webalbania mp3 ne shqip
mp3 ne shqip

Forum Shqiptar - Shqiperia - Albania - Tema Sociale - Filozofi dhe Psikologji - Hipnoza..

Hipnoza..

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
View previous topic :: View next topic
Author Message
The following users give thanks for this topic Anonymous - Wed Jan 09, 2008 04:08 AM
Vane$$a
Anetare nderi
Anetare nderi

Vane$$a

Joined: Mar 16, 2006
Posts: 11564
Location: France
Vampiret e nates
Karma: +32

Post Post subject: Hipnoza..
Posted: Mon May 01, 2006 09:56 PM
Reply with quote

kam degjuar shume persa i perket hipnozes dhe kam pare dhe ne tv , madje para ca ditesh asistova ne nje show ku merrte pjese dhe nje hipnotizues ...

HIPNOZA veti e lindur apo e fituar ?

eshte e rrezikshme hipnoza ??

debate e polemika te shumta. Eshte ca e veshtire ta shpjegosh konkretisht si dukuri por ne pergjithesi mendohet si nje gjendje e ndryshuar e vetedijes.
Keto vitet e fundit specialiste te ndryshem, mjeke, psikiater, psikologe e sugjerojne hipnozen si mjekim. Mjekimi i semundjeve me ane te hipnozes mund te lehtesoje dhimbjet gjate lindjes, te zevendesoje anestezine, te kuroje dhemjet e kokes, te te ndihmoje te lesh duhanin, drogen, te permiresoje procesin e kujteses dhe te studimit....

A mendoni se Hipnoza ka nje fare lidhje edhe me magjine? Me ka lindur kjo pyetje pasi kam lexuar se efektet e hipnozes arrijne deri ne veprime e qendrime te mbinatyrshme... Nese ka njeri dijeni apo ndonje argument lidhur me kete, te na e shkruaj Exclamation

Back to top
View user's profile

Anonymous
Post Post subject: Re: Hipnoza..
Posted: Mon May 01, 2006 10:15 PM
Reply with quote

Hipnoza eshte dicka qe mund ta mesoje cdokush.Per me teper njohuri dhe informacion per kete mund te shkoni tek:
www.wayneperkins.net dhe atje tregon gjithe llojet dhe menyrat si mund ta mesosh ate.

Back to top

Dany_XX
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

Dany_XX

Joined: Apr 10, 2006
Posts: 871
Location: diku ktei
Karma: +4

Post Post subject: Re: Hipnoza..
Posted: Mon May 01, 2006 10:15 PM
Reply with quote

beh un nuk mendoi se ka lidhje me magjin,magjia esht nje fjal qe e ka shpikur njeriu,kur njerzit nuk arrin te kuptoin diçka thojn qe esht magji ose mrekulli,.Un personalisht kam njohur shum nga keto njerez pasi dhe vet kam studiuar jen dae do.Shumices se ketyre njerezve qe kam takuar kam harritur ti kuptoi hilet dhe sekretet e sjedhjes se tyre per nje person qe duan te hipnotizojn.Desha vetem te thoja qe Magjia esht diçka qe nuk ekziston jam gati te sfidoi kush do magjistar qe te jet kurse hipnoza ka disa sekrete qe jan ne sherbim te njeriut.Tem interesante urime Wink


_________________
My Space
Back to top
View user's profile Send e-mail

Roman_XIII
Anetare nderi
Anetare nderi

Roman_XIII

Joined: Feb 19, 2006
Posts: 8754
Location: United States
Karma: +6

Post Post subject: Re: Hipnoza..
Posted: Wed May 03, 2006 12:20 AM
Reply with quote

Hi Vanesa...


....Ma keshilluan hipnozen per duhanin,dhe mora DVD te shifsha per c'ka flitet se s'ja kisha haberin,ajo qe pash ne tv m'u duk si loje kalamajsh lej ma t'paguaja edhe lek te dikushi t'luj me filispaj perball syve t'mi apo........metodat e tyre.

Nuk mund t'them qe s'ka efekt, nuk e kam provu e s'flas dot pa e dit vet dor-e-par,mendimi im esht varet nga 'mendja' robit sa serjozisht i shef kto gjera dhe sa i beson,kam pershtypjen esht si puna 'fallit me filxhan',qe disa jan te 'marrosur' pas fallit,cin ke me -A- cin ke me -L- uaaaa shife peshku t'ka ra mes shtepise do kesh gzim...???? Cool Cool ..oj jevge s'po shof gjo peshk un po shof dhumin e kafes qe po laparos duret ti ene po ma shpif looool..........nejse,ti permbahem temes ai esht mendimi im....'mvaret sa i beson ktyre gjerave'...un per vete as magji/hipnoz/fall etj etj. nuk i mar parasysh fare.......plus ngushellohem me faktin qe "s'bje rrufeja n'hale ene...yypppp xhixhi" Twisted Evil Laughing Very Happy


_________________
Osmon Aga Inc. - Made in Scanderbeg
Back to top
View user's profile Visit poster's website

Maksimus
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

Maksimus

Joined: May 18, 2006
Posts: 859
Location: New York
Karma: -12

Post Post subject: Hipnoza..
Posted: Sat Nov 24, 2007 03:31 AM
Reply with quote

hipnoza eshte magji.


_________________
mburoja.net/
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

Maksimus
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

Maksimus

Joined: May 18, 2006
Posts: 859
Location: New York
Karma: -12

Post Post subject: Re: Hipnoza..
Posted: Mon Nov 26, 2007 03:43 AM
Reply with quote

Vane$$a wrote:


HIPNOZA veti e lindur apo e fituar ?

eshte e rrezikshme hipnoza ??

Exclamation

1- hipnoza eshte magji

2- hipnotizuesit jane magjistare

magjistaret i kekojne ndihme shejtanit (pas njefare moshe) dhe behen ashtu si behen dhe si rrjedhim ;

3 HIPNOZA eshte veti e KERKUAR.


_________________
mburoja.net/

Last edited by Maksimus on Sun Dec 30, 2007 05:05 PM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

Ria
G Administrues
G Administrues

Ria

Joined: Mar 30, 2006
Posts: 34434
Location: Prishtine
Grupi Administrues Forum
Grupi WebAlbania Team
Karma: +1107

Post Post subject: Hipnoza..
Posted: Sun Dec 09, 2007 01:25 PM
Reply with quote

Tema kalon ne Seksionin

Filozofi & Psikologji

Me respekt Tina


_________________
If you wake up in a red room with
no windows
or doors,
don't panic...
Because you're in my heart ...

(\_/)
(*_*)





Nese per nje kohe te gjate do mungoj ne WEBALBANIA atehere do te thot qe jeta Reale u be xheloze dhe me ka rrembyer duke me larguar nga jeta Virtuale perkosisht .....por mbase edhe perfundimisht!!!!
Back to top
View user's profile Visit poster's website

deny_boy
Anetare aktiv
Anetare aktiv

deny_boy

Joined: Dec 21, 2007
Posts: 339
Location: Tetova
Karma: +4

Post Post subject: Hipnoza..
Posted: Tue Jan 08, 2008 11:10 AM
Reply with quote

Fjala hipnozë vjen nga greqishtja "hypnos", që do të thotë "gjumë" - një emërtim çorientues, pasi hipnoza është një gjendje e të qenët i mprehtë, tepër i përqendruar e zgjuar.
90 përqind e njerëzve janë të hipnotizueshëm, 20 përqind e tyre vlejnë si "tepër të hipnotizueshëm". Vendimtare është se sa shumë njeriu i lejon përbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: Çdo hipnotizim është në fund të fundit një "vetëhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

Hipnoza mund të vihet në përdorim të shumanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhëmballë të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit. Edhe psikoterapistët punojnë me "hipnoterapi", në mënyrë që për shembull të bëjnë dikë të vetëdijshëm mbi ndonjë traumatë që vjen që nga koha kur ka qenë shumë i vogël dhe për ta shëruar prej saj. Sepse gjatë hipnozës aftësia për të kujtuar është kaq e madhe saqë njeriu mund të kujtojë edhe përjetime nga vitet më të para të jetës.

Ndërkohë mjekët përdorin gjendjen "trance" në shumë fusha: Para së gjithash dentistët e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kanë zbuluar se si hipnoza mënjanon dhimbjen.

Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike ata kanë gjetur dy rajone të trurit të cilat vendosin se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "korja e përparme rripore" (ACC). Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasojë atë që ne e ndjejmë dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "bërthamë bajameje" (shkc. amygdala), prodhon frikën nga dhimbja.
Bërthama e bajames (fig. Wikipedia Anglisht)
Nën hipnozë ndjenjat e këqija dhe frika mënjanohen së tepërmi, ne ndjejmë përsëri diçka, por nuk e çajmë shumë kokën për të.

1. Hapja
Hipnotizuesit e shfaqjeve parapëlqejnë të flasin pikësëpari në mënyrë urdhëruese ("Unë do të numëroj tani deri më tre: Sytë e tu po rëndohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistët parapëlqejnë të punojnë pikësëpari ëmbëlsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti ndjen frymën tënde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecën përmes një peizazhi të bukur sa s'ka"). Të dyja metodat shërbejnë për të mënjanuar kritikën, për t'i folur nënvetëdijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehtë nga sugjerimet e mëtejshme.

2. Gjendja trance
Përkundër pikëpamjes së përhapur ne nuk flemë gjatë hipnozës, por jemi të zgjuar dhe të përqendruar. Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjendjes trance atëherë do të vërehen valë alfa të përforcuara - një shenjë për përqendrim të madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti. Për të verifikuar që kemi të bëjmë me një gjendje trance futet në punë testi i ngritjes në ajër: dora ngrihet në mënyrë të pavullnetshme. Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymëmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi. Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër. Meqenëse njeriu nuk e njëjtëson më veten me trupin dhe ndjenjat atëherë ai nuk ndjen më as dhimbje.

3. Kthimi në gjendjen fillestare
Tani i hipnotizuari do të merret sërish mbrapa në realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me çokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalë dhe me fjalë të matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumë gjatë gjendjes trance saqë shpesh ka nevojë për minuta të tëra për t'u normalizuar sërish.


_________________
Dashurin qe nuk e fitoi dot nje i pasur me para e pushtoi nje i varfer vetem me nje fjale...
________________________________________
Dashurija ime!

Dashurija ime kishte sy
Pse ja verbuat?
Dashurija ime kishte vesh
Pse ja shurdhuat?
Dashurija ime kishte ardhmeri
Pse ja ndaluat?
Dashurija ime ishte e shendosh
Pse e lenduat?
Dashurija ime ishte e paster
Pse e njolloset?
Dashurija ime ishte e lire
Pse e burgoset?
Dashurija ime nuk kishte lot
Pse ja sollet?
Dashurija ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollet?
Dashurija ime donte te jetoj
S'lejuat,do ju mallkoj
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRAT NJE DASHURI TE VERTET!
Back to top
View user's profile Send e-mail

Maksimus
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

Maksimus

Joined: May 18, 2006
Posts: 859
Location: New York
Karma: -12

Post Post subject: Hipnoza..
Posted: Tue Jan 08, 2008 02:47 PM
Reply with quote

po per ato pamjet ku i hipnotizuari urdherohet te ece mbi prush kembezbathur e del prej prushi me kembet normal. asnje djegie asnje demtim? ca thote shkenca per keto raste.
po per te hipnotizuarit qe folen me prind te vet te vdekur koh me pare ndersa ishin ne gjendje hipnoze? a i shpjegon dot shkenca keto raste?!


_________________
mburoja.net/
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

sakra
Anetare i ri
Anetare i ri

sakra

Joined: Feb 20, 2008
Posts: 6
Location: Zvicer
Karma: 0

Post Post subject: Re: Hipnoza..
Posted: Fri Feb 22, 2008 08:45 AM
Reply with quote

Pershendetje te gjitheve,
Duke lexuar postimet ne kete forum, pash se diskutohej edhe per dukurit e hipnozes. Pasi kam njohuri solide mbi kete lemi, vendosa qe ta postoj edhe shkrimin e meposhtem.
Ne lidhje me hipnozen une kam te shkruar edhe nje liber, Hipnoza - shkence apo fiksion, me sqarime te detajuara, te cilen ju mund ta shkarkoni falas ne web faqen: www.sa-kra.ch tek sektori i literatures.

Ç’ESHTE HIPNOZA?


Ne nje ankete qe kam bere ne lidhje me hipnozen, ne pyetjen: „Çfare ju bie nder mend kur permendet hipnoza?“ mora keto pergjigje: „misteri“, „gjume“, „çmenduri“, „pune dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, ne te vertete, ne lidhje me hipnozen gjithçka mbetet paqartesi (fshehtesi), prandaj, nje definicion i plote per hipnozen eshte veshtire te jipet.
Fjala hipnoze (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do te thote „gjume“. Ky nocion eshte marr nga mitologjia e lashte greke, me te cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i eshte edhe babai i Phantasos si dhe zotit te endrrave, Morpheus, i cili me ndihmen e nje harpe vallezonte ne nje lloj gjendje transi.
Veshtrimet e sotme moderne perjashtojne çfaredo tretmani te hipnozes si satanizem, sharlatanizem ose ndonje forme tjeter te ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin ate ne gjirin e shkences. Ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si dege e shkencore dhe definohet si: „...gjendje e afert me gjumin, ne te cilen mund te vihen njerezit ose kafshet e larta me ane te sugjestionit per t’i mjekuar nga ndonje semundje ose per t‘i bere qe te sillen sipas vullnetit te dikujt“. Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thote: „Hipnoza eshte gjendje e ndryshueshme e vetedijes, te cilen e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“. Ndersa, Shoqata e Mjekeve Britanike e definon hipnozen keshtu: „Hipnoza eshte gjendje kaluese e kujdesit te zvogeluar te pacientit, gjendje ne te cilen mund te shfaqen paraqitje te ndryshme nga vetvetja ose te provokuara nga rrethi i jashtem“. Edhe pse gjendja hipnotike eshte perafersisht e njejte me gjumin, sepse korja e trurit te madh gjate enderrimeve gjendet ne gjendje inhibicioni, ajo prapeseprape ndryshon shume nga gjumi. Keshtu kerkuesit kane konstatuar se shkalla e perhapjes se inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit te tij, eshte shume me e vogel te gjumi hipnotik. Inhibicioni qe krijohet gjate hipnozes nuk perhapet ne menyre difuze neper koren e trurit te madh, por vetem neper zonat e caktuara te kores, ashtu qe, ne mes zonave qe jane te perfshira nga inhibicioni ekzistojne edhe zona me ngacmime normale. Me inhibicion ne hipnoze me se shumti jane te qelluara zonat motorike te kores se trurit te madh.
Kerkuesit gjithashtu kane konstatuar se, ne mes te gjendjes se fjetur dhe asaj te zgjuar ekziston nje lloj „gjysme vetedijeje“. Ne ate gjendje, funksionet trupore jane te zvogeluara, ndersa ato shpirterore jane me aktive. Ne gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me boten e jashtme, gje qe ndodh gjate gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nepermjet hipnotizuesit dhe ate me nje sugjestibilitet shume te rritur. Gjate kohes se gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale ne koren e trurit te madh ndryshohet shpejt, alfa-valet humbin plotesisht, ndersa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadale dhe alfa-valet nuk humbin plotesisht. Ne gjumin normal mediumi nuk e pranon pershtypjen e jashtme, ndersa gjate gjumit hipnotik, degjon edhe peshperimat me te vogela. Ne gjumin normal, aktivitetet mentale jane te spostuara, ndersa gjate gjumit hipnotik ato jane te gjalleruara etj.
Ne qarqet mjekesore sot jane te pranishme dy rryma. Njera rryme e konsideron hipnozen si kontinuitet te gjendjes normale te vetedijes, derisa rryma tjeter si gjendje e ndryshueshme e vetedijes. Rryma e pare quhet shkalla e imitimit te rolit, ndersa e dyta shkalla e disocimit.


NDIKIMI I HIPNOZES

Teori te plote per hipnozen, ne kuptimin e definicionit te plotfuqishem, edhe sot e kesaj dite nuk ka. Por, pavaresisht nga kjo, ndikimi i thelle i hipnozes ne gjithe organizmin eshte i pamohueshem, si dhe zbatimi i saj ne qarqet e ndryshme mjekesore eshte gjithnje ne rritje. Ne gjendje hipnotike mund te shpejtohen apo edhe te ngadalesohen: pulsi, frymemarrja; gjithashtu, mund te ndikohet edhe ne ndryshimin e materies: djeresitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Per kete hipnoza edhe perdoret me sukses per sherimin e shume semundjeve organike, te cilat jane te lidhura me probleme psikike (semundjet psikofiziologjike) siç jane: te thatit te zorre, ne lukth, shprehite negative pergjithesisht, urinimi i pakontrolluar etj.
Ne obstetrike hipnoza ndihmon ne lindje pa dhembje; ne stomatologji dhe kirurgji, per largimin e frikes nga intervenimet (ne shume raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shume sukses perdoret edhe ne sherimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanise etj. Kjo nuk do te thote se hipnoza eshte „ilaç“ qe i sheron te gjitha semundjet, por, ne kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shume ne sherimin e te semurit.
Gjate gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione te rrejshme per secilen shqise veç e veç, qofte ne planin pozitiv apo ne ate negativ. Mediumi mund te ndiej, degjoje ose te shohe gjithçka qe i sugjerohet (edhe nese ato jane jashte realitetit), si dhe te mos i ndiej, degjoje ose shohe ato qe objektivisht ekzistojne. Pastaj, mund te provokohen gjendje te ndryshme shpirterore si: gezimi, hidherimi, dashuria, xhelozia etj; po keshtu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, te cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetem e ka pare se si te tjeret e kane kryer, gje te cilen e shfrytezojne zakonisht hipnotizues profesionale neper seanca (shfaqje) te ndryshme publike.
Perveç ketyre, ne gjendje te thelle hipnotike, mund te krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohes“ ose „kthim ne te kaluaren“, ne te cilen mediumi kthehet ne cilendo periudhe te jetes se tij, sillet si ne ate kohe dhe i kujtohen te gjitha ndodhite detajisht.
Me rendesi eshte gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotesisht nen pushtetin e hipnotizuesit. Pasi qe sugjestibiliteti ne ate gjendje eshte mjaft i rritur, ndersa censura e logjikes njekohesisht tejet e zvogeluar (ne minimum), personit te hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetem ndjeshmeri te ndryshme dhe mashtrime te shqisave, por edhe te kryej probleme mjaft te nderlikuara, dhe ate, jo vetem gjate gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnoze dhe mund te veproje me vite te tera, qe mundeson keqperdorimin e hipnozes per qellime te ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri ne vrasje. Gjithashtu, mundeson keqperdorimin e hipnozes ne luftera te ndryshme, per propagande ekonomike si dhe per qellime politike, per ç‘gje do te bejme fjale ne pjesen keqperdorimi i hipnozes).
Hipnoza ndahet ne disa faza (stadiume) qe kalojne nga njera faze ne tjetren, e qe mediumi gjate kalimit neper keto faza futet gjithnje thelle e me thelle ne gjume hipnotik, varesisht prej sugjestibilitetit te tij dhe aftesive te hipnotizuesit, gjegjesisht terapeutit.
Hipnotizuesit keto faza i ndajne ne menyra te ndryshme, por shumica e tyre i ndajne ne tri grupe: gjumi i lehte, i mesem dhe i rende ose shkalla me e thelle - katalepsia.
Siç e theksuam, hipnoza nuk eshte gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse ne te pare duket keshtu, por, besohet se, ekzistojne ndryshime te caktuara ne tru, te cilat ne nje te ardhme jo te larget do te mund te identifikohen. Eshte i njohur fakti se gjate nje intervenimi kirurgjik ne tru (pacienti ishte nen anestezi hipnotike dhe duhej t‘i menjanohej nje tumor), kirurgu, rastesisht prek nje strukture ne tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku qe punonte me hipnoze e kthen prape pacientin ne gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara ne tru ndryshojne mekanizmat fiziologjike.
Edhe pse sot mjaft njerez mendojne (edhe sipas anketes) se hipnoza eshte çeshtje e magjise, dhe ne te kane ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkekohore ka bere perparime te medha ne kete drejtim, duke e zhveshur ate nga keto paragjykime dhe duke e trajtuar si dege te mirefillte te shkences.
Kerkimet e pareshtura ne zbulimin e mistereve te trurit, shpresojme se do ta sqarojne edhe fenomenin e gjumit te quajtur HIPNOZE.

Me respekt
Sakra

Back to top
View user's profile

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
You cannot post new topics in this forum
You can reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You can download files in this forum


Rregullorja |Ndihme Online |Grupet e Forumit | Lajmet| MeeMira.com | WebAlbania.com | AlbMark.com | Akullore-Chat.com | BestDialog.com

Webalbania.com eshte themeluar me 28 nentor 2004.Qellimi i ketij websiti eshte bashkimi i shqiptareve nga e gjithe bota.Kerkon te jete per antaret e saje nje vend argetues,informues,edukues,patriotik.Jo vetem kaq,por di te respektoj dhe mirepres mysafiret e huaj.Ky websit ruan me fanatizem personat te cilet kane kontribuar ne mbarvajtje,jo vetem kaq ,por kujton dhe momente ne ndryshme te aktivitetit.Per me shume mund te hidhni nje sy ne librin e historise...
Interactive software released under GNU GPL, Code Credits, Privacy Policy