrestuar për shumë përdhunime studentesh në Tiranë) kanë vrarë vajzën e vëllait të qytetarit Zyrafet Murati (nga Kusi) dhe qytetarja Silvana Murati nga Shijaku është plagosur rëndë (ajo tashmë punon si pastruese dhe si prostitutë për miqtë VIP pranë Supermarketit Gjoka), është arrestuar në 1998 por është liruar mbas 11 muajsh burgim për shkak të mungesës së provave.

Në 1999 D. Gjoka, në bashkëpunim me klanin e tij kanë qëlluar një mjet në pronësi të Ilir Xhaka në fshatin Sallmone ku si pasoje qytetari Veli Rexha është vrarë dhe vëllai i tij është plagosur rëndë. Të dy këta janë banorë të Katundit të Ri dhe vëllezër të Qamil Rexhës. Kjo është ngjarje akoma e pazbuluar, pavarësisht se provat ishin të shumta.

Nipërit e tij Beonard dhe Mandrin Hyqmet Gjoka janë shpërndarësit kryesore të drogës në qytetin e Shijakut, Fermë Sukth, Durrës dhe Tiranë dhe mbajnë edhe disa vajza që punojnë për ta në Itali. Njëkohësisht Mandrini është arrestuar në 2004 si i dyshuari kryesor për vjedhje me armë në fshatin Xhafzozaj, ngjarje që rezultoi në vdekjen e qytetarit Jaho Smoqi. Ai qëndroi në burg për rreth një muaj dhe tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda po shqyrton çështjen e tij në gjendje të lirë. Fatbardh Xhakaj u arrestuar për këtë çështje dhe qëndroi në burg për dy javë pasi emri i tij u përmend nga Fatos Balla, personi fajtor për krimin, i cili tani është në paraburgim. Beonard është dënuar në Itali, në qytetin e San Benedeto për trafikim droge dhe femrash. Në këtë moment, me anë të përfitimeve nga shitja e drogës, është duke ndërtuar një vilë tre-katëshe në fshatin Sallmone. Ai ishte anëtar i komisionit të qendrën zgjedhore nr. 1406 në Sallmone për Z. Olldashi. Të dy vëllezërit tashmë lëvizin duke mbajtur armë në makina të vjedhura dhe të viteve të fundit, duke shpërndarë drogë në Durrës dhe Shijak si dhe transportojnë drogë në Itali përmes personave të tjerë. Mandrini shpesh shkon në Itali për të tërhequr paratë meqë Z. Olldashi i ka siguruar një vizë Schengen gjermane. Gjithashtu ata janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit si kontingjent i rrezikshëm kriminal me tendenca të theksuara kriminale si Vrasje, Drogë dhe Trafikim Prostitucioni.

D. Gjoka ka qenë dhe është një nga trafikantët më të mëdhenj të femrave me qëllim prostitucioni, për në Itali. Shefi i vajzave në Itali ka qenë një vajzë nga Vlora, me emrin Linda, tashmë gruaja e Dashit dhe ata kanë dy fëmijë. Vëllai i saj Miri punon te Supermarketi si shefi i llogarisë. D. Gjoka është regjistruar nga Policia e Shtetit për Trafikim Ndërkombëtar Droge dhe Femrash me qëllim prostitucioni, Vrasje, etj.

Supermarketi Gjoka është qendra kryesore e trafikimit të drogës që vjen nga Turqia dhe Maqedonia dhe është baza e shpërndarjes për shumë grupe kriminale në Durrës dhe Tiranë, dhe është gjithashtu vendi ku furnizohen makinat që transportohen në Itali. Dashi është pronar i një mjeti të blinduar me targë DR 51 90 C. Duhet të theksohet se Dash Gjoka është burimi kryesor për furnizuesit e drogës për të gjithë Shqipërinë sepse është i njohur si një mik i ngushtë dhe mbështetës financiar i M. B., S. Olldashi. Ky i fundit takohet me Gjokën gati çdo javë. Shpesh, deputetët e PD-së Bamir Topi, Ridvan Bode dhe S. Olldashi shkojnë të darkojnë ose të furnizohen pranë këtij supermarketi, meqë janë miq të ngushtë të Dashit.

Ushtari kryesor dhe më besnik i tij, është shoferi i tij, qytetari Artan Rami Bode, banor në Xhafzotaj, nipi i deputetit Ridvan Bode. Gjithashtu, duke qenë figurë kryesore ai kryen porosi të Olldashit në lidhje me trafikun e drogës dhe femrave. Artani, bashkë me vëllanë më të madh të Dashit, Nazmiun (i quajtur Nexhi) bëjnë kontrabandë mallrash në Portin e Durrësit; të dy kanë qenë anëtarë të komisionit të qendrës së votimit nr. 1402 për Z. Olldashi.

Gjoka ka edhe disa lidhje të tjera miqësore si Hekuran Hoxha (Roni) dhe Fundim Dedja, të dy të dënuar në Itali dhe në vende të tjera për trafik droge drejtuar për në territorin italian. Tani Gjoka është kryetari i zonës Komunë Xhafzotaj-Shijak dhe më gjerë, ku të gjithë shpërndarësit e drogës furnizohen nga ai. Prova të shumta dëshmojnë për një arsenal armësh të sofistikuar të ndodhur në banesën e tij si dhe për një kasafortë të sigurisë së lartë që mban miliona euro në valutë. Duhet theksuar se droga e Gjokës kalon përmes Portit të Durrësit dhe Vlorës dhe gati çdo ngarkesë që ndalohet në Itali është e Gjokës, dhe të gjithë personat e arrestuar punojnë për të.

Vëllezërit Gëzim dhe Besnik Sijoni, banorë të fshatit Xhafzotaj kanë një listë penale si më poshtë:

Në vitin 1994 G. Sijoni është përpjekur të vrasë qytetarin Pëllumb Hoxhaj, por arriti vetëm ta plagosë në këmbë. Ai nuk është arrestuar as sot; kjo çështje nuk është ngritur kurrë në familjen Pëllumbi apo të afërmit e tyre.

Në vitin 1997 G. Sijoni bashkë me vëllanë e tij Besnik janë përpjekur të vrasin ish kunatin e tyre (vëllanë e vogël të Arben Vorës, pasi ai kishte lënë motrën e tyre pasi ishin fejuar) në mes të qytetit të Shijakut. Çështja u hap; dy personat në fjalë u identifikuan dhe u shpallën të kërkuar nga policia por ata nuk u arrestuan kurrë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës e mbylli çështjen.

Në 1997 vëllezërit Sijoni kanë marrë me armë "Filanton" dhe kanë fituar shuma të mëdha parash për ruajtjen e saj; ata e ruajnë edhe sot. Për këtë qëllim, Gëzim ka marrë lejen për krijuar polici private me ndihmën e mikut të tij S. Olldashi.

Të dy vëllezërit Sijoni merren me trafikim droge për në Itali dhe mbajnë tre vajza që punojnë për ta si prostituta në Itali (një nga to është nga Burreli). Ata gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Tiranë, ku kanë lidhje të ngushta familjare. Të dy vëllezërit janë dënuar në Itali për trafikim droge por urdhrat e Italisë nuk janë zbatuar pasi ata janë miqtë e ngushtë të S. Olldashit si dhe mbështetësit kryesorë të fushatës së tij. Ata gjithashtu janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit si kontingjent me tendenca të rrezikshme kriminale si Vrasje, Trafik Droge dhe Prostitucioni.

Tani, bashkë me vëllezërit Tusha, ata lajnë para përmes projekteve të ndërtimit të zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Vëllezërit Tusha, banorë të fshatit Xhafzotaj kanë një listë penale si më poshtë:

Bari i tyre "Diagonal" në K.Rrugët është baza e strehimit të shumë kriminelëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe një qendër për përpunimin e drogës.

Në 2001, në banesën e Naim Shera, kunati i vëllezërve Tusha janë gjetur 20 kg drogë (në pronësi të vëllezërve Tusha); në atë kohë Naimi ishte shoferi i Klement Zguri, kryetar i Komitetit Qendror të Zgjedhjeve. Për shkak të kësaj çështjeje, Naim Shera është shpallur i kërkuar dhe është dënuar me 5 vjet burgim. Ai i është dorëzuar policisë dy ditë para zgjedhjeve me premtimin e Olldashit për ta liruar mbas fitores, premtim ky që Olldashi e mbajti.

Të dy vëllezërit janë trafikantët kryesorë të drogës nga Shijaku në Itali ku bashkë me vëllezërit Sijoni, janë lidhja kryesore e deputetit Fatmir Mediu. Gjithashtu, vëllezërit Tusha, përmes Mediut, kanë leje armëmbajtjeje si anëtarë të Gardës Kombëtare. Ata janë furnizuesit kryesorë të drogës në Tiranë dhe lëvizin me një makinë të viteve 05-06, Mercedes, i vjedhur në Itali, me targë Gjermane, njëra prej të cilave ka numrin 4444.

Tani ata janë përfshirë në larje parash droge nëpërmjet projekteve të ndërtimit në Durrës. Ata janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit si persona me tendenca të theksuara kriminale për drogë dhe trafik prostitucioni. Ata janë miq të ngushtë të Olldashit, dhe ka të dhëna që konfirmojnë që i kanë blerë këtij të fundit një shtëpi në Tiranë me vlerë 100.000 euro. Gjithashtu, Policia e Durrësit ruan barin në plazhin e Durrësit ku Olldashi dhe vëllezërit Tusha darkojnë dhe kalojnë kohën deri në orët e para të mëngjesit shpesh në gjendje jo të ndërgjegjshme.

Një nga bazat më kryesore për fshehjen e drogave që përdorin vëllezërit Tusha është banesa e qytetarit Altin Bajram Hajri në Pjezë (një shok i tyre). Vëllai i Altinit është i arrestuar në Itali për shkak të drogës së Tushajve.

Individë të tjerë dhe listat e tyre penale:

Sazan Shyqyri Bukmishi dhe vëllezërit e tij Fredi dhe Eduardi,

banorë të Katund Sukth, nipër të Jasharëve, pronarë të NTV, janë tashmë të arrestuar nga Interpoli në Romë si anëtarë të bandës kriminale Kanun. Duhet të theksohet se natën para arrestimit të tyre ata po darkonin me Z. Olldashi në një bar buzë lumit Erzen në Katund Sukth. Ata kanë qenë mbështetësit kryesore dhe kryetarë të Qendrave të Votimit për Z. Olldashi në zgjedhjet e korrikut 2005 në Katund Sukth, dhe më konkretisht në Q.V nr. 1514 Fredi dhe në Q.V. 1522 Eduardi. Ata janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit si persona me tendenca të theksuara kriminale.

Azem Vezi, banor i Katundit Sukth, arrestuar disa herë për akte të ndryshme kriminale si armëmbajtje pa leje, vjedhje, vjedhje të armatosur si dhe shfrytëzim të femrave me qëllim prostitucioni. Ai ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Z. Olldashi në zgjedhjet e korrikut 2005 në fshatin Sallmone. Theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Luan Bodlli, banor i K. Rrugët, është një nga trafikantët e grave dhe drogës për në Itali, mban armë pa leje dhe është shoferi i Kryetarit të Komunës Xhafzotaj, Agim Hoxha (Agim Hoxha është daja i Dash Gjokës) si dhe një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës në Durrës. Ai është një nga njerëzit më besnikë të Dash Gjokës. Ka qenë një nga mbështetësit më kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Sallmone. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Altin Balla, banor në Rreth, arrestuar dhe dënuar për vjedhje në Shijak, trafikant droge dhe femrash, pronar i një bari në Rreth, ku edhe mban femrat që shfrytëzohen për prostitucion. Ai është një nga të dyshuarit kryesorë për ngjarjen që ka përfshirë J. Smoqi. Ka qenë një nga mbështetësit më kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Sallmone. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Flamur Halit Cara, banor në Sallmone, ishte arrestuar në Itali për trafikim femrash, është një shpërndarës droge në Shijak dhe Durrës. Babai i tij Haliti është kryetari i Partisë Demokratike në Sallmone. Ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit në zgjedhjet e korrikut 2005 në fshatin Sallmone dhe anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1407. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Lavdërim Bulica, banor në fshatin Vëllazërim; e kemi ndaluar disa herë si të dyshuarin kryesor të disa vjedhjeve të shtëpive dhe bareve; ai është anëtar i Këshillit të Komunës së Qafzotaj dhe mik i kryetarit të Komunës Qafzotaj. Ka qenë një nga mbështetësit kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Vëllazërim. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Sinan Trimi, banor i K. Rrugët , kontingjent policie si person që vendos gjoba ndaj personave të ndryshëm, arrestuar në 2004 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e J. Smoqi. Ka qenë një nga mbështetësit kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatrat Xhafzotaj dhe Rreth. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Dashamir Keci dhe klani i tij banorë të Shijakut, kontingjent policie për vjedhje, armëmbajtje pa leje, trafik droge, arrestuar disa herë dhe në 2004 arrestuar bashkë me S. Trimi për armëmbajtje pa leje si dhe të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e J. Smoqit. Ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit në zgjedhjet e Korrikut 2005 në Shijak, ku disa anëtarët e klanit të tij kanë qenë anëtarë të Komisionit të Qendrave të Votimit në Shijak për Z. Olldashi. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Çlirim Avni Gjuta , banor i Pjesë, arrestuar disa herë për vjedhje dhe vjedhje makinash, armëmbajtje pa leje, përfshirë në trafik droge dhe është lidhja e Kecave nga Shijaku. Ka qenë nga mbështetësit kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Pjesë dhe në fshatin Rreth. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Ilir Domi , banor në fshatin Rreth të Komunës Qafzotaj, autor i tri vrasjeve në 1997, njëra përfshinte një rojë të një stacioni nafte në Fermë Sukth dhe dy të tjerat janë kryer në fshatin Rreth. Për disa kohë ai kërkohej nga policia por të dyja çështjet u mbyllën pasi ky pagoi një shumë parash pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës. Ka qenë i përfshirë me trafikim droge dhe femrash drejt Italisë, me përfitimet e këtij aktiviteti ka ndërtuar një kompleks serrash në fshatin Rreth. Ka qenë nga mbështetësit kryesore të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Pjesë dhe në fshatin Rreth. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Ardian Riza Mema, banor në fshatin Xhafzotaj, trafikant droge në Itali, i kërkuar nga Policia Italiane, një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005. Ka qenë zv. Kryetar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1359 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Lorenc Fiqiri Gjoka, kushëri i D. Gjoka, banor i fshatit Qafzotaj, trafikant droge dhe prostitucioni në Itali, kërkohet nga policia italiane, një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit në zgjedhjet e korrikut 2005. Ishte Kryetar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1400 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Ylli Sure Sheshi, banor në fshatin Xhafzotaj, trafikant droge dhe prostitucioni, i kërkuar nga policia italiane, një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005. Ishte anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1400 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Alfred Pashk Tola, banor në fshatin Xhafzotaj, trafikant droge dhe prostitucioni në Itali, i kërkuar nga policia italiane dhe është dënuar me 23 vjet burgim atje; një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005, ka ndërruar emrin për t'i shpëtuar drejtësisë. Ishte zv. Kryetar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1401 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Adrian Flamur Deda, banor në fshatin Xhafzotaj, trafikant droge dhe prostitucioni në Itali, i kërkuar nga policia italiane dhe është dënuar me 15 vjet burgim atje; një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005, ka ndërruar emrin për t'i shpëtuar drejtësisë. Ishte anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1403 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Nazmi Binak Bllaka, banor i fshatit Fllakë, Komuna e Katundit të Ri, arrestuar disa herë për vjedhje. Një nga mbështetësit kryesorë të Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005 në fshatin Fllake dhe ishte anëtar i komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1516 për Partinë Demokratike. Ai theksohet nga Policia e Shtetit si person me tendenca të forta kriminale.

Abedin Sahit Rexhaj, banor i Katund i Ri, bashkë me vëllanë e tij Qamil, janë të arrestuar për vrasjen e Partisë Demokratike në Has, Behar Kastrati. Kanë qenë mbështetës kryesorë të Z. Olldashi në zgjedhjet e korrikut 2005 në Katund i Ri dhe Abedini ishte anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr. 1526 për Partinë Demokratike. Ata theksohen nga Policia e Shtetit si persona me tendenca të forta kriminale.

DARDAN DOMI, banor në Shijak, tashmë mban postin e Drejtorit te Personelit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (apo Drejtor i Burimeve njerëzore në M.B) ish kryetar i Partisë Demokratike në Shijak, kryetari i skuadrës së Olldashit gjatë zgjedhjeve të korrikut 2005. Koordinatori dhe koka e të gjitha lidhjeve të sipërpërmendura të Z. Olldashi dhe njeriu më i besuar i tij.




Zgjedhjet zhvillohen neser dhe me shpresen se do te kete sa me pak incidente, me shqeteson ideja e nje individi te tille ne krye te bashkise se Tiranes. Per mendimin tim eshte te ecim mbrapsht dhe jo perpara.
Ju si mendoni?


Last edited by Gerone on Sat Feb 17, 2007 05:03 PM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile Send e-mail

pinoku
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

pinoku

Joined: Dec 10, 2006
Posts: 1447
Location: london
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 03:57 PM
Reply with quote

ti qenke per gazetar mor lal ,, mire shum mire ..


_________________
Jetoj vetem per Yunen qe me del si rreze dielli poshte hijes se pemeve
(Lord Adil Carcani)
Back to top
View user's profile

furtuna
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

furtuna

Joined: Jan 07, 2007
Posts: 69
Location: deutshland
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 05:25 PM
Reply with quote

...Po zoti Olldashi a ka kthyer pergjigje?

A ja u ha mendja juve,qe gangsteret te kene lidhje
me ministrin tone te brendshem te"nderuar"?...Te jem si Olldashi
i fus te gjithe ne burg,edhe amerikanet qe fusin hundet
ne punet tona te brenshme...

Back to top
View user's profile

fregen
Anetare i ri
Anetare i ri

fregen

Joined: Mar 09, 2006
Posts: 7
Location: tirane
Karma: 0

Post Post subject: Re: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 05:26 PM
Reply with quote

une jam vajze dhe shkrimin e kam marre nga gazeta shekulli online po ti rrofsh gjithsesi.

Back to top
View user's profile Send e-mail

fregen
Anetare i ri
Anetare i ri

fregen

Joined: Mar 09, 2006
Posts: 7
Location: tirane
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 05:32 PM
Reply with quote

per furtunen,
Olldashi i futi ca ne burg por disa te tjere qe jane me te fuqishem nuk i fut dot se keto jane lidhje te komplikuara. Kur pranon te shoqerohesh me kriminele merr parasysh edhe pasojat dhe sidomos kur pranon ndere nga keta individe je i detyruar tia kthesh brapsh nderin qe ne kete rast eshte mbrojtja qe ai u ofron nga prngesat qe mund ti krijoje policia ne aktivitetet qe kane.

Back to top
View user's profile Send e-mail

furtuna
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

furtuna

Joined: Jan 07, 2007
Posts: 69
Location: deutshland
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 05:33 PM
Reply with quote

..Apo ja nxirrni Ollqenit tani,ne prag te "Fitores" si kryetor i tirones...

Back to top
View user's profile

furtuna
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

furtuna

Joined: Jan 07, 2007
Posts: 69
Location: deutshland
Karma: 0

Post Post subject: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 05:40 PM
Reply with quote

...fregen,ai futi ne burg te vegjelit dhe la te medhenjte...
E cuditshme...

Back to top
View user's profile

fregen
Anetare i ri
Anetare i ri

fregen

Joined: Mar 09, 2006
Posts: 7
Location: tirane
Karma: 0

Post Post subject: Re: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 06:05 PM
Reply with quote

nuk eshte e cuditshme por thjesht e llogjikshme.....
per ti treguar popullit qe edhe ai punon dhe per te shuar zerat e "keqinj" ai futi brenda 'te vegjlit' ndersa gjerat mbeten te pandryshuara me ata qe me te vertete kane gjera ne dore.
nje gje eshte e sigurt qe tani edhe te doje ai ti fusi brenda nuk mundet se eshte shume i perlyer vete. dhe do ishte shume kompromentuse ne keto momente.
nejse cdo njeri ka mendimin e vete dhe une prandaj e hap temen
kalofshi mire dhe fitofte me i miri per tiranen

Back to top
View user's profile Send e-mail

Weierstrass
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Weierstrass

Joined: May 09, 2006
Posts: 53
Location: Itali
Karma: 0

Post Post subject: Re: Olldashi dhe lidhjet e tij me krimin
Posted: Sat Feb 17, 2007 10:38 PM
Reply with quote

BRAVO Olldashi. Shikoni mor cfare Cv qe paska ky!!!! Ka patur kontakte me gjithe keto personalitete. Edhe njehere i lumte pseudo ministrit tone te nderuar! Njesh Njesh Njesh Njesh

Humor Humor Humor Humor Humor Humor

Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website AIM Address MSN Messenger Yahoo Messenger

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page

 Topics   Replies   Author   Views   Last Post 
Normal
No new posts Dashuria Funksionojne lidhjet ne distance? 0 naughty_girl 307 Funksionojne lidhjet n...
 Wed Jul 04, 2012 10:21 AM 
naughty_girl View latest post
No new posts Lojra, zbavitje & "Temat pa seksion" njohjet online& lidhjet virtuale...sa te verteta jane? 6 albo- 2006 njohjet online& lidhje...
 Wed Sep 03, 2008 05:58 PM 
Gabber_vl View latest post
No new posts Shqiperia- Kultura, Gjuha, Historia Topic has attachment Ndergjegjesimi per krimin mbi Trojen ne letersine antike 5 Aragoni 1971 Ndergjegjesimi per kri...
 Sun May 06, 2007 09:02 AM 
Prijsi View latest post
No new posts Tema Sociale lidhjet jashte martese ...
[ Go to pageGo to page: 1, 2, 3, 4 ]
35 Vane$$a 4266 Re: lidhjet jashte mar...
 Wed Sep 20, 2006 08:02 AM 
parivale View latest post
You cannot post new topics in this forum
You can reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You can download files in this forum


Rregullorja |Ndihme Online |Grupet e Forumit | Lajmet| MeeMira.com | WebAlbania.com | AlbMark.com | Akullore-Chat.com | BestDialog.com

Webalbania.com eshte themeluar me 28 nentor 2004.Qellimi i ketij websiti eshte bashkimi i shqiptareve nga e gjithe bota.Kerkon te jete per antaret e saje nje vend argetues,informues,edukues,patriotik.Jo vetem kaq,por di te respektoj dhe mirepres mysafiret e huaj.Ky websit ruan me fanatizem personat te cilet kane kontribuar ne mbarvajtje,jo vetem kaq ,por kujton dhe momente ne ndryshme te aktivitetit.Per me shume mund te hidhni nje sy ne librin e historise...
Interactive software released under GNU GPL, Code Credits, Privacy Policy