webalbania mp3 ne shqip
mp3 ne shqip

Forum Shqiptar - Shqiperia - Albania - Tema Sociale - Trupi dhe Shendeti - Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi

Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Ketu do merrni informacione,keshilla dhe te rejat e fundit mbi te gjitha problemet e shendetit te njeriut
Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
View previous topic :: View next topic
Author Message
I-AMESHUAR
Anetare nderi
Anetare nderi

I-AMESHUAR

Joined: Dec 17, 2005
Posts: 2091
Location: ke proletari shqiptar
Karma: +25

Post Post subject: Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Posted: Thu Mar 27, 2008 10:05 PM
Reply with quote

Nxehtësia dhe uji i detit kuron veshkat dhe tiroidet

Si ta mbrojmë lëkurën nga dielli

Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku. Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit. D) e ujin. Dielli ndihmon trupin për të prodhuar vitaminën D, e cila nevojitet për të ndërtuar skeletin. Vitamina D ndihmon trupin të marrë kalcium nga zorra.

Djegiet e diellit
Parandaloni kancerin e lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që t'i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraktet e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.
Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive.

Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratoken ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji, sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkuren tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.

Ekspozimi
Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit, është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet.

Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s'është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë

Deti
Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6 - 7 muajsh.

Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15 - 20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2 - 3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t'u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.

Keshilla

1- Mbani syze dielli
2- Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia
3- Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16
4- Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10- vjeçare
5- Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi
6- Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)
7- Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje
8- Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide
9- Nxehtësia e verës kuron veshkat

Djegia nga dielli

Banjat për frakturat dhe plagët
Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15 - 20 minutash e deri në dy orë, dy - tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 - 22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme, kur plagët mbyllen me vështirësi.

Nxehtësia, e dobishme për veshkat
Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave.

Tiroidet, si kurohen ne pyje dhe bregdet
Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Përgaiti: Blerina KACA


_________________
Back to top
View user's profile Visit poster's website MSN Messenger

Endra
Anetare aktiv
Anetare aktiv

Endra

Joined: Apr 26, 2006
Posts: 272
Location: USA
Karma: +6

Post Post subject: Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Posted: Thu Mar 27, 2008 10:12 PM
Reply with quote

Z'besoj te ket njeri k'tu qe mosi di k'to regulla. Sikur edhe nje gazet te lexosh i ke k'to te dhena Wink nese nuk i dini mesoni njerez Wink ose lexoni mrapa tek kremi i keni te shkruara cfare duhet te besh haha nese u duhet nje perkthys mund te telefononi nr e elefonit ne krem ahahhaha

Back to top
View user's profile

I-AMESHUAR
Anetare nderi
Anetare nderi

I-AMESHUAR

Joined: Dec 17, 2005
Posts: 2091
Location: ke proletari shqiptar
Karma: +25

Post Post subject: Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Posted: Thu Mar 27, 2008 10:34 PM
Reply with quote

Çfarë të hamë në pranverë? Gatime të thjeshta dhe të lehta. Rekomandimet e mjeshtërave të kuzhinës dhe të francezes Marie Marchal, për pjatat e kripura

Menyja e pranverës


Është koha për të futur pranverën edhe në pjata. Për të zgjedhur më në fund meny të lehta dhe aq më mirë pse janë edhe dietetike. Dhe çfarë ka më pranverore se sallatat, brusketat, snack-ët, apo makaronat me domate të freskëta, biskotat me djathë, taliatelet me proshutë e bizele, rizotot, byreçkat me djathë, toast-et apo sufletë? Dhe për më tepër, këto kënaqësi të stomakut nuk kërkojnë as shumë kohë, as shumë “përvojë” kuzhine. Pakëz fantazi do të mjaftonte, sigurisht e ndihmuar në rast dyshimi nga një libër i mirë kuzhine.

Kur recetat i di përmendësh, akoma më mirë, si në rastin e Marie Marchal, francezes që tregton ëmbëlsira në Tiranë, por që na rekomandon një meny pranverore të kripur, sipas idesë së saj. Sigurisht, pa u larguar shumë nga brumërat, Marie thotë se në pranverë tortat e kripura me djathë dhe vezë janë një zgjedhje e shkëlqyer. Ama, për veten e saj, preferon të shijojë “shpargull me salcë të bardhë”, ose sallatë të kompozuar me salmon, sallatë jeshile dhe domate.

Sidoqoftë, nuk do t’i rezistonte tundimit të një torte me mollë, të përgatitur me brumë brisé dhe me feta molle të prera shumë hollë. Pjepër dhe proshutë në feta të vogla buke apo byreçkat me djathë janë, sipas saj, gjithashtu shumë pranverore. Për t’i shoqëruar këto gatime, Marie Marchal do të preferonte verën e bardhë, por me kusht që të jetë e freskët, jo e ngrohtë siç ajo vëren se gabimisht serviret në Tiranë, duke bërë si me verën e kuqe, e cila, përkundrazi, shërbehet në temperaturën e vet.
Një ndër pjatat më të preferuara për pranverën në një restorant të njohur në Tiranë duket se është “Taliatele me proshutë dhe bizele”, e cila, sipas recetës së mjeshtrit të kuzhinës së këtij restoranti, përgatitet me makarona të bëra vetë në shtëpi ose të gatshme, të cilat zihen si makaronat e zakonshme, ndërsa në një tigan me ujë të kripur ziejnë bizelet.
“Shkrihet gjalpi i cili fërgohet për pesë minuta me qepën dhe proshutën. Pastaj shtohen bizelet e ziera, hidhet kripë e piper dhe vazhdon zierja edhe për pesë minuta të tjera. Pasi kullohen makaronat vihen në një pjatancë të ngrohur më parë, spërkaten me djathë kaçkavall të grirë dhe shërbehen menjëherë”.

Një meny pranvere
Sallatë e kompozuar me vezë, ton, sallatë jeshile
Pulë Fricassée ose spinaq me krem
Akullore me vanilje ose kos frutash dhe portokaj

“Green atitude”

Meny klorofil

Pas pjatave të zymta të dimrit, pranvera imponon tanimë meny jo vetëm më të lehtë, por edhe më “klorofil”. Sinonim i rilindjes, freskisë dhe natyrales, jeshilja në tryeza nuk kufizohet me ngjyrën e mbulesave apo të gotave në pranverë. Ajo mbush edhe pjatat që nga momenti i aperitivit, antipastat, pjatat kryesore e deri tek ëmbëlsirat. Madje, edhe në orën e çajit rekomandohet çaj jeshil si mbartës qetësie. Nuk është e thënë të jesh vegjetarian i bindur për të pasur një “green atitude”. Përveç modës së piknikut urban, ka mbërritur tashmë momenti i “gastronomisë së kopshtit”. Ushqimi bimor, që nuk është përpunuar nga industria agroushqimore, është sigurues për konsumatorin, ndërsa për shkak të asosacionit të ideve e preferuar bëhet ngjyra jeshile, në saje të imazhit të shëndetshëm, natyral dhe autentik që ka.

Një recetë e thjeshtë
Sallatë me ton dhe mocarelë
Në një enë për sallatë vendoset peshku ton, djathi mocarela, domatet, qepa, borziloku, majdanozi dhe hudhra dhe përzihen mirë. Hidhet spec djegës dhe mbulohet me fetat e vezës. Vaji, uthulla, kripa dhe piperi përzihen në një enë dhe me këtë përzierje spërkatet sallata. Për këtë recetë nevojiten 200 gr peshk ton, 200 gr djathë, 6 domate të kuqe, qepë, borzilok, hudhër, 4 vezë të ziera, vaj ulliri, uthull balsam, kripë dhe piper.

Belina Budini


_________________
Back to top
View user's profile Visit poster's website MSN Messenger

I-AMESHUAR
Anetare nderi
Anetare nderi

I-AMESHUAR

Joined: Dec 17, 2005
Posts: 2091
Location: ke proletari shqiptar
Karma: +25

Post Post subject: Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Posted: Thu Mar 27, 2008 10:40 PM
Reply with quote

Si mund të luftohet sëmundja me arra dhe bajame

Diabeti, si duhet kuruar

Diabeti i sheqerit është dy tipesh. Tipi i parë, i shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Ndërkohë që diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë. Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës.

Përveç ç’rregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrnat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë.

Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe barna popullore që së fundmi kanë dalë në treg në vendin tonë.

Barnat
Sulfoniluret, janë barnat kryesore me të cilat trajtohet sëmundja e diabetit. Më tej të gjithë diabetikët kurohet rregullisht me insulinë. Insulina ultra e shpejtë, nëse para buke, injektimi duhet të bëhet 20 minuta para ngrënies. Pas injektimit, niveli maksimal në gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orë.
I
nsulina e shpejtë, nëse edhe kjo merret para buke, injektimi bëhet 60 minuta para ngrënies. Efekti zgjat 5-7 orë. Insulina e ndërmjetme e ka efektin rreth 2 orë pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orë pas injektimit, dhe zgjat më pas se 24 orë. Zakonisht pacientët marrin 2 doza në ditë. Ndërkohë që insulina afatgjatë e ka efektin pak më ngadalë dhe zgjat pak më shumë. Insulina ultralente shpesh përdoret për të krijuar një nivel bazal të insulinës në trup, dhe pastaj jepet insulinë ultra e shpejtë para ngrënies; kjo strategji përpiqet të imitojë fiziologjinë normale.

Mosha
Sipas specialistëve mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Kështu tek njerëzit e rinj, si rregull pa mbushur 40 vjeç shfaqet diabeti i sheqerit Tip 1 që mjekohet gjithë jetën me insulinë, diabeti i sheqerit tip 2 fillon më shpesh pas moshës 40 vjeç dhe mjekohet me kokrra, dhe në raste të veçanta edhe me insulinë në një kohë të caktuar. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Diabetikët me diabet tip 2 si rregull kanë ndërlikime kronike(të enëve të gjakut, qysh në kohën kur vihet diagnoza e diabetit të sheqerit, ndërsa në diabetin tip 1 këto ndërlikime fillojnë me shqetësime si rregull 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes.

Këshillat
Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milion diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8 për qind që ka qenë në shekullin e kaluar ka arritur rreth në 2-3 për qind dhe kjo shifër do jetë gjithmonë në rritje. Për sa i përket vendit tonë, kjo sëmundje është më e përparuar sepse këtu ndikojnë një mori faktorësh duke u nisur së pari nga kultura e të ushqyerit.
Specialistët rekomandojnë që mënyra e të ushqyerit duhet të jetë e kujdesshme, kështu duhet të respektohen oraret e ngrënies, duhet të konsumojmë sa më pak yndyrna.

Çfare eshte diabeti

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.

Keshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Shkenca

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit
Gratë që hanë çdo ditë 30 gram arra, kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa tek gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina minerale dhe fibër.

Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.

Njerëzit e racës së bardhë “pre” e diabetit
Në mënyrë të përgjithshme mund të themi se diabeti prek më tepër njerëzit e racës së bardhë sesa racat e tjera dhe për sa i përket origjinës etnike gjermanët, francezët, finlandezet etj. Kjo shpërndarje etnike dhe racore lidhet ngushtë me genet si edhe disa tregues të tjerë fiziologjike-klinike të caktuar.

Përgatiti: Blerina KACA


_________________
Back to top
View user's profile Visit poster's website MSN Messenger

I-AMESHUAR
Anetare nderi
Anetare nderi

I-AMESHUAR

Joined: Dec 17, 2005
Posts: 2091
Location: ke proletari shqiptar
Karma: +25

Post Post subject: Disa keshilla mjeksore dhe si te mbrohemi
Posted: Thu Mar 27, 2008 10:53 PM
Reply with quote

SIDA kërcënim serioz për shekullin e ri

“Kam ndihmuar njerëz në rrezik e gjithmonë do të ndihmoj njerëzit në nevojë, tek e fundit bëj vetëm punën time”- Gjergj Ndreka. Gjergj Pjetër Ndreka lindi në Shkodër, më 20.07.1947. Kreu shkollën 8 vjeçare në Tiranë e më pas mbaroi shkollën e mesme të mjekësisë 4 vjeçare. Më pas punoi 2 vjet si ndihmësmjek në spitalin e Tiranës. Gjergj Ndreka kreu studimet e larta pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, në fakultetin e mjekësisë, 5 vjet.Mbaroi studimet e larta me rezultate shumë të mira. Më pas u specializua si infeksionist me notën 10-të.

Pas specializimit Gjergji ka punuar si mjek për tre vite në kampin e të burgosurve politikë në Spaç. “I ka shërbyer njerëzve pa dallim bindjesh politike, ka bërë detyrën e një mjeku tepër humanitar” – shprehet, për gazetën ‘Sot’, Gimi, një ish i burgosur politik, i cili kishte mjaft respekt për këtë doktor. Një fjalë e urtë thotë: “Dita për punë, nata për gjumë”, por për mjekun tonë të palodhur nuk ka gjumë. “Ka punuar 24 orë pa orar, është gjendur gjithmonë në gadishmëri të punës që e thërriste dhe të njerëzve të sëmurë apo plagosur” – thotë, për gazetën ‘Sot’, bashkëshortja e tij. Në vitin 1977 emërohet në Gardën e Republikës, Tiranë, shef i shëndetësisë, mjek presidence.

Gjithmonë ishte në fletë-rrufetë e gardës si mjeku që shpëtoi jetën e shumë oficerëve dhe ushtarëve të gardës. “Mjeku që shpëtoi 10 jetë njerëzish”, është titulli i një artikulli të gazetës ‘Iliria’, në SHBA. Aty nxjerr në pah mjaft qartë profesionalizmin e këtij mjeku. “Doktor Gjergji është një doktor shumë i aftë profesionalisht” - thotë një miku i tij, Franoja. “Më kujtohet një rast në kampin e Ministrisë së punëve të brendshme (kavalishencë), Durrës ku doktori vizitoi një njeri pa mjete, vetëm me vesh dhe arriti të dallojë diagnozën ‘tifo’ tek pushuesi, kjo ishte një sëmundje e rrallë. Mjekët e tjerë kundërshtuan, por me insistimin e doktor Gjergjit u dërgua i sëmuri në Tiranë, ku iu bënë të gjitha analizat dhe doli e njëjta diagnozë, pra ‘tifo’.

Ky nuk është rasti i parë, por përkundrazi ka shumë” – vazhdon miku i tij, Franoja. Doktor Gjergji është mjaft i saktë në diagnozën që jep. “Isha i plagosur dhe doktor Gjergji më shpëtoi nga kthetrat e vdekjes. Ishte natë, gjaku rridhte dhe në pak sekonda doktori më ndihmoi duke më dhënë dhe zemër. Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, doktori grisi këmishën e tij për të më lidhur plagën, për të më ndaluar gjakderdhjen” – shprehet Arbeni, i cili është shumë mirënjohës kundrejt doktorit. “Për doktor Gjergjin jap jetën, ai më ka shpëtuar nga vdekja mua dhe djalin tim para 2 vitesh. Jo vetëm që është një doktor i talentuar, por edhe njeri mjaft i zgjuar dhe i dashur. E quaj veten me nder që kam njohur një njeri të tillë” – shprehet Toni, një burrë 55 vjeçar. E pra një mjek i aftë profesionalisht, i guximshëm, tepër i vullnetshëm e mbi të gjitha është shumë inteligjent. Gjergj Pjetër Ndreka është dekoruar nga presidiumi i kuvendit popullor me medaljen e Shërbimit Ushtarak më 07.09.1981, Tiranë.

Nga viti 1977 e deri 1996 ka punuar në gardë si shef i shëndetësisë. “Detyra jonë si mjek është një detyrë sa e vështirë aq dhe humane dhe unë jam përkushtuar me mish e me shpirt dhe njëkohësisht me pasion këtij profesioni, të cilin e adhuroj” – shprehet vetë doktori, Gjergj Ndreka për gazetën ‘Sot’. AIDS, mjekët janë të “dorëzuar” para kësaj sëmundjeje dhe kurimi është baraz me 0. Kujdes mund të prekeni nga ky virus edhe me anë të pështymës Rreth vitit 1981, pra në shekullin e kaluar u shfaq kjo sëmundje për herë të parë. Kjo sëmundje filloi të përhapej shumë shpejt duke u infektuar një numër shumë i madh njerëzish në mbarë botën. Kjo sëmundje është më e hapur në vendet e Afrikës, por mund të themi se kjo sëmundje është prezente pothuajse në të gjithë vendet e botës. Në Shqipëri rasti i parë, gruaja e parë që bëri publike prekjen nga sëmundja SIDA-s ishte I.P, 36 vjeçare. Ajo vdiq më 5 korrik të vitit 2000 në spitalin infektiv në kryeqytet duke përbërë dhe rastin e njëmbëdhjetë të vdekjeve nga sëmundja e SIDA-s, në Shqipëri.

Shqipëria deri në vitet 1990 nuk është identifikuar asnjë rast, pra kemi pasur një Shqipëri sterile. Rrugët e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë të ndryshme; rruga seksuale, heteroseksuale, por ekzistojnë dhe rrugë të tjera siç janë: me anë të veglave mjekësore,(shiringat, gërshërët etj) që nuk sterilizohen siç duhet dhe njerëzit bien viktima të këtij moskujdesi. Një rrugë tjetër e përhapjes së kësaj sëmundjeje është nëpërmjet transfuzioneve të gjakut.

A mund të transmetohet kjo sëmundje me anë të pështymës?

Deri tani akoma nuk është verifikuar asnjë gjë e tillë, por mendohet se nëse mukozat e gojës janë të traumatizuara mundet të kalojë infeksioni. Mendohet që mushkonja mund të transmetojë nga njeriu që është i prekur nga kjo sëmundje tek një njeri tjetër që s’është i prekur me anë të pickimit.

Cilët njerëz janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje?

Njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë moshat e reja, kryesisht adoleshentët, emigrantët, njerëzit që përdorin drogën, njerëzit që përdorin alkoolin (sepse mund të veprojnë pa koshiencë), njerëzit që nuk bëjnë një jetë të rregullt familjare dhe njerëzit me perversione seksuale. Në Shqipëri rastet me AIDS shtohen dita – ditës, por është e vështirë për të diagnostikuar rastet dhe për të thënë një shifër ekzakte se sa janë të prekur nga kjo sëmundje, pasi edhe ato që zbulohen diagnostikohen rastësisht. P.sh një njeri vjen për të dhuruar gjak dhe kur bëhet testi i gjakut del që dhuruesi është me AIDS. Spontaniteti diagnostikon këtë sëmundje.

AIDS

Rasti i parë i HIV/AIDS në Shqipëri u raportua në vitin 1993. Numri më i madh i rasteve është në grupmoshat 20 deri 40 vjeç. Mbi 82 përqind e të infektuarve me HIV janë të papunë, 65.7 përqind janë emigrantë dhe 65 përqind nuk kanë pasur arsim të rregullt. Një raport i lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe UNICEF, thotë se sëmundja kërcënon veçanërisht popullsinë e lëvizshme. Kjo përfshin të kthyerit, emigrantët e punës, emigrantët nga fshati në qytet, refugjatët, njerëzit e zhvendosur, viktimat e trafikimit, punonjësit e tregëtisë së seksit dhe punonjësit humanitarë.



aids.jpg
 Description:  
 Filesize:  6.49 KB
 Viewed:  6024 Time(s)





_________________
Back to top
View user's profile Visit poster's website MSN Messenger

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page

 Topics   Replies   Author   Views   Last Post 
Announcement
No new posts Restorante:Guzhinier - Kamarier - Shites Keshilla per kuxhine
Jan disa keshilla por mund te vihen edhe keshillat e juaja.
4 Ria 2299 Re: Keshilla per kuxhi...
 Mon Oct 27, 2008 10:37 AM 
King_DJ View latest post
Normal
No new posts Trupi dhe Shendeti 300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet 4 Barbie 7753 Re: 300 keshilla mjeke...
 Mon Sep 28, 2009 02:46 PM 
Konti. View latest post
No new posts Mjeksia Luftimi i disa Semundjeve.
300 lloje Semundjesh
0 Konti. 2863 Luftimi i disa Semundj...
 Sun Oct 26, 2008 01:36 PM 
Konti. View latest post
No new posts Politike dhe Aktualitet Disa fjale per Kosoven
[ Go to pageGo to page: 1, 2 ]
18 HEN-RI 4436 Disa fjale per Kosoven
 Wed Feb 20, 2008 03:37 PM 
vampira View latest post
No new posts TEMA TE NDRYSHME Disa fjale per forumin dhe shoqrine ketu...
Hap zemren shkruja mos ki frik
[ Go to pageGo to page: 1 ... 3, 4, 5 ]
42 sejo 7111 Re: Disa fjale per f...
 Fri Jan 25, 2008 08:43 AM 
chiquita View latest post
You cannot post new topics in this forum
You can reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You can download files in this forum


Rregullorja |Ndihme Online |Grupet e Forumit | Lajmet| MeeMira.com | WebAlbania.com | AlbMark.com | Akullore-Chat.com | BestDialog.com

Webalbania.com eshte themeluar me 28 nentor 2004.Qellimi i ketij websiti eshte bashkimi i shqiptareve nga e gjithe bota.Kerkon te jete per antaret e saje nje vend argetues,informues,edukues,patriotik.Jo vetem kaq,por di te respektoj dhe mirepres mysafiret e huaj.Ky websit ruan me fanatizem personat te cilet kane kontribuar ne mbarvajtje,jo vetem kaq ,por kujton dhe momente ne ndryshme te aktivitetit.Per me shume mund te hidhni nje sy ne librin e historise...
Interactive software released under GNU GPL, Code Credits, Privacy Policy