webalbania mp3 ne shqip
mp3 ne shqip

Forum Shqiptar - Shqiperia - Albania - Arti dhe kultura - Shqiperia- Kultura, Gjuha, Historia - Krijimi i Mbreterise Dardane

Krijimi i Mbreterise Dardane
Dija arrihet me njohje. Sa e njohim historine tone, traditat tona kulturore? Gjuha kjo lidhese kerthizore me atdheun dhe qenien shqiptar- diskutime mbi preajdhjen e nje prej gjuheve me te vjetra ne Europe.
Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
<
1 2 3
>
View previous topic :: View next topic
Author Message
Prijsi
Anetare nderi
Anetare nderi

Prijsi

Joined: Jul 18, 2006
Posts: 4983
Location: Itali
Karma: +21

Post Post subject: Krijimi i Mbretërisë Dardane
Posted: Fri Jun 22, 2007 07:15 AM
Reply with quote

Mbreteria dardane ka qene ne lufte te pandeprere me maqedonine per tokat e pajonise... Ketu lind nje ceshtje shume interesante...ceshtja pajone e lidhjet maqedonase e dardane me pajonine....

Pajonia ne periudhen e homerit,pra kur homeri ishte gjalle ne shek 8 si edhe ne vete periudhen e luftes se trojes 1200 plk,shtrihej ne 2 anet e vardarit,sipas homerit pra.... Kjo do te thote qe maqedonia e sotme dhe maqedonia qendrore (provinca e sotme greke) ishin te banuara nga pajonet...

Herodoti gjithashtu jep historine e pajoneve qe deportohen me urdher te mbretit persian ne azi te vogel,si kudo sherri plas per pune femre haha ,po nejse na intereson fakti qe pajonet ne 500 plk banonin ne luginen e strimonit sipas herodotit...

Fisi i pajoneve eshte fis ilir i njejti popull me panonet=pajonet i zbritur ne egje
rreth fund shek 14 ....

Zgjerimi i maqedonise drejt tokave pajone filloi ne shek 8 e vazhdoi deri ne shek 2 ...te gjitha tokat pajone qe pushtoheshin nga maqedonet quheshin maqedoni,po ashtu si tokat epirote poshte kosturit quheshin maqedoni e popullsia maqedonase,tokat e korces qe u pushtuan nga filipi e pastaj aleksandri u quajten maqedoni e popullsia maqedonase,pra pa asnje dallim nga popullsite e tjera te maqedonise apo pajone....

Pra pushtimi i tokave pajone apo epirote sillte emertimin e popullsive si maqedonase e sapo kalonin ne dore te pajoneve riquheshin pajon apo ilire ne rastin e korces dhe pelagonise(pllaja manastiri)

Kjo logjike po ndiqej ne lufterat dardano-maqedonase per pajonine...sapo
dardanet pushtonin bylazoren (velesh i sotem) pajone tokat quheshin dardani e popullsia dardane,kur e pushtonte maqedonia quhej toke maqedonase dhe popullsia aty maqedonase ....pra njesoj si principatat shqiptare ne mesjete... kur balshajt merrnin tokat e nje princi tjeter quheshin toka te balshajve kur u rimerrej ktheheshin ne emrin e princit tjeter.... ose e zeme shqiperia lufte me kosoven per shkupin psh ,shqiperia merr shkupin dhe e quan shqiperi kur e merr kosova e quan kosove....

Pra trajtimi i pajoneve here si dardane e here si maqedonas tregon qe popullsite pajone dardane dhe maqedonase ishin te njejta nga pikepamja kombetare....

Kete e verteton edhe fakti qe thesalet nuk u quajten asnjehere maqedonas apo traket qe u pushtuan nga filipi ,asnjehere maqedonas...vetem territoret e banuara me ilire si pajonet ,pelagonet lynkestet orestet dhe vete nje pjese e enkelejve futeshin me te drejta te plota tek populli maqedonas e askush tjeter...te tjeret ishin te huaj .......


_________________
Nga te kater anet shfaqet qellimi i mbrapshte,asgjesimi i Sistemit te Vlerave, qe mban gjalle Shqiptarine...Na kane shpallur Lufte,Vellezer !!! Sy per sy e dhemb per dhemb! Ne jemi me te fortet, se kemi pire qumesht Nenash fisnike, t'amel Zanash!

Zoti eshte Shpirt, prandaj Shpirti Shqiptar eshte Zoti im !
Back to top
View user's profile Send e-mail

centurione
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

centurione

Joined: Mar 16, 2007
Posts: 62
Location: tirana
Karma: 0

Post Post subject: Krijimi i Mbretërisë Dardane
Posted: Fri Aug 03, 2007 08:04 PM
Reply with quote

kam degjuar qe popullsia maqedonase ishte e perber nga thrace-grek-ilir


_________________
ckemi....kaq !!!
Back to top
View user's profile

Prijsi
Anetare nderi
Anetare nderi

Prijsi

Joined: Jul 18, 2006
Posts: 4983
Location: Itali
Karma: +21

Post Post subject: Krijimi i Mbretërisë Dardane
Posted: Wed Nov 21, 2007 07:39 AM
Reply with quote

Meqe jemi tek dardanet,duke shfletuar historine e hititeve,me ra ne sy se kur Hititet sulmuan e pushtuan Babilonine rreth 1590 p.l.k ,kishin ndihmen e aleateve te tyre qe paraqiten si Drdn...Duke qene se ne shkrimet antike zanoret nuk viheshin
Drdn eshte perkthyer logjikisht si Dardan...

Ky fakt eshte lene ne harrese,por shkrimet antike jane shkrime qe si luan dheu...pervec njerezve sigurisht qe mund te fshijne c'u intereson...

Aristidh Kola ne librin e tij 'Gjuha e Perendive' tregon biles itinerarin e Dardaneve drejt tibetit,qe nuk eshte i njejte me te Lekes se Madh,por fundin ne tibet e ka te njejte...

Kjo lidhet me Gojedhenat indiane,te cilat iu percollen Lekes se Madh nga prifterinjte vendas....Ata i thane Lekes se Nuk ishte i pari qe shkonte deri ne Indi...
Po ashtu lidhet me mitologjine e ashtuquajtur greke,sepse Herkuli pushtoi Indine...

Lidhet me gojedhenat maqedonase te percjella nga goja e Ushtareve te Lekes....sipas tyre edhe paraardhesit e tyre paten shume probleme ne indi dhe e frenuan vrullin po aty...Sigurisht e perdoren gojedhenen per te mos shkuar me tej,pasi kishin 10 vjet qe marshonin e luftonin....


Historia e Dardaneve eshte shume me e gjere sesa ndertimi i shtetit Dardan....


_________________
Nga te kater anet shfaqet qellimi i mbrapshte,asgjesimi i Sistemit te Vlerave, qe mban gjalle Shqiptarine...Na kane shpallur Lufte,Vellezer !!! Sy per sy e dhemb per dhemb! Ne jemi me te fortet, se kemi pire qumesht Nenash fisnike, t'amel Zanash!

Zoti eshte Shpirt, prandaj Shpirti Shqiptar eshte Zoti im !
Back to top
View user's profile Send e-mail

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:48 AM
Reply with quote

Mbreteria Dardane

Ne fillim te shekullit te III p.e.s. ne treven qendrore te Ballkanit u shfaq Mbreteria Dardane. Ajo zinte gjithe teritorin e sotem te Kosoves. Ne trojet e saj banonin fise te ndryshme ilire por rolin kryesor e luante fisi i Dardaneve.
Mbreteria Dardane u formua ne mjedisin e lufterave te vazhdueshme qe fiset ilire te kesaj treve u detyruante zhbillonin kunder maqedoneve, te cilet synonin te vendosnin hegjemonine ne Ballkan.
Konfliktet me Maqedonine u nderprene per pak koh rreth vitit 280 p.e.s. kur keltet e ardhur nga veriu ndermoren nje fushate per pushtimin e Dardanis, Maqedonise dhe Greqise. Dardanet dhane nje ndihmese te madhe ne shpartallimin e kelteve, por, pasi kaloj reziku i tyre, Maqedonet i rifilluan perpjekjet e vjetra per te nenshtruar Dardanine. Megjithate Mreteria Dardane i perballoj te gjitha fushatat ushtarake qe ndermori Maqedonia ne fund te shekullit III p.e.s. Ne vitin 200 p.e.s. Mbreteria Dardane qendronte e fuqishme ne kufijte e saj historike.
Mbreteria Dardane e ndjeu shpejt rrezikun romak, prandaj mori masa duke forcuar aleancen me shtetin Ardian. Dardanet per shume vjet u ben e pengese serioze per ushtrine romake. Megjithate ne vitin 97 p.e.s. romaket ariten te vinin ne vaftesi te perkoheshme Dardanet dhe fiset e tjera fqinje. Pas shume betejash me romaket, ne fund te shekullit te I p.e.s. dardanet humben pavarsine e tyre dhe rane ne vartesi te Romes.

Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:49 AM
Reply with quote

Shteti i Epirit dhe mbreteria Dardane
Shteti i Epirit

Epiri (Aperios - toke) ne kohen antike quhej treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri. deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe prej detit Jon ne perendim e deri ne malet e Pindit ne lindje. Ne kete treve banonin 14 fise si: tesprotet, kaonet, moloset etj.
Ne formimin e shtetit Epiriot rolin kryesor e luajten moloset prandaj dhe u quajt Lidhja Molose. Lidhja mori tiparet e nje shteti. Pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 p.e.s.).
Gjatesundimit te tije shteti Epiriot u be fuqia imponuese e kohes me nje potencial te madh ushtarak, si edhe me nje autoritet te shquar ne Mesdhe. Ai i kushtoj nje vemendje te vecante organizimmit te ushtrise dhe perpunimit te nje srategjie efektive ushtarake. Piroja e zgjeroi teritorin e pushtetit te Epirit duke pushtuar visete Maqedonise deri ne lumin Vardar, ne jug pushtoi teritore te Greqise deri ne gjirin e Korintit, kurse ne veri deri ne Shkumbin.
Fuqizimi ekonomik dhe ushtarak ia riti aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera. Rasti u gjet kur Taranti, nje qytet i Italise se jugut, u kerkoj epirioteve ndihme per tu mbrojtur nga Roma. Ne luftrat qe zhvilloj Piroja ne Itali, i theu keq Romaket. Ne vitin 273 p. e. s. u kthye ne Epir, ku perseri nuk ndenji e qete. Me ushtrine e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjate luftes qe zhvilloj me 272 p.e.s. ne qytetin Argo te Korintit.
Me 234 p.e.s. vendin e monarkis e zuri republika e federuar me emrin "Lidhja Epiriote" me kryeqytet Finiqin afer Sarandes.

Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:49 AM
Reply with quote

Territori dhe popullsia

Dardania shtrihej ne territorin e Kosoves se sotme, te Maqedonise Veriperendimore, te Serbise Jugore dhe ne nje pjese te Sanxhakut. Ne gjysmen e dyte te shek.III p.e.sone, ne kuader te mbreterise hyri edhe Peonia dhe qyteti me rendesi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotem). Kosova, duke perfshire edhe territorin e Shkupit, perbente hapesiren qendrore te kesaj mbreterie.
Dardania kishte nje pozite te volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, qe mundesoi krijimin e nderlidhjeve me hapesirat fqinje dhe ato me te largeta. Territori i saj, duke u pershkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Morave, Iber dhe Sitnice, perbente nje udhekryq te rrugekalimeve te rendesishme ballkanike qe shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit te Zi.
Fale edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe te klimes se pershtatshme, kontinentale dhe mesdhetare, Mbreteria Dardane ne shek.IV-II p.e.sone njohu lulezimin me te madh.
Ne Dardani jetonin nje varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelen te njohur vetem fisi i dardaneve, galabreve, dauneve dhe i thunateve Pa dyshim, fisi i dardaneve, pas konsolidimit dhe fuqizimit te aristokracise fisnore, ne shekujt VI-IV p.e.sone, mori rolin udheheqes mbi bashkesite fisnore duke i dhene emrin mbreterise. Ne shek.V p.e.sone keto fise banonin ne hapesiren midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Morave) dhe Timakus (Timok).
Etimologjia e emrit dardan, perkatesisht e Dardanise, lidhet me glosen indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do te thote vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e percjellin zhvillimin fonetik te shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e te lumenjve ne Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
Dardanet jane nje nga fiset e medha ilire. Ne epoken e hekurit, ata formuan nje kulture me vecori lokale duke ruajtur tiparet e perbashketa me kulturen ilire. Vendbanimet ne kete kohe jane ngritur ne kodra gjeostrategjike, prane burimeve te qendrueshme ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, perforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej guresh, te ngritura me teknike te thate. Keto vendbanime njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre qe banuan edhe ne antikitetin e vone e ne mesjete, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
Deri ne shek. IV p.e.sone varrimi kryesor eshte bere ne nekropole tumulare, si ne gjithe treven tjeter ilire. Ne fazat e hershme te epokes se hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bernice (shek. XI-IX p.e.sone).

Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:50 AM
Reply with quote

Dardania paraurbane

Bazat per lindjen e shtetit dardan verehen ne protohistorine dardane gjate shek. VI-IV p.e.sone. Ne kete faze protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar keshtu baze per nje shtrese te ardhshme skllavopronare.
Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjate shek. VI-V p.e.sone shpejtuan procesin e diferencimit shoqeror. Tregtaret sollen ne trojet dardane importe te shumta luksoze per te plotesuar nevojat e aristokracise vendese gjithnje ne rritje.
Prodhimtaria e mjeshterve dardane u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sone. Zejtaret pocare, prodhonin ene me cark sipas tradites vendese dhe sipas modeleve helene.
Vendbanimet e fazes protourbane gjenden ende ne kodra, por me elemente me te avancuara arkitektonike, sic jane themelet me gure e me lidhje te thate. Ato zgjerohen ne shpate kodrash, me tendence te vendosjes se tyre rreze kodrave apo ne rrafsh, gje qe behet tipike ne fazen vijuese, me krijimin e qendrave urbane.
Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojne te jene te tipit tumular duke qene pjese e tradites se hershme ilire.

Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:50 AM
Reply with quote

Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqeror i dardaneve ne shek. III-II p.e.sone

Mbreteria Dardane ne shekujt III e II p.e.sone u shfaq ne ngjarjet historike te Ballkanit si nje formacion politik i fuqishem dhe i rendesishem. Treva ne te cilen u krijua kjo mbreteri ndodhej ne zemer te Ballkanit dhe identifikohet me truallin ne te cilin autoret antike kane vendosur fisin e madh ilir te dardaneve. Kjo treve ne kohen e lulezimit te Mbreterise se Dardaneve arrinte ne veri deri ne lumenjte e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, ne kufirin me autariatet e skordisket. Ne jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paionine, Pelagonine e Penestine. Ne lindje lumi Margos (Morava Perendimore) e ndante Dardanine nga Trakia, kurse ne perendim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashte ne vija te pergjithshme i pergjigjet krahines se sotme te Kosoves.
Per mungese te dhenash burimore nuk e njohim ende mire organizimin e brendshem te Mbreterise se Dardaneve.
Nga te dhenat burimore te derisotme, qe jane te pamjaftueshme, arrihet ne perfundimin se dardanet nuk arriten ate zhvillim ekonomik e shoqeror dhe ate organizim politik e shteteror qe paten shtetet fqinje bashkekohese te Ilirise se Jugut e te Maqedonise. Por kjo nuk do te thote se dardanet qene ne nje shkalle te tille te zhvillimit qe perjashtonte pranine tek ata te nje organizimi shteteror. Nga pikepamja e struktures shoqerore dhe ekonomike Mbreteria Dardane, e lindur mbi bazen e nje bashkesie fisnore, nuk ka qene thjesht nje organizem fisnor, primitiv. Gjate gjithe ekzistences se saj Mbreteria Dardane ka pasur synime politike te qarta dhe me nje veprimtari te organizuar, ku vendin kryesor e zene natyrisht lufterat me Maqedonine. Nuk eshte vetem etja per placke ajo qe i shtynte dardanet ne lufte me maqedonet. Luftera plackitese nuk ka bere vetem Mbreteria Dardane, ato i kane bere ne Greqi edhe sundimtaret maqedone, sikurse edhe me vone komandantet romake. Lufterat dardano-maqedone kane pasur si burim politiken e dy paleve nderluftuese. Ne plan te pare qendronte politika hegjemoniste e Maqedonise, por duhet thene se ne kohen e lulezimit te saj edhe Mbreteria Dardane ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjes se saj, Paionise.
Ne marredheniet me fqinjet Mbreteria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, perfaqesohej nga mbreterit, te cilet jane perpjekur te mbrojne interesat e shtetit te tyre edhe nepermjet lidhjeve martesore.
Ne Mbreterine Dardane pushteti mbreteror ishte i trashegueshem. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqine ushtarake te te gjithe dardaneve. Nga ato pak burime qe njihen, del se ushtria dardane ka qene nje ushtri e rregullt, e organizuar mire, ne bazen e se ciles qendronte falanga me tete mije luftetare. Ajo ishte nje ushtri e perbere nga kembesore te armatosur rende, qe manovronte ne lufte sipas nje taktike te vecante. Ne vitin 199 p.e.sone kur ushtria dardane po terhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone; dardanet, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosen ne radhe te rregullta perballe armikut, beteja u zhvillua njelloj si ne nje lufte te vertete. Dhe me poshte ai shton: Por sapo dardanet viheshin ne rruge, njerezit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorine e kembesorine e tyre te lehte, kurse dardanet nuk kishin ushtri te ketij lloji dhe ishin ngarkuar me arme te renda... U vrane pak, te plagosur pati me shume, por asnje nuk u zu, sepse ne raste te rralla dalin nga radhet e tyre dhe te shtrenguar te gjithe se bashku luftojne ose terhiqen. Nje ushtri e tille nuk mund te ishte nje ushtri fisnore. Ne Mbreterine Dardane ushtria perbente nje force te madhe. Ne vitin 279 p.e.sone mbreti dardan i ofron si ndihme Ptoleme Keraunit nje ushtri prej 20 mije luftetaresh. Shtatedhjete vjet me vone, pasi kishte hyre ne Maqedoni, ushtria dardane duke u terhequr mori me vete 20 mije rober, kurse ne betejen e vitit 170 p.e.sone kunder Perseut ajo humbi 10 mije luftetare. Keto shifra te larta, te cilat tregojne fuqine ushtarake te Mbreterise Dardane, edhe pse mund te duken te tepruara, bashke me te gjitha veprimet luftarake te saj, jane deshmi e pranise se nje organizimi shteteror ne Dardani.
Mbreteria Dardane, si nje organizem politiko-ushtarak i vecante ka pasur menyren e vet antike te prodhimit. Jeta ekonomike ne Dardani ka qene mbeshtetur ne radhe te pare ne zhvillimin e bujqesise. Rrafshinat e Dardanise kane qene pjellore dhe te pershtatshme per te gjitha deget e bujqesise. Bujqesia duke qene dega kryesore e ekonomise, ka bere qe te dardanet te mbizoteroje popullsia fshatare dhe njekohesisht te ruhet karakteri rural i popullsise. Nje burim me vlere per te njohur zhvillimin ekonomiko-shoqeror dhe format e pronesise tokesore te dardanet ne shek. III p.e.sone jane te dhenat e Agatharkidit. Ne vepren e tij Evropaikon, ai shkruan se dardanet kane kaq shume skllever sa dikush kishte nje mije... kurse nje tjeter edhe me shume. Secili nga keta [skllever] ne kohe paqe punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne ushtri, duke pasur si prijes te zotin e vet. Duke pranuar mendimin e pergjithshem se me termin dulloi=skllever, duhet kuptuar nje popullsi fshatare e varur, vertetohet prania te dardanet e nje shtrese te pasur qe zoteronte prona te medha tokesore dhe te nje popullsie te shpronesuar, e cila kishte detyrime ndaj parise ose shtreses sunduese dardane. Paria dardane shfrytezonte jo vetem sklleverit qe permend Agatharkidi, por edhe roberit e luftes. Kjo duhet te kete qene arsyeja qe ne luften e vitit 216 p.e.sone ushtria dardane mori me vete 20 mije rober nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qene forma e vetme e pronesise se tokes ne Mbreterine Dardane. Te dardanet ka pasur edhe nje shtrese te fuqishme fshataresh te lire, te cilet bashke me zejtaret e lire kane luajtur nje rol te rendesishem ne jeten ekonomike te vendit. Edhe gjate pushtimit romak, kur skllaveria si sistem ekonomiko-shoqeror u perhap ne nje shkalle te gjere, fshataret e lire mbeten nje force e madhe ne provincen e Dardanise. Nje dege gjithashtu e rendesishme ne jeten ekonomike te dardaneve ka qene zejtaria, nxjerrja dhe perpunimi i metaleve. Ne mungese te te dhenave te mjaftueshme te drejtperdrejta duhet marre parasysh shfrytezimi i madh i burimeve metalifere ne kohen e pushtimit romak, pervoja e zejtareve dhe e metalpunuesve dardane.
Nga mesi i shek. IV p.e.sone disa nga vendbanimet e fortifikuara te tipit gradina zevendesohen me qendra urbane. Ato u ngriten prane xeheroreve ose ne rrafsh e ne udhekryqet tregtare. Damastioni ishte nje prej qyteteve te hershme, i cili u ngrit afer minierave te argjendit rreth shek. V p.e.sone. Ne njoftimet fragmentare te autoreve antike ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni permend si te tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novoberda etj. Qyteti Sitnia, ne veri te Pelagonise, permendet si qender e rendesishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sone permend kater qytete te vjetra dhe te rendesishme te Dardanise: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.
Duke iu referuar burimeve e te dhenave arkeologjike mund te mendohet se ne shek. III-II ato kishin filluar te merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte te tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike qe jane zbuluar ne disa qenderbanime te fortifikuara dhe qe jane prodhime vendase, deshmojne per transformimin e tyre ne qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato te Damastionit e te qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte te ndryshme te importuara duhen marre si tregues te kembimit mall-para dhe te nje veprimtarie tregtare mjaft te gjere qe arrinte deri ne Adriatik e ne detin Egje


Last edited by nemeçek on Sun Mar 02, 2008 10:44 AM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:51 AM
Reply with quote

Mbreteria Dardane ne luften kunder Romes

Pas pushtimit te Paionise e te Maqedonise nga romaket marredheniet e dardaneve me ta ndryshuan. Qe nga kjo kohe per parine sunduese dardane u be e qarte se me romaket nuk kishte vend me per bashkepunim, i cili nuk u kishte sjelle pervec demeve, asnje perfitim. Ne kufijte jugore vendin e shtetit maqedon e kishte zene Roma, synimet e se ciles per nenshtrimin e plote te ilireve nuk mund te fshiheshin. Tradhtise se romakeve dardanet iu pergjigjen, ne fillim me sulme kunder viseve te pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundershtaret e Romes. Me vone, pas largimit te skordiskeve, te cilet me sulmet e tyre kishin dobesuar Mbreterine Dardane, dardanet u radhiten ne lufte kunder romakeve perkrah fqinjeve te tyre lindore, medeve. Veprimet e perbashketa te medeve e te dardaneve, per disa dekada e penguan depertimin e ushtrise romake ne viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake te viteve 97 e 85 p.e.sone gjeten nje qendrese te forte te medet e dardanet dhe perpjekjet per ta nenshtruar jo vetem qe nuk paten sukses, por perfunduan me humbje per Romen. Ne vitin 84 dardanet benin pjese ne fiset ballkanike qe duke sulmuar provincen romake te Maqedonise arriten deri ne Delf. Per komandantet e mekembesit romake u be e qarte se dardanet ishin kundershtare te forte dhe per nenshtrimin e tyre duheshin forca te medha ushtarake dhe nje pergatitje e vecante per lufte ne te cilen objekti kryesor i goditjes do te ishin dardanet.
Keto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i derguar ne vitin 76 p.e.sone ne provincen e Maqedonise ne krye te pese legjioneve. Me keto operacione luftarake Roma donte te arrinte nenshtrimin sistematik te fqinjeve veriore te provinces maqedone. Kryengritja qe beri njeri nga pese legjionet fill pas zbarkimit ne Iliri tregon se ne qarqet ushtarake te Romes jehona e ekspeditave te deshtuara kunder dardaneve dhe qendresa e ketyre te fundit ishin nje fakt tanime i njohur. Frontini shkruan ne Stratagemat, se kur ne luften e Dardanise, njeri nga pese legjionet, e vendosura ne rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang sherbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndermend te ndiqte komandantin e paarsyeshem dhe nje ekspedite te veshtire e te rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdheroi kater legjionet te dilnin te armatosura dhe te radhiteshin ne formacion luftarak me arme te zhveshura. Kater legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake qe ndodhej ne provincen e Maqedonise sulmuan Mbreterine Dardane dhe u futen ne Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin te dhena te drejtperdrejta per ate se si u zhvillua kjo lufte me dardanet, qe qe nje lufte e vertete per nenshtrimin e Dardanise, si dhe per perfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur nje qendrese te forte dhe u soll mizorisht me dardanet. Kujtimi i masakrave romake ne Dardani u ruajt per nje kohe te gjate. Ne shek. IV e.sone Amian Marcelini, duke shkruar per denimet me dhjetim qe perandori Valentinian i dha ushtrise se tij, e krahasonte ate me mizorine e Skribon Kurionit ne Dardani. Ky i fundit pas kesaj lufte arriti me ushtrine e tij deri ne Danub dhe me vone festoi edhe triumfin ne Rome. Por ne burimet e shkruara dardanet dalin edhe me vone si kundershtare te romakeve. Ne baze te ketyre te dhenave kuptohet qe edhe pas ekspedites se Kurionit nuk ndodhi nje nenshtrim i plote i Dardanise, por me teper nje varesi nepermjet se ciles dardanet kishin disa detyrime kundrejt romakeve. Disa ngjarje te mevonshme tregojne se dardanet edhe pse te dobesuar nga lufterat kunder romakeve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan te kundershtonin politiken pushtuese te Romes


Last edited by nemeçek on Sun Mar 02, 2008 10:49 AM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile

nemeçek
Anetare aktiv
Anetare aktiv

nemeçek

Joined: Feb 18, 2008
Posts: 391
Location: ..
Karma: -4

Post Post subject: Krijimi i Mbreterise Dardane
Posted: Sun Mar 02, 2008 09:51 AM
Reply with quote

Dardanet ne shek. IV p.e.sone.

Lindja dhe forcimi i Mbreterise Dardane
Lajmi i pare per dardanet i perket mesit te shek. IV p.e.sone dhe tregon per nje perpjekje te mbreterise se Maqedonise, qe ishte bere asokohe fuqia politike-ushtarake me e madhe ne Ballkan, per te forcuar kufijte veriore. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur te mposhte e te nenshtronte dardanet e fqinjet e tjere. Kjo lufte e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionise dhe ne pergjithesi me veprimet e tij ushtarake kunder ilireve, sepse ne vitin 344 p.e.sone ai sulmoi edhe shtetin ilir.
Gjendja qe Filipi II vendosi ne kufirin me dardanet qe e perkohshme dhe me teper nje sigurim i kufijve me fqinjet ilire, te cilet e kundershtonin politiken hegjemoniste te Maqedonise ne Ballkan. Ne kufirin me dardanet shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paioneve. Ngjarjet qe ndodhen pas kesaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sone tregojne qarte se dardanet nuk u pajtuan me politiken pushtuese te Maqedonise dhe me gjendjen e krijuar ne kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.
Duke pershkruar ngjarjet e mesiperme, autoret antike nuk permendin asnje qender banimi te dardaneve dhe nuk thone asgje per organizimin e tyre te brendshem. Madje, ata nuk permendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mevonshme dhe te dhena te tjera burimore deshmojne se ne gjysmen e dyte te shek. IV p.e.sone ishte kryer bashkimi i fiseve ne nje bashkesi te fuqishme. Dardania asokohe perbente nje teresi gjeografike e politike me vete. Ne bashkesine e dardaneve ishte rritur mjaft pushteti i parise pronare te tokave. Nga gjiri i kesaj parie doli me vone dinastia mbreterore, qe i vazhdoi lufterat me Maqedonine, shkaku i te cilave nuk qe vetem placka. Keto luftera u nxiten, ne radhe te pare, nga politika e sundimtareve maqedone, te cilet duke mbajtur te pushtuar Paionine kishin nderprere marredheniet miqesore midis dy fqinjeve dhe kercenonin ne menyre te vazhdueshme dardanet.
Ne fillim te shek. III p.e.sone ne treven qendrore te Ballkanit del Mbreteria Dardane si nje organizem politik i rendesishem. Ne vitet 80 te atij shekulli, ne treven e mesiperme ndodhen dy ngjarje te rendesishme, te cilat lidhen njera me tjetren: invazioni i kelteve, kalimi i tyre ne drejtim te Greqise e te Maqedonise dhe ndihma qe dardanet i ofrojne Maqedonise per tu mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit te Justinit, ne vitin 279 p.e.sone mbreti i dardaneve kishte derguar delegate tek mbreti maqedon Ptoleme Kerauni per t'i ofruar nje ndihme ushtarake prej 20 mije luftetaresh ne luften kunder kelteve. Por Ptoleme Kerauni e perbuzi ndihmen dhe iu pergjigj me fjale fyese delegateve dardane. Dardanet moren masa mbrojtese kundrejt kelteve. Pas disfates ne Greqi, keltet te mundur e te shpartalluar u terhoqen drejt veriut. Tepricat e ushtrise se tyre u asgjesuan te gjitha ne token e dardaneve, neper te cilen deshen te kalonin, keshtu shkruante Diodori ne tregimin e tij per perfundimin e invazionit te kelteve.
Ngjarjet qe lidhen me invazionin e kelteve jane nje burim i cmuar per te njohur gjendjen e krijuar te dardanet ne fillim te shek. III p.e.sone. Ndonese nuk njihet emri i sundimtarit te dardaneve, dihet se keta te fundit kishin mbreterine e tyre, e cila tashme ishte nje force politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftetaresh qe mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit te dardaneve duhet pare si nje tregues i fuqise se Mbreterise se Dardaneve dhe, ndoshta, edhe si nje perpjekje per te ndryshuar marredheniet me fqinjet jugore.
Pas ketyre ngjarjeve, ne burimet e shkruara antike, per kater dekada nuk ka ndonje lajm per dardanet. Se pari mund te mendohet se gjate kesaj kohe dardanet qene te shtrenguar te merrnin masa per zhdukjen e pasojave te invazionit kelt. Duke u mbeshtetur ne perhapjen e onomastikes dardane dijetaret kane shfaqur edhe nje mendim tjeter: gjate periudhes se mesiperme Mbreteria e Dardaneve u forcua edhe me tej duke zgjeruar njekohesisht kufijte e saj ne veri e ne jug.
Ne gjysmen e dyte te shek. III p.e.sone rifilluan lufterat midis Mbreterise Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit te lufterave duket se ka qene politika pushtuese e sundimtareve maqedone kundrejt fqinjeve te tyre iliro-veriore dhe ne menyre te vecante pushtimi i truallit te paioneve. Paionet herepashere jane ngritur kunder pushtuesve maqedone dhe, duke u bashkuar ne aleanca antimaqedone, kane mundur te clirohen. Nje aleance e vjeter, me teper se sa nje pushtim, duhet te kete ekzistuar midis dardaneve e paioneve, sepse nuk mund te shpjegohen ndryshe te dhenat e autoreve antike sipas te cileve, sa here qe paionet fitonin pavaresine, dardanet e kishin te hapur rrugen drejt Maqedonise.
Nje politike te tille ndoqi edhe sundimtari i pare dardan qe njohim me emer, Longari, i cili, pasi cliroi Paionine ne vitin 231 p.e.sone, luftoi kunder Demetrit II te Maqedonise duke kundershtuar keshtu perpjekjet e shtetit maqedon per te zgjeruar kufijte veriore. Mbreteria Dardane ishte forcuar shume dhe prej kesaj kohe sundimtaret maqedone u detyruan te angazhonin forca te medha ushtarake ne konfliktin me dardanet, cka ndikoi negativisht ne veprimet e tyre luftarake ne Greqi dhe ne pergjithesi ne dobesimin e shtetit maqedon.
Ne kete periudhe ngritjeje te mbreterise se tyre sundimtaret dardane bene perpjekje per ta forcuar poziten e tyre ne zemer te Ballkanit edhe kundrejt shteteve te tjera fqinje. Ne vitin 229 p.e.sone, duke perfituar nga rasti qe shteti ilir, ne krye te te cilit ndodhej Teuta, ishte i zene ne veprime ushtarake ne jug, ne Epir, nje pjese e ilireve, - shkruan Polibi, - ishin shkeputur dhe ishin hedhur nga ana e dardaneve. Teuta dha urdher per te bere paqe me epirotet dhe per kthimin e ushtrise, e cila duhet te nenshtronte popullsite e shkeputura nga varesia e shtetit ilir. Polibi nuk thote nese shteti ilir i futi nen vartesine e tij ata ilire qe u bashkuan me dardanet. Trazirat, me te cilat, sipas tij, u ndesh dhjete vjet me vone Skerdilaidi, te cojne ne mendimin se shteti ilir nuk mund t'i mbante nen vartesi keto fise. Dardanet, po ate vit, duke shfrytezuar gjendjen e veshtire qe kalonte mbreteria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobesuar e perballoi me veshtiresi sulmin e dardaneve, gjate te cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonise Demetri II.
Lufterat dardano-maqedone vazhduan edhe gjate sundimit te Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftes kaloi ne duart e Maqedonise, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi te nxirrte dardanet jashte Maqedonise e Paionise dhe nga te gjitha viset qe kishin pushtuar ne vitet e fundit te sundimit te Demetrit II. Ne qytetin paion Bylazora, ne luginen e lumit Aksios, maqedonet vendosen nje garnizon te forte ushtarak. Ky qytet kishte nje rendesi te madhe strategjike, sepse duke u ndodhur ne luginen e Aksiosit u mbyllte dardaneve rrugen ne drejtim te Maqedonise. Nje forcim i tille i maqedoneve ne kufirin me dardanet ishte i domosdoshem per mbrojtjen e hegjemonise mbi Greqine, aq me teper kur ne brigjet perendimore te Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romes kishte ardhur ne kontakt me Maqedonine. Kjo gjendje heret a vone do t'i conte te dyja palet ne lufte.
Politiken antidardane e zbatoi me me konsekuence pasardhesi i Dozonit, Filipi V. Sic tregojne burimet e shkruara, Mbreteria Dardane edhe gjate sundimit te ketij mbreti nuk u pajtua me gjendjen e krijuar ne Paioni, as me pretendimet hegjemoniste te Maqedonise. Ne vitin 219 p.e.sone, kur Filipi V ndodhej ne Peloponez ushtria dardane cliroi ate pjese te Paionise qe mbanin te pushtuar maqedonet dhe bashke me te edhe qytetin Bylazora. Filipi V u detyrua te nderpriste luften ne Greqi dhe ta dergonte ushtrine e tij ne kufijte veriore. Veprimet ushtarake u perqendruan perreth Bylazores dhe lugines se Aksiosit. Forcimi i kufirit verior te mbreterise maqedone dhe zoterimi i Bylazores, qe sipas Polibit do ta veshtiresonte hyrjen e dardaneve ne Maqedoni, nuk i ndali sulmet e ketyre te fundit. Ne nje pasazh te Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye perseri ne vitin 211 ne kufirin dardan dhe kesaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia ne pjesen jugperendimore te Dardanise, dhe ne veri te Pelagonise (rrafshi i Manastirit) nje pikembeshtetje tjeter e rendesishme e sulmeve te dardaneve.
Lufterat qe Mbreteria e Dardaneve beri me shtetin maqedon gjate sundimit te Filipit V, pavaresisht qe nuk arriten te zgjidhnin ne favor te tyre ceshtjen e vartesise se paioneve, e dobesuan mjaft Maqedonine dhe u bene nje pengese serioze per realizimin e nderhyrjeve ushtarake qe synonin rivendosjen e hegjemonise maqedone ne Greqi. Per Mbreterine Dardane u krijua nje situate e favorshme ne konfliktin me Maqedonine pas agresionit te Filipit V ne Ilirine e Jugut. Ne vitin 208 p.e.sone, dardanet ne aleance me Eropin, sundimtarin e nje krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedonine. Ndersa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake ne qytetin Lyhnid dhe ne zonen perreth tij, ushtria dardane zbriti deri ne Orestide, nje krahine ne kufirin jugperendimor te Maqedonise. Kesaj radhe, duke bashkepunuar me forcat ilire te Dasaretise, ushtria dardane kaloi neper Pelagoni ne kufirin perendimor te mbreterise maqedone. Futja e ushtrive ilire ne tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestides nga ana e ushtrise se dardaneve e detyruan mbretin maqedon te hiqte dore nga lufta e Ahese dhe te kthehej ne Maqedoni. Sulmet e dardaneve, shkruante Livi, bene qe Filipi te terhiqej edhe nga lufta kunder romakeve dhe e vune perpara domosdoshmerise qe te mbronte mbreterine e vet. Me keto ngjarje te fundit duhet te lidhet edhe nje lajm i Justinit, sipas te cilit dardanet kishin filluar te shkretojne krahinat kufitare te Maqedonise dhe kishin marre 20 mije rober. Me pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar situaten e veshtire ne te cilen gjendej Maqedonia dhe marredheniet me kundershtaret kryesore te saj, vendosi qe fushaten e pare ta bente kunder dardaneve, sepse ata perbenin nje kercenim serioz dhe zoteronin fuqi te medha ushtarake. Per zbatimin e ketij vendimi ai luftoi kunder dardaneve ne vitet 208 e 206 para e.sone.


Last edited by nemeçek on Sun Mar 02, 2008 11:01 AM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile

<
1 2 3
>
Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
You cannot post new topics in this forum
You can reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You can download files in this forum


Rregullorja |Ndihme Online |Grupet e Forumit | Lajmet| MeeMira.com | WebAlbania.com | AlbMark.com | Akullore-Chat.com | BestDialog.com

Webalbania.com eshte themeluar me 28 nentor 2004.Qellimi i ketij websiti eshte bashkimi i shqiptareve nga e gjithe bota.Kerkon te jete per antaret e saje nje vend argetues,informues,edukues,patriotik.Jo vetem kaq,por di te respektoj dhe mirepres mysafiret e huaj.Ky websit ruan me fanatizem personat te cilet kane kontribuar ne mbarvajtje,jo vetem kaq ,por kujton dhe momente ne ndryshme te aktivitetit.Per me shume mund te hidhni nje sy ne librin e historise...
Interactive software released under GNU GPL, Code Credits, Privacy Policy