webalbania mp3 ne shqip
mp3 ne shqip

Forum Shqiptar - Shqiperia - Albania - Politike dhe Aktualitet - Lajmet - BERISHA SHPORRU

BERISHA SHPORRU
Komente rreth lajmeve
Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page
View previous topic :: View next topic
Author Message
The following users give thanks for this topic Anonymous - Sat Mar 22, 2008 05:27 PM
Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 02:57 PM
Reply with quote

Ju lutem vizitoni sitin BERISHA SHPORRU dhe kërkoj nga administratorët të vendosin edhe kodin që të jetë edhe një link me këtë sit qe kodi të integrojë edhe faqen webalbanias!
Faleminderit


berishaik.com http://berishaik.com/
Kerciti ne 97-ten kallashi
se ishte ne qeveri Sali bimbashi
dhe ne 2005 u kthye perseri
se kishte etje per tragjedi
nuk je burre ti o Vampiri SALI
qe nuk pyete per gra e femij
per ty rendesi ka te vjedhi qeveria
pa se rruan se u shkrumbu Shqiperia
ti nuk ke gjak shqiptari
por instikte grabitqari
me ty ne jemi ne rrezik
PRANDAJ O SALI IK !


Pjese e shtuar nga Roni:Per ata qe nuk e dine mire.
Marr nga Balkanweb


TRAGJEDIA E GERDECIT MINUTE PAS MINUTE

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha.

Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona
“Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona” thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani.


Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. “Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin “Druri i bukur”. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet” shprehet Korriku.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve
Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.

PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.

Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
“Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi. Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme

Ende kater vatra shperthimi
Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart.

Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit.

Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.

Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur.

Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera
Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit.

Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme
Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire.

Ne depo nuk ka raketa toke-toke
Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t'u çmontuar nga ekipet e specializuara.

Nxirren 4 viktima nga tunelet
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se deri tani Forcat Speciale kanë nxjerrë nga vendi i ngjarjes 4 viktima. Po punohet për të nxjerrë sa më shpejt të plagosurit

Gazetari nga vendi i ngjarjes: Kontaktet tregojne se pritet te aktivizohet nje tjeter rakete
Gazetari yne nga vendi i ngjarjes deklaron se kontaktet e deritanishem tregojne qe pritet te aktivizohet nje tjeter rakete, e cila mund te rrezikoje jeten e personave qe ndodhen akoma ketu. “Un jam afer me disa banore dhe shikoj njerez qe mundohen te afrohen prane banesave, per te afermit e tyre. Shperthimet nuk kane te mbaruar ndersa nje ekip i RENEA-s vazhdon me nderhyrjet e tyre. Bbanoret futen ne disa tunele te ushtrise qe ndodhen larg vendit te ngjarjes. Gjithashtu helikoptere te policise, ministrise se Mbrojtes jane duke patrulluar. Eshte nje situate alarmante qe nuk dihet se kur do perfundoje jane me dhjetra banesa te fshatatit qe jane te gjitha te demtuara do te behet nje krehje e dyte te zones per te pare nese do te kete ende banore. Tashme vazhdojne operacionet ne terren por eshte e pamundur qe te afrohesh“, tha gazetari.

Nuk percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo, territori i godinave eshte sheshuar

Ka nje rrezik teper te madh per vazhdimin e shperthimeve. Sipas gazetarit tone ne vendin e ngjarjes, Gerti Xhaja deklaron se nuk mund te percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo. Nderkohe qe eshte nje situate teper e rende dhe cdo gje eshte sheshuar aty ku mendohet se ka patur godina ushatarke me municion. Eshte ngritur nje Shtab Emergjence ne vije ajerore 3-4 km nga vendi i ngjarjes. Nderkohe mesohet se nurmi i viktimave shkon te pakten deri ne 93 persona. Tashme autostrada Tirane-Durres eshte teresisht bosh dhe ne te jane vendosur mjetet ndihmese, zjarrefikese dhe autoambulanca. Tashme banoret vazhdojne te futen ne tunele. Gjithcka eshte gati per emergjence por eshte e pamundur nderhyrja.

Spitali i Durresit ben thirrje per gjak
Mjeket e Spitalit te Durresit bejne thirrje per te ndihmuar me gjak pasi ne kete spital ka mungese te theksuar te sasise se gjakut. Ne lidhje me kete mjeket kerkojne ndihmen e te gjithe opinjonit publik per te dhuruar gjak per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec.

Berisha: Viktimat, punonjes ne depon e municionit
Kryeministri Berisha vijon vizitat e te plagosurve qe gjenden ne spital ne kryeqytet. kreu I qeverise ka thene per mediat se “deri tani nuk ka konfirm per viktima, pervec atyre qe kane qene duke punuar ne depo duke cmontuar municione”. Kryeministri shtoi se jane qindra te plagosur, deri tani mbi 150, nga te cilet 4 ne gjendje te rende.

Presidenti Topi viziton të plagosurit në QSUT
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot pasdite të plagosurit e shtruar në Pavionin e Djegies Plastike të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.Në këtë Pavion, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, të shoqëruar edhe nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj dhe Shefi i Pavionit,Dr. Gjergj Belba, u interesuan për gjendjen e të plagosurve, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe u uruan atyre shërim të shpejtë duke i sigurur njëkohësisht edhe familjarët e tyre që të gjitha strukturat shtetërore janë duke punuar me shumë profesionalizëm dhe kujdes për kapërcimin e situatës së krijuar nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, pranë Vorës.

Rama: Do te punojme bashkarisht per ngjarjen
Kryetari I PS Edi Rama shprehet se ngjarja ka marre permasat e nje tragjedie. Pas vizites qe u beri te plagosurve qe gjenden ne Tirane, Rama tha se forcat politike do te punojne sebashku per te realizuar me te miren. “Ka te plagosur rende dhe te plagosur lehte. Une bashkoje lutjen time me te gjithe shqiptaret” tha Rama.

Italia, e gatshme per ndihme
Italia èshte e gatshme te ndihmoje Tiranen per te ndihmuar Tiranen per te perballuar gjendjen e emergjences. Nje delegacion ushtark italian me baze ne ambasaden italiane eshte gati te nderhyje.

Kavalishenca e Durresit vihet ne gadishmeri te banoreve te evakuar

Gazmend Janku, gazetari i “News24”, deklaron se shperthimet vazhdojne ende dhe nderkohe helikopteri patrullon perreth zones. Patrullat kane konfirmuar qe ne kodra perreth fshati ka ende banor te cilet jane larguar per ti shpetuar shperthimeve ndersa ende degjohen shperthime. Nuk dihet fati i te afermve qe kane qene afer zones. Helikopteri po zbret serisht ne qender Vore per te derguar te tjere te plagosur ne spital. Helikopteri ulet ne nje vend te improvizuar te rrethuar nga ambulanca. Tashme evakuimi eshte bere, te gjitha banesat jane te braktisura dhe te demtuara. Tashme po behen te gjitha perpjekjet nga forcat e ushtrise ne vendin e ngjarjes per te qetesuar situaten po shperthimet e njepasnjeshme vazhdojne. Banoret bejne te ditur se ka te vdekur te tjere te cilet nuk dihet se ku jane. Nderkohe vihet ne gadishmeri Kavalishenca e Durresit ne favor te banoreve te evakuar nga banesat e tyre.

Kryeministria: Te vihet ne gjendje gatishmerie godina e Konvalishences ne Durres
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha u ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të vënë në gjendje gatishmërie godinën e konvalishencës në plazhin e Durrësit, si dhe ambiente të tjera për të strehuar popullsinë të evakuuar nga vendngjarja e zona përreth.

Tragjedia, flet punetori fabrikes i mbijetuar nga shperthimi
Punonesi i fabrikes Kadri Meci, i mbijetuar nga shperthimi flet per “News24”:
“Isha brenda fabrikes, kam punuar qe ne fillim brenda asnje nuk di te tregoje sepse nuk dihen numri i te lenduarve. Une punoja per cmontimin e artilerise, e cila eshte nje pjese e punishtes. Une kam qene 200 m larg nga vatra e shperthimit keshtu qe shpetova por nuk arrij ta percaktoj se sa ka qene numri i te vdekurve. Ka qene nje numer i madh i personave te pranishem ne momentin e shperthimit. Shperthimi ka qene teper i shpejte dhe njerezit jane gjymtuar dhe nuk kane mundur ti shpetojne te gjithe. Di qe stafi drejtues puntore kane qene te pranishem. Eshte shkaterruar gjithcka ne seri nga porta kryesore e deri ne fund ku kane qene te grumbulluar materialet. Gjithcka ka qene mbijetese kush ka mundur eshte larguar. Une rash nje here pa ndjenja dhe me pas mora veten dhe nuk munda te merrja vesh se c’po ndodhte. Nuk e di se cfare ka ndodhur me pjesen tjeter qe ishin te pranishem ne depo. Jam terhequr zvarre deri sa munda te shpetoj. Brenda ka patur kalibra te ndryshem te municioneve”, deklaron punetori i mbijetuar Kadri Meci.

Kosova dhe Franca shprehin solidaritet
Kryeministri ka pasur një telefonatë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili shprehu të gjithë mbështetjen dhe keqardhjen e tij të thellë dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë ngjarje tragjike dhe solidaritetin e plotë vëllazëror me qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe gjithë Shqipërinë. Kryeministri Berisha ka marre një telefonatë nga ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner. Zoti Kushner i ka shprehur Kryeministrit Berisha të gjithë mbështetjen e qeverisë franceze për vendin tonë, si dhe ngushëllimet dhe solidaritetin e tij dhe të Presidentit Sarkozi për qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe me Shqipërinë. Kryeministri Beridha falënderoi ministrin Kushner dhe Presidentin Sarkozi për mesazhin dhe solidaritetin e tyre.

Vijojne te vijne te plagosur ne spitalin Ushtarak
Vazhdojne te vijne te plagosur ne Spitalin ushtarak ne Tirane. Deri para pak caste kane ardhur ne kete spital 3 persona. Jane marre te gjitha masat dhe eshte ngritur nje ekip mjekesor i perforcuar. Jashte ambjenteve te spitalit situata eshte disi e tensionuar pasi shume persona qe gjenden atje jane te frikesuar e te tensionuar. Te gjithe kerkojne te dine me shume per te afermit e tyre.
Nderkaq spitali ka nxjerre listen e personave qe jane shtruar e qe po u jepet sherbimi shendetesor.


Berati, Gjirokastra dhe emigrantet shqiptare ne Greqi te gatshem te dhurojne gjak

Ambasada amerikane po ndjek ne menyre intesive dhe e shokuar zhvillimet mbi tragjedine teper te rende ne Gerdec. Ata bejne te ditur se mendimet dhe zemrat e popullit amerkane jane me popullin shqiptare. Nderkohe qe tashme do te shihet dhe cfare ndihme do te ofrohet nga vendet homologe ne keto momente te veshtira te ketij aksidenti te tmerrshem dhe teper tragjik. Gjithashtu mesohet se nga Berati dhe Gjirokastra njerezit jane te gatshem te dhurojne gjak. Po keshtu edhe nga Greqia te gjithe shqiptaret jane ofruar per te dhen gjak per personat e mbijetuar. Ne kete dhimbje shtohet edhe Kosova e cila ka vendosur te ndihmoje duke dhene gjak.

Kosove, QKTGJ apel qytetareve te dhurojne gjak per te plagosurit e tragjedise
Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut ne Prishtine u ka bere apel te gjithe qytetareve te Kosoves qe te shkojne per te dhuruar gjak per personat e plagosur, si pasoje e shperthimeve te depos se municionit ne Gredec te Vores, ne afersi te Tiranes. Lajmi eshte bere i ditur nga media kosovare “Kosovapres” vetem pak minuta me pare.

Ngjarja ne Gerdec, ministri i Jashtem maqedonas niset drejt Tiranes
Maqedonia shpreh solidaritetin e saj per ngjarjen e rende te nodhur ne Gerdec. Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonise bejne me dije ministri I Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski eshte nisur per ne Tirane, ku pritet te mberrije per rreth 45 minuta. Ai do te shkoje ne spitalin ushtarak per te dhuruar gjak ne shenje solidariteti per ngjarjen e rende.

Qytetaret e Tiranes ne spital per te dhuruar gjak
Qytetaret e kryeqytetit i pergjigjen thirrjes se ministrit te Shendetesise, Ndoka per te dhuruar gjak. Shume persona jane mbledhur ne QSUT, ku pasi kane plotesuar formularet perkates jane duke pritur ne rradhe per te dhuruar gjak. Nderkaq ne spital jane duke u organizuar ambjente te tjera per akomodimin e personave qe duan te te dhurojne gjak, duke qene se ato po shtohen nga casti ne cast.

KE, Lohan i percjell ngushellimet per ngjarjen kryeministrit Berisha
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se ambasadori i Komisionit Europian Helmuth Lohan i ka telefonuar Kryeministrit Berisha për t'i përcjellë ngushëllimet e tij dhe të Komisionit Europian për ngjarjen tragjike, si dhe gatishmërinë e KE për të akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kryeministri Berisha e falënderoi me mirënjohje Ambasadorin Lohan për ngushëllimet, si dhe për solidaritetin e tij dhe e siguroi se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me KE për zhvillimet e mëtejshme.

Gerdec eshte ulur intesiteti i shperthimeve, mberrijne forcat e “Genios”
Ne baze te lidhjes telefonike me gazetaren e “News24” ne vendin e ngjarjes behet e ditur Albana Qehajaj mesohet se tashme intesiteti i shperthimeve ka rene. “Tashme situata duket disi e stabilizuar pasi eshte ulur intesiteti i shperthimeve. Situata po vjen drejte normalizimit edhe pse shperthimet vazhdojne te jete ne ccdo 3 -4 minuta kur me pare ishin cdo 1 sekonde. Aktualisht kane mberritur forcat e “Genios“ te cilet jane pajisur me aparatura perkatese. Ka disa konteniere me barut dhe po merren masa qe te mos shperthejne. Jane pikerishte forcat e Genios do te bjene te mbudur mos shperthuimin e tyre nderkohe qe ne duhet te largohemi sepse pritet nje shperthim i madh. Informacioni qe kemi jane shume te rezevruara dhe gjithcka qe kemi jane ne biseda konfidenciale me forcat e RENEA-s dhe te “Genios”. Pikerisht keto informacione na kane thene qe te largohemi sepse ka kontenier me barut. Tashme ushtaret e RENEA-s jane shperndare ne zone per te gjetur banoret. Ne zone nje banori gruaja i punonte aty dhe mesohet se ka shume familjare qe kane humbur pjesetare te familjes me zonen e shperthimit. Ne te gjithe zonen nuk ka asnje banore jo vetem ne Gerdec por edhe ne qytetin e Vores. Deri para 30 min, numri i shperthimeve ka qene shume i madh dhe teper shqetesuese por forcat e “Genios” po mundohen te hyjne ne 4 kontenieret te cilet jane shume afer zones se shperthimit. Ne baze te informacioneve te banoreve te zones mesohet se atje ka pasur dhe lende helmuese. Nderkohe tashme jane anuluar fluturimet rrreth zones se Gerdecit”, tha gazetarja.

Gerdec, gjendja paraqitet kaotike
Eshte kaotike gjendja ne Gerdec dhe rrethinat perreth. Aty vazhdojne shperthimet, edhe pse me intesitet me te ulet. Nderkaq panorama shfaqet prekese. Prinder qe kerkojne femijet, vellezer qe kerkojne motrat, apo anasjelltas, te gjithe ne gjendje te traumatizuar. Zona eshte e gjitha e evukuuar dhe gjithcka te jep pershtypjen e nje zone qe fillon e qetesohet pas nje bombardimi. Shtepite jane te braktisura, si ne Gerdec dhe ne zonat perreth, nderkohe qe pritet qe te gjithe te mbeturit pa cati te strehohen ne zonen e Kavalishences ne Durres, apo dhe zona te tjera qe do te ngrihen nga Shtabi i Emergjences.

Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka lende kimike dhe as raketa ne Gerdec
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk ka lende kimike dhe as raketa ne depon e municioneve ne Gerdec. Pas njoftimeve per ekzistencen e lendeve kimike dhe raketave ne kete depo, ministri ka hedhur poshte gjithccka duke thene se nuk ka as lende kimike dhe as raketa ne ate depo. Nderkohe qe deklarohet se nese do te ekzistonin elemente te tille atehere do te kishte te tjera pasoja dhe permasat e tragjedise do te ishin edhe me te medha. Ne kete pike ministri deklaroi se banoret mund te jene keqkuptuar kur kane njoftuar per ekzistencen e ketyre elementeve.


Ivanaj: Ne QSUT 5 persona ne gjendje kritike
Situata ne QSUT, ku kane mberritur nje numer i konsiderueshem te plagosurish nga fshati Gerdec dhe rrethinat perreth, eshte e perballueshme. Zevendes ministri I Brendshem Arben Ivanaj shprehet se ne spital jane 29 te shtruar, nga te cilet 12 ne gjendje te rende dhe 5 te tjere ne gjendje kritike per jeten. “Kemi nje ekip psikologesh per te marre nen ngarkim familjaret per problemet psikologjike te familjareve” tha Ivanaj. Ai u shpreh se deri tani ne morgun e ketij spitali nuk ka asnje trup viktime nga shperthimet.
Numri 2 i shendetesise falenderoi qytetaret qe iu pergjigjen thirrjes se ministrise per dhurim gjaku.

Kryeministria: Ne momentin e shperthimit ne fabrike kane qene 110 punetore
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Po bëhen përpjekje për t’u identifikuar një nga një të gjithë punëtorët, por situata është e vështirë dhe vazhdojnë shpërthimet.

Nxirren nga tuneli ne Gerdec 25 banore
Forcat e Ndërhyrjes së Shpeshtë dhe të Mbrojtjes Civile nxorën nga një tunel në afërsi të vendngjarjes 25 banorë të zonës, ndër të cilët ndonjë edhe me plagosje të lehta. Transporti i tyre u krye me helikopter.

Forcat e Xhenios gjejne trupin e nje te plagosuri
Repartet e Xhenios dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, për shkak të shpërthimeve që vazhdojnë. Puna po vazhdon intensifikisht

Gjendja e tragjedise ne oren 18:15
Gazetari i “News24”, Gazmend Janku ne nje lidhje ne afersi te vendit te ngjares ka pershkruar gjendjen ne oret e mbasdites: “Ora shenon 18 e 15 min dhe shperthimet ende vazhdojne, nuk jane ne intesitetin e meparshem dhe ende qarkullojne autoambulanca dhe helikoptere perreth zones ku ka ndodhur shperthimi. Persona qe kane qene ne zonen e izoluar dhe qe nuk kane mundur te shpetojne jane larguar ne kodrat perrteh per ti shpeetuar shperthimeve. Momentalisht mund te themi qe ka nje ulje te intesitetit por asgje s’mund te thuhet me siguri. Ne qender te Vores apartamentet jane me drita te fikura dhe banoret jane evakuar dhe nje pjese e tyre jane vendosur ne Kavalishencen e Durresit e vene ne dispozicion nga qeveria per banoret e evakuar. Nuk dihet sasia e municioneve dhe e barutit qe mund te kete mbetur e pa shperthyer eshte e veshtire se cfare do te ndodhe perderisa ekspertet nuk i afrohen dot vendit te ngjarjes“ tha gazetari.

Shkon ne 203 numri i te plagosurve
Ministria e Shendetesise ben me dije se numri i te plagosurve te mberritur ne spitale ka shkuar ne 203, nderkohe qe sipas ministrit Ndoka numri I te vdekurve kap shifren 5. te gjitha viktimat sipas ministrit jane persona qe punonin ne depo.


Deputetet e PS dhurojne gjak
Thirrjes per dhenie te gjakut i jane pergjigjur deputetet socialiste, madje grupi i deputeteve i ka propozuar kryetares se Kuvendit Topalli, ngritjen e nje structure emergjence per dhenien e gjakut ne mjediset e Kuvendit. Ndersa jane nisur per ne QSUT, drejtues dhe anetare te PS se deges se Tiranes, drejtuese te forumit te gruas dhe te FRESH, jo vetem te Tiranes por te te gjithe vendit kane shprehur solidaritetin ne kete ngajrje teper shokuese dhe tronditese duke dashur ti vijne ne ndihme te gjithe te plagosurve duke dhuruar gjak ne ambjentet e kesaj qendre spitalore.

Riaktivizohen shperthimet ne depot e Gerdecit
Gazetarja nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se kemi nje riaktivizim te shperthimeve ne Gerdec. Nderkohe mesohet se jane plot 203 te plagosur, te gjithe punojnes qe kane ber cmontimin e predhave. Forcat e RENEA-s kane nxjerre 2 persona te vdekur nga vendi i shperthimit. Personi eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur shume prane hyrjes rreth 25 minuta pasi ka ndodhur shperthimi. Vazhdon nje tjeter shperthim dhe ne keto momente pamjet qe vine nga vendgjarja jane shum tronditese. Nuk kemi ende te vendosur nen kontroll situaten dhe kjo tregon gjendjen akotike. Sipas informacioneve te ushtrise pritet te kete shprethime te rrezikshme. Forcat komando jane ne fshat por ne nje zone te larguar nga zona e shperthimit. Ka ende pjese te territorit te pakontrolluar ndersa forcat e “Genios” po largohen me shpejtesi per te mos qene ne zonen e shperthimit. Banoret e Prezes jane te futur ne bunkeret e ndertuara dikur ne kohen e luftes. Nje numer shume i madh njerzish jane te coroditur, dhe mundohen te largohen per te qene sa me larg shperthimit te fuqishem. Tymi i dale nga shperthimi ka qene ne formen e nje kerpudhe qe te rikthente ne kujtese pamjet e Hiroshimes.

OSBE, Bosch mesazh ngushellimi kryeministrit Berisha
Ambasadori i Zyrës së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch i ka dërguar Kryeministrit Berisha një mesazh ngushëllimi, në të cilën shprehet: "Në lidhje me ngjarjen tragjike të ditës së sotme, në emër të OSBE-së së ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe për mbarë popullin shqiptar. Unë dhe ekipi im ju ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë për këtë tragjedi," përfundon mesazhi i ambasadorit Bosch.

Ne fabrike punonin rreth 200 punetore, pjesa me e madhe femra
Ne depon e armatimit ne Gerdec mesohet te punonin rreth 200 punonjes ku pjesa me e madhe ishin femra. Gjithashtu mesohet se keta punonjes mes te cileve edhe nje numer i konsiderueshem femrash punoninaty prej nje me shume se nje viti. Nderkohe mesohet se predhat jane te shperndara kudo dhe gjithashtu shume shtepi jane te shkaterruara. Shperthimi i dyte ka ndodhur 15 minuta me pare. Njekohesisht mesohet se jane rreth 10-15 ambulanca te cilat jane ne pritje.

Greqia: Kemi gati 2 spitale ne Janine per te pritur te plagosurit
Ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe homologia e tij Dora Bokojani kane konfirmuar gadishmerine e Greqise per te pritur te plagosurit nga shperthimi i Gerdec. Sipas Bokojanis jane 2 spitale ne Janine te cilat jane ne gadishmeri te plote per te pritur te palgosurit nga shperthimi. Nderkohe pritet nga momenti ne moment trasportimi i 8 personave te cilet mendohet te jene ne gjendje me te rende.

Rinisin shperthimet e fuqishme ne Gredec
Intesifikohe shperthimet ne Gerdec. Korrespondentet tane nga terreni informojne se me renien e erresires situata eshte perkeqesuar dhe zona eshte e rrethuar nga tymi. Ne zone ka patur serish 2 shperthime te fuqishme. Nga ana tjeter forcat e ushtrise I kane kerkuar te derguarve te medias ne vengjarje te largohen nga zona, pasi eshte dhene alarmi per shperthime te tjera. Sipas korrespondentes tone Albana Qehajaj ka patur nje perqendrim te forcave te RENEA-s ne zonen perreth Gerdecit, ndersa vihet re nje shtim I numrit te kalimit te automjeteve edhe ne autostrade. Nga shperthimi pjese predhash te shkateruar e kane kaluar fshatin, por ka dhe predah te tjera te paplasura e te rrezikshme.

Mberrin ministri i jashtem maqedonas, Spitali: Prej 30 min nuk ka ardhur asnje i plagosur
Burimet spitalore bejne te ditur se prej 30 minutash ne spital nuk eshte paraqitur asnje i plagosur. Te gjithe vendet fqinje kane premtuar ndihmen e tyre per Shqiperine ne lidhje me ngjarjen tragjike te shperthimit ne Gerdec. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ministri Lulezim Basha dhe Nard Ndoka te cilet kane thene qe kjo ndihme do te nise qe diten e neserme. Nderkohe ministri jashtem i Maqedonise Antonio Milloshovski ka qene ne nje vizite pak me pare ne Tirane. Ai ka vizituar spitalin dhe ka premtuar ndihme si ne shenje te fqinjesise se mire. Gjithashtu ndihme ka ofruar edhe Zvicra per te transportuar nje pjese te pacienteve per nje ndihme me te specializuar. Nderkohe mesohet se ne spitalin “Nene Tereza” ka te plagosur me diegie dhe probleme ne sy.

Karamanlis dhe Gruevski, ngushellime kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamnlis. Gjatë kësaj bisede, Kryeministri Karamanlis i shprehu Kryeministrit Berisha ngushëllimet e sinqerta të tij dhe të qeverisë greke për viktimat si dhe solidaritetin e plotë të qeverisë së tij dhe të mbarë popullit grek për qeverinë shqiptare dhe mbarë shqiptarët. Kryeministri Karamanlis në bisedën telefonike theksoi se i ka kërkuar me urgjencë të gjithë ministrave të qeverisë së tij për të vendosur kontakte me homologët e tyre shqiptarë për të ndihmuar në këtë ngjarje të dhimbshme. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë të tij dhe qeverisë së tij për ndihmën dhe solidaritetin.
Gjithashtu Kryeministri Berisha ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski. Zoti Gruevski i shprehu zotit Berisha ngushëllimet më të thella si dhe siguroi gatishmërinë e plotë të qeverisë dhe vendit të tij për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe Shqipërinë në këto momente të vështira. Kryeministri Berisha e falënderoi kryeministrin Gruevski dhe i shprehu mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën për kapërcimin e pasojave të kësaj tragjedie.

Kavaleshenca ne Durres kapacitet te mjaftueshem per banoret

Kavaleshenca ne Durres ka kapacitet te mjaftueshem per ndihmen e te evakuarve. Sipas tyre Kavaleshenca ka 400 shtreter te cilat jane vene ne dispozicion te banoreve. Gjithashtu ka edhe nje mjek roje te cilet do jete ne sherbim te personave. Personat do te qendrojne ne Kavalishencen e Durresit derisa shteti te marre masa pasi shtepite e tyre jane te shkaterruara.

Policia, numer pa pagese per cdo emergjence
Shtabi i Emergjencë për çdo emergjencë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit 129, të sallës së Qendrës Operative.

QSUT, mberrijne ne morg dy autoblinda dhe nje ambulance

Vetem pak minuta me pare kane mberritur ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane dhe pikerisht ne morgun e saj dy autoblinda dhe nje ambulance. Nderkohe korespondentja jone atje ben te ditur se ende nuk eshte bere e ditur numri real i viktimave qe kane mberritur. Nderkohe qe konfirmohet se tre vendet e huaja, Greqia, Italia dhe Zvicra do te ofrojne ndihmen e tyre.

Helikopteri i KFOR sjell ne Shqiperi gjakun e dhuruar nga Kosovaret

Ka mberritur ne Shqiperi gjaku i dhuruar nga kosovaret per tragjedine e Gerdecit ku mendohet te jene plagosur rreth 203 persona dhe te kene vdekur disa te tjere. Behet fjale per dhurimin e plot 300 dozave te gjakut dhe 100 doza plazem. Gjaku ka ardhur ne Shqiperi me nje helikopter te KFOR-it dhe tashme pritet qe tu vije ne ndihme te plagosurve ne spitale.

Eshte rrafshuar gryka mes dy kodrave ku kane ndodhur shperthimet

Nga korespondentja jone nga vendi i ngjarjes behet e ditur se dy kodrat mes te se cilave ka ndodhur shperthimi jane rrafshuar teresisht. Nderkohe qe pjesa e tymit duke se jane nga shtepite e djegura te cilat kane qene afer zones se shperthyer. Gjithashtu qe mesohet se ne shperthimin ne Gerdec ka humbur jeten edhe nje grua e cila eshte bere e ditur nga burri i saj. Ky i fundit ka qene duke shkuar afer vatres se shperthimit per ti cuar buken gruas se tij por ka mundur te shpetoje. Nderkohe qe gruaja e tij nuk ka mundur te shpetoje. Nderkohe mesohet se vazhdojne shperthimet dhe forcat e ushtrise jane ne afersi te fshatit . Shtepite nje kateshe jane teresisht te shkaterruara ndersa ndertesat 2 dhe 3 kateshe jane te shkaterruara pjeserisht por te pabanueshme pasi banoret jane evakuar.

Banoret neper bunkiere, ne turnin e pare gjendeshin 110 punetore

Zona eshte teresisht e pabanueshme ndersa mesohet se jane 180 shtepi te shkaterruara ku 80 jane plotesisht te pabanueshme. Ndersa neper bunkiere gjenden familjare te cilet kane gjetur te vetmin vend strehimi per te shpetur. Gazetarja jone ne terren ka thene se nga deshmite e banoreve mesohet se turni i pare ne uzine ishin prej 112 peronash te cilet paguheshin me nga 100 dhe 1500 leke te reja ne muaj. Vetem turni i pare gjate diteve te javes ka 110 persona ne pune. Jane disa ushtare qe kane aparatura qe do te vijezojne zonen e rrezikur ndersa eshte nje numer i madh i forcave te Genios te cilet kane mundur te hyjne deri ne 5 min larg vendit te ngjarjes. Ata kane vendosur barrela, tabela sinjalizuese dhe shirita per te ndare zonen e rrezikshme.

Ahmeti ngushëllon presidentin Topi për tragjedin e Gërdecit

“Me shqetësim dhe vëmendje të veçantë përcjellim fatkeqësinë që ndodhi në Gërdec dhe ndjejmë e ndajmë dhimbjen me Ju edhe për faktin se përveç dëmit të madh material kanë humbur jetën dhe janë plagosur qytetarë shqiptar. Jemi thellë të bindur se institucionet e vendit dhe gjithë populli shqiptarë do ta kalojmë bashkërisht këtë tragjedi të madhe. Ju lutem zoti President të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe njëherit ua përcillni familjarëve të viktimave ndjenjën e pikëllimit dhe ngushëllimet e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, thuhet në telegramin ngushëllues.

Mberrin ne Spitalin Ushtarak gjaku i dhuruar nga kosovaret, helikopteri veshtiresi ne ulje

Ka mberritur ne Spitalin Ushtarak gjaku i dhuruar nga shtetasit kosovare per te plagosurit e tragjedise se Gerdecit. Sipas gazetares sone atje mesohet se gjaku shoqerohej nga Keshilltari i Kryeministri Hashim Thaci. Nderkohe qe perseri informohet per nje gjendje kaotike ne kete spital pasi ka paciente, megjithate ata jane jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu mesohet se helikopteri i KFOR-it ka patur veshtiresi ne ulje nga shkalla e erresisres.

Bilancet e reja te ministrise se Shendetesise per shperthimet ne Gerdec

Shtohen shifrat e te plagosurve nga shperthimet ne depon e Gerdecit. Sipas ministrise se Shendetesise shifrat e reja kane tregojne 244 te plagosur nderkohe qe ende nuk dihet per numrin e viktimave. Plot 145 prej ketyre te plagosurve te cilet kane nevoje per mjekim te vazhdueshem jane ne Spitalin ushtarak dhe 55 te plagosur jane ne QSUT. Aktualisht spitali i Shkodres eshte ne gadishmeri te plote. Njekohesisht ne gadishmeri eshte edhe Spitali i Gostivarit. Ne spitalin e QSUT te plagosurit ndodhen ne repartin e diegies, dersa familjaret jane ne ankth dhe skane njoftim se cpo ndodh me familjer aty brenda. P keshtu njoftohemi se urgjenca kirurgjikale eshte e qete. Nderkohe mesohet se 7 persona ne repartin e diegies jane ne gjendje mjafte kritike per jeten, tashme mjeket po bejne te pamunduren per ti mbajtur ne jete, megjithate ata duhet te transportohen jashte shtetit. Situata ne reaprtin e diegies paraqitet e ngarkuar.

Deklarata e pare zyrtare e ministrise se Mbrojtjes: Shkaku ende i pakonfirmuar

1 Mije Forca Ushtarake, Te Shoqeruara Me Mjete, Si Autoblinda, Ambulanca, Zjarrfikese Dhe Mjete Te Tjera Transporti Vazhdojne Te Operojne Ne Zone

Zv.shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneral brigade Agim Lala, komunikoi para gazetareve te medias nje deklarate per shtyp lidhur me ngjarjen e rende te ndodhur sot ne mesdite ne Gerdec dhe per masat e marra per perballimin e situates se krijuar.Objekti ushtarak i Gerdecit aktualisht sherben si qender grumbullimi dhe demontimi i municioneve te teperta, te cilet ishin pergatitur dhe po demontoheshin. Strukturat e Ministrise se Brendshme, te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Ministrise se Shendetesise izoluan vendin e shperthimit dhe bene te gjithe perpjekjet e mundshme per te transportuar ne menyren me te shpejte te plagosurit, te cilet u percollen me shpejtesi ne spitalet e kryeqytetit. Ekspertet tane ushtarake, pas verifikimit te vendngjarjes, konfirmojne se nga ora ne ore shperthimet kane ardhur duke u pakesuar.Forcat e Armatosura, pavaresisht rrezikut, kane depertuar deri ne vatren e shperthimit. Kane evakuar te plagosurit ne vendngjarje dhe popullaten civile ne zonen e rrezikuar. Me keqardhje, deklarojme se deri tani jane gjendur 4 trupa te pajete, te paidentifikuar dhe 143 te plagosur. Nga te plagosurit 84 jane te lenduar lehte dhe pas mjekimit jane transportuar ne shtepite e tyre, 32 jane te shtruar ne spitalin ushtarak, tre prej te cileve ne gjendje te rende, ndersa 10 te plagosur te tjere jane shtruar ne kliniken e djegieve ne spitalin civil, ne gjendje te rende. Po punohet qe shtate prej te plagosurve rende te dergohen ne Itali. Aktualisht, rreth 1 mije forca ushtarake, te shoqeruara me mjete, si autoblinda, ambulanca, zjarrfikese dhe mjete te tjera transporti vazhdojne te operojne ne zonen e operacionit me nje rreze rreth kater kilometra, ku jane marre masa te rrepta ruajtje dhe sigurie. Evakuimi i te plagosurve dhe viktimave eshte realizuar me ndihmen e helikoptereve te Forcave te Armatosura, te cilet jane ulur ne vatren e operacionit, si dhe rreth 15 ambulanca te FA. Trupat speciale, Komando dhe te Reagimit te Shpejte dhe ato te Mbrojtjes Rajonale u angazhuan dhe kryen detyra deri ne erresimin e plote. Aktualisht reparte te FA, ne bashkepunim me Policine e Shtetit kane marre ne ruajtje dhe vezhgim te gjithe zonen.Jane vene ne gatishmeri per fjetje dhe ushqim te gjitha ambientet e Shtepise se Pushimit te Ushtarakeve ne Durres , hotelet e Shkollave Ushtarake dhe te gjithe ambientet e jeteses se Brigades se Reagimit te Shpejte. Mjetet e transportit te FA kane evakuar te gjithe njerezit ne nevoje drejt destinacioneve te siperpermendura.

Shpërthimi, Familja Mbretërore Shqiptare shpreh ngushëlllimet familjareve

Në këto momente të rënda të fatkeqësisë mbarëkombëtare, pas incidentit tragjik të shpërthimit të municioneve luftarake pranë fshatit Gërdec të Tiranës, ku pësuam humbje të jetëve të bashkatdhetarëve dhe plagosje të dhjetëra të tjerëve, Familja Mbretërore Shqiptare u dërgon ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Në këto çaste ndajmë me to dhe me të gjithë shqiptarët dhimbjen më të thellë dhe lusim Zotin që të mos kemi më humbje jetësh të vëllezërve dhe motrave tona. Në këto momente, që së bashku dhe me ndihmën e Zotit shpresojmë t’i tejkalojmë, Familja Mbretërore gjen rastin të falënderojë thellësisht të gjitha vendet demokratike që u solidarizuan me popullin shqiptar dhe që kanë ndihmuar konkretisht, apo që kanë shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar në kapërcimin e vështirësive. “Zoti qoftë me ju, me ne, me të gjithë shqiptarët!”, përfundon Familja Mbretërore.

Ne redaksine e “News24” ka mberritur lista e punetoreve te cilet kane patur turnin e punes ne fabriken e Gerdecit gjate dites se sotme. Emrat e punetoreve jane:

Ndërmarrja e transportit

1. Jakup Subashi
2. Ermir Koci
3. Alban Mexhaj
4. Ardian Onuzi
5. Roland Leti
6. Roland Alla
7. Dashamir Kurti
8. Qatip Kurti
9. Adriatik Spahiu
10. Daut Muça
11. Sajmir Hasrama
12. Lirim Palushi
13. Adriatik Balliu
14. Arben Lushi
15. Elidon Alla
16. Julian Muçaj
17. Gëzim Gjata
18. Endri Osmani
19. Besim Canga
20. Zabit Quku
21. Petrit Behari
22. Viktor Kola
23. Zylyftar Ahmeti
24. Shaban Braulla
25. Sadik Sula
26. Ilir Hoxha

Punëtorët e pastrimit të presës

27. Ihane Halili
28. Shaqir Duka
29. Dhurata Halili
30. Aneta Dokushi
31. Alida Dova
32. Adile Zguri
33. Shega Kokici
34. Dafina Muça
35. Nazmie Gjoka
36. Leme Dashi
37. Dylbere Primi

Punëtorët e larjes

38. Lindita Zylfo
39. Arta Primi
40. Zyra Hasa
41. Rajmonda Durda
42. Luiza Durda
43. Shqipe Alhasa
44. Fitnete Alhasa
45. Natasha Alla
46. Liljana Dervishi
47. Ermira Osmani
48. Mirvete Lala
49. Fatime Fejza
50. Etleva Muça

Grupet e demontimit

51. Haxhi Kaca
52. Fitore Kaca
53. Naim Cani
54. Shqipe Cani
55. Pëllumb Sula
56. Bukurosh Sula
57. Lihane Sula
58. Myslym Dova
59. Flora Dova
60. Liri Dova
61. Rushit Cani
62. Lindita Dova
63. Relfie Cani
64. Arben Dova
65. Besnike Dova
66. Vjollca Zguri
67. Kadri Meçe
68. Ratmira Meçe
69. Fehmi Sula
70. Riza Goxhaj
71. Murat Ajazi
72. Fatbardha Rama
73. Thëllënza Gjoka
74. Hysen Cani
75. Jetmir Cani
76. Drita Cani

Berisha: 100 mije tone municione, cmontimi nga private ne kushte te dobeta sigurie

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka dale vetem pak minuta me pare ne nje konference te dyte zyrtare per ngjarjen e Gerdecit. Sipas tij behet fjale per 5 viktima si pasoje e kesaj ngjarjeje, 4 prej te cileve jane gjetur ne vendin e shperthimit. “Shtabi ka mbledhur ne oren 4 te gjithe kryepleqte e fshatrave dhe lagjeve dhe mbi bazat e listes u ka kerkuar te verifikojne banoret. Aktualisht jane ne verifikim e siper cdo gje dhe asgje nuk mund te thuhet me siguri. Tani cdo gje eshte lene dhe eshte shume e veshtire per shak se shperthimet vazhdojne ende. Neser heret do te filloje serisht operacioni I kerkim-shpetimit dhe do te behet nje kontroll I hollesishem I zones”.
Minisutria e Shendetesise ka organizuar me shpejtesi te gjithe potencianlin e urgjences se Tianres QSUT “Nene Tereza” , Spitali I Durresit. Kane ardhur ne vendin e ngjarjes te gjitha zjarrefikeset autoambulanca dhe 10 helikoptere te ministrise se Mbrojtjes. Behet fjale per 5 vkiktima 142 te plagosur rreth 100 te tjere kane marr mjekim te lehte nderkohe qe 12 persona jane ne gjenfdje serioze per jeten. 10 jane te shkalleve te ndryshme dhe 4 te tjere kane dhe trauma te renda dhe plage te renda.
Pyetjes se perse jane punesuar fshatare te zones dhe jo eksperte, kryeministri i Shqiperise i eshte pergjigjur duke thene se ata jane punetore te trajnuar te cilet jane te kualifikuar nga kjo kompani. Berisha deklaroi se mbi bazen e kontrollit te listes nuk ka te punesuar 18 apo 19 vjecare. Sipas tij kane qene kane qene 121 punonjes ne fabriken e Gerdecit. Sipas eksperteve ekspolziontet e medha tashme kane ndodhur. Berisha thote se ekspertet japin garanci se nuk ka vend per ekspolzione te tjera te medha por behet fjale per shperthime me predha te cilat do te vazhdojne te jene. Sasia me e madhe e ketyre predhave jane asgjesuar me shperthimin e dyte dhe nuk pritet te kete nje shperthim te trete.

Kryeministri deklaroi se zberthimi I municioneve eshte nje praktikim i zakonshem. Por me kete qe ndodhi ne do te perpiqemi te gjejme nje ndonje metode tjeter sepse po kaq I rrezikshem eshte edhe trasporti I tyre. Duhet te gjenden rruge me pak te rrezikshme, nuk duhet te kalohet ne zona te banuara me to pasi perbejne nje problem. Ata kane cmontuar 100 mije ton municione nga private te cilet nuk ishin ne kushte te forta sigurie por nuk perjashtoj ndonje gabimin njerezor apo aksidentin. Shqiperia i ka problem municionet dhe jane disa programe dhe jane sugjeruar disa praktika, njera eshte zberthimi dhe tjetra eshte djegia ne nje vend te mbrojtur. Shqiperia duhet te cclirohet prej tyre. Rregulli ka qene qe te behej brenda 2010 dhe ne do te bejme ccdo perpjekje per te arritur kete. Aktualisht nuk ehste evoluar as 1/10 e sasise dhe ne do te studiojme me miqte te zgjedhur per kete rrugen me pak te rrezikshme. Eksplozioni ka ndidhur brenda fabrikes. Aksidente te tilla u ka ndodhur edhe vendeve anetare te NATO-s. Perfundimisht kjo ngjarje do ti neneshtrohet nje hetimi te plote per zbardhjen e plote te saj.

Shefi I sherbimit te urgjences kirurgjikale tregon gjendjen kritike te 7 te plagosurve

Situata shendetesore e disa prej te plagosurve nga tragjedia e Gerdecit te shtruar ne repartin e djegieve plastike ne QSUT eshte mjaft e rende. Ne nje interviste eksluzive per “News 24” shefi I sherbimit te urgjences kirurgjikale doctor Ylli Zicishti tregon se deri ne oret e vona te mbremjes se te shtunes gjendja shendetesore e 7 prej te plagosurve eshte mjaft kritike. Keta persona keta eshte menduar edhe transportimi ne nje spital jashte vendit. Nderkohe nje prej deshmitareve te kesaj tragjedie, Uran Deliu, kerkon qe nepermjet ekranit te “News 24” te informohet per familiaret e tij te cilet nuk rezultojne ne asnje liste te spitaleve.

Spitali Ushtarak, Olldashi: Eshte qetesuar fluksi i te plagosurve

Ne Spitalin Ushtarak eshte qetesuar fluksi i te plagosurve. Sipas Fatos Olldashit drejtor i traumatologjise, mesohet se jane trajtuar 146 raste ku 7 persona jane lenduar mjaft rende. Eshte pergatitur dokumentacioni per te 7 personat te cilet do te dergohen jashte vendit. Nga 146 rastet qe jane trajtuar, 25 prej tyre jane femije dhe pjesa tjeter kane qene te rritur. Gjendjen te shtruar plot 46 vete ne spital pjesa tjeter pasi kane marr ndihmen jane larguar nga spitali. Nuk ka femije per tu trasportuar jashte vendit por behet fjale vetem per te rritur. Akoma nuk eshte percaktuar se kur do te nisen keta persona. Pritet te vije stafi I ekipit grek dhe do te nisen me ate avion qe do te sjelli ky ekip. Pjesa me e madhe e demtimeve te tyre jane ne koke ccka ben te detyrueshme dergimin e tyre jashte shtetit.

Takimi me vendoret, Poni: Vetem 4 te plagosur do te kurohen jashte, 3 te tjeret u permiresuan

Takimi i vendoreve ku kane marre pjese perfaqesues te ministrise se Brendeshme dhe perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe komunaret e zonave afer shpethimit sapo ka perfunduar. Sipas deklarates se dhene ne emer te tyre nga zv/ministri i Brendshem Poni mesohet se 4 persona do te dergohen per kurim jashte vendit pasi 3 te tjeret kane mundur te permiresohen dhe nuk kane nevojen e transansportit.

BDSH, ngushellon per tragjedin e Gerdecit

Çdo shqiptar i Maqedonise me vemendje dhe dhimbje te thelle e percjell dhe e ndjen fatkeqesine e ndodhur ne Gerdec, ne te cilen humben jete dhe u plagosen nje numer i madh i qytetareve shqiptar. Kjo eshte bere e ditur gjate nje deklarate zyrtare te BDSH per mediar.
Duke qene shpirterisht me Ju ne keto momente pikellimi dhe dhimbjeje, me lejoni qe ne emrin tim personal si dhe ne emer te anetareve dhe simpatizanteve te Bashkimit Demokratik Shqiptar t'ju percjelle ngushllimet me te sinqerta per kete humbje tragjike.
Ne kete situate te rrende per popullin shqiptar, Bashkimi Demokratik Shqiptar eshte shpirterisht me Ju dhe me familjet e viktimave. Duke u solidarizuar ne rrugen e ndihmes, se bashku do te mundohemi qe ta tejkalojme kete tragjedi te madhe
QSUT deklaron emrat e personave qe do te nisen per kurim ne Spitalin e Janines

Behen te ditur emrat e personave qe pritet te nisen per nje mjekim te specializuar ne spitalin e Janines. Sipas Qendres Spitalore Universitare ne Tirane mesohet se behet fjale per Ersion Durda 6-vjec, Zylfi Ahmeti 52-vjec, Viktor Nikolli 51-vjec, Qemal Delia 47-vjec, Nafie Laci 37-vjec, Kore Deliu 48-vjec, Resmie Krajna 19-vjec dhe Azem Ameliu 46-vjec. Sipas QSUT pacentët do te shoqerohen nga mjekë grekë nga spitali ku ndodhen aktualisht drejt Spitalit te Janines.



4.jpg
 Description:  
 Filesize:  138.19 KB
 Viewed:  9345 Time(s)




1.jpg
 Description:  
 Filesize:  138.88 KB
 Viewed:  9348 Time(s)





_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis

Last edited by RONI on Mon Mar 24, 2008 12:24 AM; edited 5 time in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 03:05 PM
Reply with quote

Per kete kodin e kishe fjalen ?


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

arti_SH
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

arti_SH

Joined: Feb 13, 2008
Posts: 99
Location: kudo
Karma: +5

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 04:36 PM
Reply with quote

iikkkk Laughing

Back to top
View user's profile

KLEOPATRA
Anetare nderi
Anetare nderi

KLEOPATRA

Joined: Nov 21, 2005
Posts: 5117
Location: NE PALLATIN MBRETEROR
Karma: -84

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 05:51 PM
Reply with quote

sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...


_________________
Sikur lulja pa arome
sikur perla pa shkelqim
ashtu do ngelem une
n,q,s ti nuk je shpirti im


DEDIKUAR ROMELES...
Back to top
View user's profile

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 06:41 PM
Reply with quote

Sirius wrote:
Ju lutem vizitoni sitin BERISHA SHPORRU dhe kërkoj nga administratorët të vendosin edhe kodin që të jetë edhe një link me këtë sit qe kodi të integrojë edhe faqen webalbanias!
Faleminderit


berishaik.com http://berishaik.com/
Kerciti ne 97-ten kallashi
se ishte ne qeveri Sali bimbashi
dhe ne 2005 u kthye perseri
se kishte etje per tragjedi
nuk je burre ti o Vampiri SALI
qe nuk pyete per gra e femij
per ty rendesi ka te vjedhi qeveria
pa se rruan se u shkrumbu Shqiperia
ti nuk ke gjak shqiptari
por instikte grabitqari
me ty ne jemi ne rrezik
PRANDAJ O SALI IK !


Eh cvete ketu more....Berisha ik...e hajde Edi Rama....

Epo le te vihet kryeminister Edi Rama...ky lyrash psikopat qe dikur ushqehesh ne France neper kinemate porno....

Nejse problemi qendorn tek '' Berisha ik''

Sali Berisha dhe Partia Demokratike fituan zgjedhjet ne menyre demokratike,vete Partia Socialiste e pranoi humbjen.Po ai popull ja dha votat qe dikur humbi parate ne 97.
Eshte per te ardhur keq kur shikon se me tragjedine e Gerdecit ''komunistat'' mundohen te rrezojne qeverine ne prag te hyrjes se Shqiperise ame ne NATO....SA TURP!
QE I SHKERDHEFSHA MOTRAT,GRATE,E CI PERMBAN DERA DHE FAREFISI ATYRE KOMUNISTAVE TE KUQ.
KJO PJELLE E KEQE QE VRAU DHE DHUNOI SHPIRTIN SHQIPTAREVE PER 50 VJET ME RRADHE.
Dhe sot ata duan KARRIKE kane etje per post edhe pse e dine se Shqiperia eshte ne prag te hyrjes ne NATO (GJEJA ME E RENDESISHME PER NE SOT) sepse na hap driten jeshile drejt Evropes.

POR ATA DUAN PUSHTET ME TE GJITHA KUSHTET.

KU ISHIN '' SHKERDHATAT'' PARA TRAGJEDISE SE GERDECIT?

PSE NUK KERKUAN LLOGARI EDHE ME PARE?

PERSE KRYEPEDERASTI ILIR META NUK I VIZITOI PERPARA TRAGJEDISE?
---------------------------------------------------------------------------------

Nejse Henri nuk e perdor vulgarizmin ne jeten reale dhe te perditeshme...

por ne keto raste as qingji dhe pula nuk permbahen.


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 06:46 PM
Reply with quote

Dua te them se nuk ushqej simpati per as nje lloj Partie ne Shqiperi dhe as per ndonje politikan.E theksova sepse mbase dikush mendon se une mos jam valle nga Tropoja dhe simpatizant i Berishes.


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 06:50 PM
Reply with quote

KLEOPATRA wrote:
sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...

Sa per sqarim;
Sali Berisha eshte doktorr( mjek) kardiolog...nga me te miret qe nxorri shkolla Shqiptare...mund te jete kriminel,pucist,hakmarres,por kurresesi injorant edhe debil....


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 06:59 PM
Reply with quote

Rreth 20 mijë qytetarë, të drejtuar nga krerët e opozitës, protestuan dje pasdite me heshtjen e tyre ndaj Qeverisë. Ata heshtën në nderim të 21 viktimave që humbën jetët nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec të Vorës. Ndjenja e dhimbjes për familjet e dëmtuara nga kjo ngjarje e tmerrshme ka bashkuar dje krerët e opozitës së majtë, Edi Rama, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Neritan Ceka, si dhe mijëra qytetarë që kanë ndezur shumë qirinj në shkallët e Kryeministrisë. Aty kanë qëndruar vetëm disa minuta, për të pritur ndoshta një dalje të Kryeministrit në ballkon, ndërsa më pas ndaluan edhe disa çaste para selisë së Presidencës. Ashtu siç veprohet në një ceremoni mortore, kortezhi i gjatë i qytetarëve ka marshuar që prej sheshit “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Ata zgjodhën të heshtin, të mos ngrenë flamuj politikë dhe as parulla politike për të kundërshtuar sjelljen e Qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha, të cilin opozita e quan përgjegjësin kryesor për tragjedinë. Turma ka qenë tepër e kontrolluar, por tek-tuk ka pasur edhe ndonjë shpërthim “Poshtë Berisha”, apo “Berisha kriminel”. Ndërsa kanë vendosur qirinj në shkallët para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur edhe një pankartë të madhe, ku lexohej: “Nëpunësi Berisha, në emër të popullit je i pushuar nga puna”. Ndërsa në duar të pjesëmarrësve në marshimin e heshtur, dalloheshin dy parulla të vetme: “Nuk e njohim qeverinë Berisha,
Qeveria ka vdekur” dhe tjetra që shkruante: “Kjo qeveri nuk na jep siguri”, të cilat duket se kanë qenë nisma personale të protestuesve. Gra e burra, të rinj e të reja, fëmijë e pleq kanë respektuar viktimat që vazhdojnë të shtohen edhe këto ditë të fundit nga ajo që ndodhi një javë më parë. Në radhën e parë, ku ndodheshin edhe krerët e opozitës është vënë re edhe një nga artistet e njohura të teatrit, aktorja Luiza Xhuvani, e cila ka kryesuar turmën e stërmadhe që vërshoi në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar. Të gjithë kryetarët e partive të opozitës bënë thirrje gjatë ditës së djeshme për pjesëmarrje në këtë marshim, ndërsa gjatë zhvillimit të tij nuk bënë asnjë deklaratë politike. Kryetari i PS-së, Edi Rama në përfundim të protestës, falenderoi në një konferencë shtypi në selinë e PS-së të gjithë pjesëmarrësit. “Në emër të mijëra të heshturve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të indinjuar e të turpëruar nga qeveria e paaftë, e korruptuar i drejtohem Kryeministrit me kërkesën që të dorëhiqet dhe të dorëzojë imunitetin e tij për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë, të drejtë dhe të pandikuar nga pozicioni i tij aktual, në rast se ka një fije respekt për ata që humbën jetën, për ata që dalin nga kjo tragjedi me familje të gjymtuara e të traumatizuara”, - deklaroi Rama.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:01 PM
Reply with quote

Titulli: Berisha Ik!!

--------------------------------------------------------------------------------

Berisha duhet të ikë dhe sa më shpejt për ti lënë rrugë një hetimi të lirë dhe të paanshëm të vrasjeve në Gërdec.
Lexoni analistin më poshtë se çfarë thotë për këtë çështje:

Largimi i Sali Berishes eshte nje imperativ


Mustafa Nano

Dy gjëra janë përfundimisht të sigurta. Së pari, ajo që ndodhi në Gërdec të Vorës nuk ishte një tragjedi aksidentale. Në këtë moment, nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ka qenë shkaku i shpërthimit (një gabim njerëzor apo një sabotim), gjë që nuk do të thotë megjithatë se prokurorët nuk duhet të hetojnë shkaqet e shpërthimit; përkundrazi, duhet të hetojnë që se s‘bën. Por edhe në rezultoftë, se shpërthimi ka qenë product i një gabimi banal njerëzor, kjo nuk çon ujë në favor të tezës së një aksidenti tragjik. Të ngresh një punishte të tillë mú në mes të një qëndre të banuar, do të thotë të kesh projektuar me vetëdijë të plotë një plojë e një tragjedi aspak virtuale. Në këto rrethana, do të mjaftonte qoftë një shkujdesje humane krejt e pavullnetshme, qoftë një mundim i papërfillshëm krejt i vullnetshëm (një sabotator putativ nuk do të kishte hequr asnjë çikë në aksionin e tij antropofag), për të provokuar një hatá të papërfytyrueshme. Dhe kjo që ndodhi pra ka qenë e pashmangshme. Do të ndodhte se s‘bën, në mos sot, nesër.

Thënë e pranuar sa më sipër, nuk është ca si shumë një papërgjegjshmëri e tillë shtetërore e qeveritare? Është shumë që ç‘ke me të, por nuk mbaron këtu. Ata që kanë lejuar ndërtimin e kësaj bombe gjigande mú në mes të zonës së banuar, ngjitur me të vetmin aeroport e fare pranë të së vetmes superstradë të rrjetit rrugor të Shqipërisë, nuk kanë qenë funksionarë leshko e trushkulur, edhe pse të tillë ka sa të duash këtejpari. Dua të them, se asgjë nuk është bërë nga padija. Përkundrazi, çdo gjë ka qenë e programuar, jo për të shkaktuar një tragjedi të përmasave të tilla, por për të siguruar përfitime të përmasave të jashtëzakonshme në një aferë të jashtëzakonshme korruptive, ku janë nakatosur shqiptarë e të huaj, sipërmarrës privatë e funksionarë shtetërorë. Dhe korrupsioni nuk ka të bëjë me ndonjë evasion fiscal, me blerje të ndonjë zyrtari me synimin për të reduktuar detyrimet financiare ndaj shtetit, apo ku di unë. Jo, korrupsioni është total. Në atë punishte të vdekjes nuk është shfaqur kurrë asnjë këmbë nëpunësi, polici, taksidari, apo kontrollorësh të tjerë. Atje thjesht ka punuar mafia në territorin e vet sovran, por në ndryshim nga guerrilasit mafiozë të FARC-ut në Kolumbi, mafiozët tanë kanë patur mbrojtjen e sponsorizimin e dinjitarëve të lartë shtetërorë. Sigurisht, kjo ‘bombë‘ e vendosur në Gërdec mund të vriste njerëz, por autorët kanë jetuar me shpresën që kjo nuk do të ndodhte, e në këto rrethana bomba nuk do të ishte bombë; përkundrazi, do të ishte një minierë që prodhonte pará. Por shpresa e mafiozëve nuk mbajti. E pas kësaj, erdhi tragjedia.

Gjëja e dytë e sigurtë në gjithë këtë histori është se autorët e saj nuk ditën e nuk mundën ta fshihnin këtë gjë. Kryeministrit, pasi na bombardoi për ditë me radhë me deklarata kundërthënëse (s‘ka pasur faj ‘qyqari‘, pasi nuk e kish idenë mbi atë që do të dilte zbuluar hap sas hapi), i erdhi radha për të shkuar në parlament. Nuk dihet me ç‘mendje ka shkuar në parlament, por puna është që në përfundim të asaj séance parlamentare nuk i ka mbetur asnjë degë ku të kapet. Aq keq e ka qepur këtë aferë korruptive e këtë krim, sa edhe njerëzit më besnikë të tij janë të shushatur e të shock-uar. Të tjera fakte do të dalin në dritë në ditët e javët e ardhshme, por edhe kaq sa dimë, dalin e teprojnë.

Një dreq e di se ç‘do të bëjë ai më tej e një dreq e di nëse prokuria e përgjithshme do të jetë në gjendje ta hetojë deri në fund këtë ngjarje, por ndërkohë politika duhet të ecë në shinat e veta. Tanimë është radha e opozitës, e cila përfundimisht ka në dorë ta nxjerrë Shqipërinë nga thonjtë e Sali Berishës. Duhet ta bëjnë këtë pa asnjë ndërdyshje e duke injoruar të gjitha këshillat, që mund t‘u vinë në formë dashamirëse qoftë nga ambasadorë, diplomatë e agjenci të ndryshme ndërkombëtare, qoftë nga zëra lokalë në dukje racionalë e të shtruar. Duhet ta bëjnë duke mobilizuar e ngritur më këmbë të gjithë ata shqiptarë, të cilët nuk mund të pajtohen më me idenë se Sali Berisha mund të bëjë çdo gjë në këtë vend e në kurriz të këtij vendi. Duhet ta bëjnë edhe - po të dalë nevoja - duke pezulluar jetën kombëtare, duke bllokuar rrugët nacionale, duke bërë grevë fiskale, e duke shtënë në punë të gjitha format e skajshme të protestës demokratike. Nuk ka asnjë logjikë e asnjë rrethanë ta pengojë opozitën në përpjekjet për ta shporrur nga skena politike një njeri, të cilin deri para ca kohësh e kishim konsideruar thjesht insane, por tashmë na rezulton një mafioz gjëmëzi.

Mund të ketë njerëz, të cilët ikja nga politika e Sali Berishës nuk i ngroh kushedi se çfarë, pasi ndërkohë e gjithë politika shqiptare është krejt e delijorgji-zuar. Po, kjo është e vërtetë, e gjithë politika shqiptare është e delijorgjizuar; madje, gjendja është më keq akoma, pasi, me pak përjashtime, është i delijorgji-zuar i gjithë establishmenti politik e jo politik i Shqipërisë; është i delijorgji-zuar në kuptimin, që pothuaj çdo pjesëtar i establishment-it - politik, mass-media-tik, deri dhe kulturor - jeton duke u ushqyer e duke qenë i lidhur me krimin e me korrupsionin. Është kaq kapilare e kaq e rrënjosur kjo dukuri, sa ka ardhur puna që lidhjet e politikanëve të ndryshëm me gangsterë të lloj-lloj-shëm t‘i shohim me një sy krejt indiferent, t‘i shohim si pjesë e lojës, shpesh herë t‘i asistojmë, e rrjedhimisht t‘i legjitimojmë. Në këtë tavë të pistë lëvizin edhe eksponentët e politikës opozitare. Që të gjithë. Pa asnjë përjashtim.

Epo, çfarë të mire sjell atëherë një largim i Berishës? Hm, Sali Berisha, në ndryshim nga gjithë të tjerët, është guri i themelit i kësaj ngrehine, është pika fokale e kancerit. E jo vetëm kaq. Ai, në ndryshim nga të gjithë sivëllezërit e tij në politikën shqiptare, përfaqëson në vijimësi të pandërprerë hëm sistemin e korrupsionit e të krimit (ai është simbol i pakonkurueshëm i tranzicionit), hëm sjelljen banditeske në komunikimin public, hëm qasjen prej sundimtari në krye të partisë së vet e në krye të institucioneve të shtetit tonë, hëm mbjellësin e frikës tek kushdo që ka të bëjë politikisht me të, dhe - e fundit, por jo më pak e rëndësishmja - hëm praktikat e marrjes e të mbajtjes së së pushtetit me çdo kusht e me çdo çmim. Tani po na del - për çudinë e atyre që kanë besuar të kundërtën - se ai përfaqëson edhe hajdutërinë në përmasa tragjike.

Thënë me fjalë më të pakta, largimi i Berishës nga politika nuk zgjidh gjërat si me magji, por e shkarkon këtë të fundit (politikën pra) nga një peshë sfilitëse. Pas kësaj, bën vaki që ne të vuajmë po njësoj korrupsionin e klasës politike të delijorgji-zuar, po beteja kundër tyre do të jetë absolutisht më e lehtë. Asnjëri syresh nuk ka qoftë korracën e Sali Berishës (turmat e rregjura mbështetëse), qoftë forcën e tij (e dini prej nga buron forca e tij në raport me të tjerët? Nga pacipësia, të cilën e ka të pallogaritshme), qoftë virulencën e tij, e cila vjen prej sundimit absolut gati 20 vjeçar mbi një pjesë të konsiderueshme të botës shqiptare (në programin e fundit "Shqip" të Rudina Xhungës, një banor i Gërdecit që fliste nga Vora, arriti ta mbyste dhimbjen për të humburit e të vdekurit, e duke jetuar me një ndjeshmëri krejt tjetër, tha në mënyrën më të pabesueshme: Mua më kanë vdekur njerëz nga familja në këtë tragjedi, por dua t‘i them Erion Veliajt e Artur Zhejit të mos e politizojnë shumë këtë çështje).

Ja pra, kjo është arsyeja, që largimi i Sali Berishës, jo vetëm është një gjest i kërkuar prej tragjedisë së shkaktuar prej një afere korruptive, por përbën edhe një imperativ të kohëve politike që po jetojmë.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:04 PM
Reply with quote

Opozita e Ngjela, bojkot Kuvendit

E Premte, 21 Mars 2008


Rozeta Rapushi

Opozita bojkotoi dje Kuvendin, ne shenje proteste se nderpreu diskutimet mbi tragjedine e Gerdecit. Nga foltorja e Kuvendit, nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, tha se Kuvendi nuk mund te vijoje me diskutime te tjera pa u hedhur me pare drite mbi shkaqet qe cuan ne tragjedine e Gerdecit. "Mbyllja e debatit eshte anomali ne kushtet kur tragjedia eshte e hapur dhe shtypi hedh drite mbi tregti te tmerrshme armesh", tha Brace, duke ftuar opoziten ne bojkot. Apelit iu bashkua edhe grupi i deputeteve te LSI-se, qe u shprehen se nuk do te hyjne ne salle pa u zbardhur tragjedia, si dhe Spartak Ngjela. "Eshte anormale qe parlamenti te merret me shitjen e INSIG apo KESH mbi kufoma", vijoi Brace. Me gjithe kerkesen e bere, Kryetarja e Kuvendit nuk pranoi vijim te debatit. "Eshte vendim i Konferences qe e keni marre ju zoterinj, por ju nuk i qendroni fjales suaj dhe kjo nuk eshte normale. Une gjykoj se ngjarja qe ka ndodhur eshte shume e rende, por kjo nuk do te thote qe shteti te ndalet dhe te mos funksionoje me asgje", tha Topalli.

Debati

Opozita mori pjese vetem ne debatet e hapjes se seances plenare, ku nuk kurseu aspak gjuhen e ashper kunder qeverise se po ben trafik armesh dhe eshte e perfshire ne korrupsion e mafie. Kete here ne mungesen e Kryeministrit Berisha, i cili nuk u duk dje ne seance plenare. Por kabineti qeveritar u sulmua dje edhe nga deputeti i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi. Ai e quajti ngjarjen e Gerdecit si nje histori te paster korrupsioni dhe mafie. "Nuk mund te hesht me, kur pjesa me e madhe e ministrave jane kthyer ne mafioze e pjese te krimit. Segmente te partive te vogla punojne vetem per vete. Nuk e votoj me Berishen, nese ka keta ministra hajdute qe duhet te shkojne ne burg", akuzoi Lesi. Sipas tij, ashtu si ish-ministri i Mbrojtjes edhe Kryeministri duhet te jape doreheqjen. Ose te nderroje tere kabinetin qeveritar, gjysma e anetareve te se cilit, sipas Lesit, duhet t'u vihen prangat.

Akuzat

Akuzat e ashpra vijuan edhe nga kampi i majte, qe kerkonte vazhdimisht largimin e Kryeministrit dhe hetimin e tij. "Berisha na e mbushi kalendarin me dite zie. U kthyem ne vendin me shanse te humbura", tha kreu i Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi. Ndersa deputetja socialiste, Arta Dade, etiketoi si autorin e krimeve dhe korrupsionit Kryeministrin Berisha. Sipas saj, ai dhe kabineti qe drejton nuk mund te rrine me ne krye te vendit. "Po shohim nje kabinet te shperfytyruar, qe duhet te ike sa me pare. Tragjedia e Gerdecit nuk eshte gje tjeter vecse vijimi i '97-es. Kjo qeveri nuk garanton dot paqe e siguri", tha Dade. Debati vijoi me Alfred Dalipin, i cili e quajti rrefimin qe Kryeministri Sali Berisha beri dy dite me pare per tragjedine e Gerdecit si memorial. "Jane bere kontrata te medha per trafik armesh. E kete e pohoi vete Kryeministri. Qeveria duhet te ike", tha Dalipi. Ne pamundesi per te folur me per ngjarjen e Gerdecit, pasi koha e diskutimit u quajt si debat per ceshtjet e jashte rendit te dites, deputetet e opozites kerkuan ne kembe zgjatjen e debatit, por pa rezultat. Seanca vijoi me shqyrtimin e projektligjeve, pa realizuar votimin per to.

Largimi pa kthimi i kundershtareve

Deputetet e opozites refuzuan dje te qendrojne ne seance, pasi u nderprene diskutimet mbi shperthimin tragjik ne Gerdec. Pas kerkesave se vazhdueshme per doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe hetimin e tij, deputetet e majte u larguan se nuk u lejuan me te debatojne mbi tragjedine e Gerdecit. Me ta u bashkua dhe deputeti Spartak Ngjela. Seanca vijoi vetem me mazhorancen, e cila shqyrtoi projektligjet ne rendin e dites, por nuk realizoi votimin per to.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:05 PM
Reply with quote

I vetmi i pafajshëm përgjithçka në Shqipëri, është kërrma Sali.
Justifikohet dhe përdridhet si krimbi, vetëm për të hedhur hi syve dhe për të shtyrë dhe pak kohën e ikjes.

Berisha: Të gjithë fajtorë, përveç meje

(Dërguar më: 22/03/08) Erl Murati

Në një fjalor të ashpër ndaj institucioneve kryesore të shtetit, të denjë për një kryetar opozite, por jo për një njeri që i ka vetë në dorë frenat e shtetit, kryeministri Berisha e largoi dje përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit. “Ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh”, tha ai duke renditur ‘’ministrinë...e Mbrojtjes, ushtrinë, SHISH-in, SHIU-n, tatimet, inspektoriatin e punës dhe prokurorinë’’. Më pas, Berisha shtoi se ai dhe presidenti nuk dinin gjë fare, as se ekzisonte Gërdeci. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon qëndrimin e Berishës është se si ka mundësi një kryetar qeverie nuk ka asnjë institucion nën kontroll? Ndërsa, pyetja e fundit: një kryeministër që nuk ka asnjë institucion nën kontroll, a duhet të japë dorëheqjen? Edhe Ponc Pilati do ta kishte zili oratorinë e Berishës dhe mënyrën se si ai tentoi t’i lajë duart dje nga “11 shtatori” – siç e quan ai – duke ia hedhur përgjegjësinë të gjithëve, përveç vetes.
Në shfajësimin e tij, Berisha bëri dje një autogol: një kryeministër që pranon dështimin e institucioneve kryesore të shtetit që drejton, është një kryeministër i dështuar që drejton një qeverisje të dështuar. Pra, që duhet të ikë.
Ditën e parë të tragjedisë, kreu i ekzekutivit deklaroi se në Gërdec është një kompani private dhe se “ministria e Mbrojtjes” ka vetën transportin. Dje, ministria e Mbrojtjes na doli përgjegjësja kryesore për ngjarjen. Eshtë e lehtë tani për kryeministrin ta shndërrojë ushtrinë dhe Mbrojtjen në tabelë qitjeje, është e lehtë për të t’ia ngarkojë Fatmir Mediut barrën e akuzave që në fakt rëndojnë mbi Berishën. Por, Fatmir Mediu në fund të fundit, pati përulësinë që të kryente aktin etik të dorëheqjes. Kryeministri jo vetëm që s’ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë, por ja ç’thotë: “Tragjedia dëshmoi se reforma të thella dhe të gjithanshme janë të domosdoshme. Më e rënda është mungesa e informacionit për sigurinë nga institucionet që duhet ta trajtojnë këtë problem”. Kryetari i PD-së nuk bëri gjë tjetër dje veçse paralajmëroi beteja të reja, sinjalizoi luftën personale me drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe drejtues të tjerë institucionesh si dhe konfirmoi se energjitë negative nuk do t’i mungojnë kurrë.
Berisha tha dje se nuk dinte asgjë për Gërdecin, por a ka mundësi të mos ketë ditur asgjë, ai, që zbardhi të plotë në parlament, të gjithë aferën që denoncoi biznesmeni Kosta Trebicka? A ka mundësi të mos ketë ditur gjë Berisha, ndërkohë që baxhanaku i tij punonte në Gërdec?
E dreqi e mori, a ka mundësi të mos ketë ditur gjë ai, i cili kërkon të informohet edhe për emërimet dhe shkarkimet e pastrueseve dhe shoferëve militantë në administratë?!
Në fund, kryeministri i quajti dje të dështuar dy institucionet: ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në kohën kur pas më pak se 2 javësh kërkon të marrë një ftesë nga NATO për anëtarësim në Aleancë. E pse u dashka që vendet e NATO-s të ftojnë në gjirin e saj një shtet, ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e së cilit janë të dështuara? Për të marrë eksperiencë si dështohet një ushtri, një qeverisje, një shtet?
Në fakt, duke pranuar dështimin e një sërë institucionesh, kryeministri Berisha pranoi dështimin e tij personal. Ai foli si shef i opozitës dhe jo si kryeministër. Në fakt, ai i bëri më shumë punë vendit në opozitë se në pushtet.

BalkanWeb.com


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:15 PM
Reply with quote

Alfred H. (Gjermani)


I dashur Populli im shqiptar!

Me keqardhje por: Nuk ka asnje rruge tjeter per te dale nga Thundra shtypese e DIKTATORIT: Sali Berisha, vetem:


REVOLUCION

Ai Karagjoz Mafioz-Politikan, nuk njeh gjuhe tjeter dhe kjo u vertetua ne `97-ten!

Nuk duam me GJAK ne shqiperi si me `97-ten por REVOLUCIONT nqse drejtohen nga njerez te Zgjuar e te Kulturuar mund te perfundojne dhe pa Gjak!

Sali-Protopapa-Berisha ishte ai qe Pushtoji me dhune TVSH-ne dhe nxorri Tanket neper rruget e Shqiperise per te rimare pushtetin!!!
Pra, Ai nuk njeh gjuhe te Moderuar, gjuhe te Kulturuar,gjuhe Arsyetimi...! Ai njeh VETEM Forcen!

Per kete arsye, Shqiptareve nuk u ngel gje tjeter vecse REVOLTA-REVOLUCIONI!

Ai eshte duke u organizuer dhe Ndyresia Sali Berisha nqse nuk e ndjen dhe e kupton vete, momentin-situaten ku ndodhet, DO TE NDESHET ME FORCEN!

Ai, s'eshte gje tjeter vecse nje Burracek qe me `97-ten fshehu Prapanicen e pa lare dhe e la Popullin te vritet ne mes tije!

Ky njeri e ka vendin vetem para Drejtesise dhe jo asaj shqiptare por ne Hage!

Mgjate, tani ka momentin te zhduket pa u ndjere dhe populli shqiptare te shpetoje nje here e mire!


Bashkohuni ne nje REVOLUCION Demokratik, o Popull !

Vujtjet tona duhet te marrin Fund!

Nuk ja kemi borxh Salive kete lloj jete!

Zgjohuni nga Letargjija e frikes karshi atje!


REVOLUCION



Me nderime


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:18 PM
Reply with quote

soledad nder te tjera shkruan :


ju me fjalorin e piset, s´kuptoj as si keni mesuar tastieren e jua ka rene nje kompjuter ne dore


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:20 PM
Reply with quote

Me ngjarjen e Gerdecit, dilni jashte nga Metaforat dhe shprehjet Politike dhe vihuni ne sherbim te Shqiperise pa dallim emri Partie dhe emra te vecante, te anetareve te kityre partive!
Me kete dua te them e theksoj:
Shpiperia ka vite qe po hecen drejt Humneres dhe Shkaterrimit. Aq me e theksuashme eshte tani, gjate viteve ne Pushtet te DIKTARiT-INJORANTIT-SUPER MAFJOZIT:Sali Berisha!
Hapni me shume Syte Z.President, nqse e quani vehten President i Popullit!!!
Ju mund te rrini akoma me Zemer dhe me Ideale me PD-ne por, duhet te shkeputeni nga Ish-Padroni i Juaj, vresesi i Popullit shqiptar: Sali Berisha!
Veprimet e tije Mafioze njihen nga gjithe Populli shqiptare si dhe jashte Shqiperise!
Sali Berisha nuk ka Ideale por, ai eshte nje njeri i Rrjedhur menderisht! Ai i minoji Idealet e PD-se dhe e ktheu PD-ne ne nje KLAN Mafioz ne qellim te vetvehtes!!!
Tani qe Ju, jeni President dhe me shume siguri dini shume mire Bemat e Ish-Padronit tuaj, shfrytezoni Postin Tuaj,Fuqine tuaj si President per ta shpetuar Popullin shqiptare-Shqiperine nga ky Ndyresia Sali Berisha!
Dhe nje here:
Ngjarja e Gerdecit, nxorri dhe nje here me shume ne pah, Klanin Mafioz Qeveritar me ne krye Sali Berishen!

Zot President,
Tregoni Pastertine tuaj njerezore, Inteligjecen tuaj, e mbi te gjitha Karakterin tuaj.

SHKARKOJENI TE GJITHE QEVERINE DHE KRIJONI NJE QEVERI PROVIZORE DERI NE ZGJEDHJE...!

Mos harroni se, mllefi i Popullit kundrejt Sali Bishes dhe Qeverise se tije Korruptive, do te shfryhet shume shpejt!

Jeni Ju ai, qe mund te shmangni nje REVOLUCION ne Shqiperi qe, dita-dites po i afrohet ora!

Per cdo Shqiptar te NDERSHEM, i cili VUAN ne kurriz SHKATERRIMIN QE PO I BEN Sali Berisha Shqiperise dhe po e con Popullin ne MJERIM total, e vtmja rruge eshte REVOLUCIONI per ta zhdukur kete Gangrene qe e ka emrin: Sal Brisha!

Eshte detyra juaj si President te evitoni kete Revolte-Revolucion, duke shfrytezuar fuqine tuaj si President DHE TE HIQNI NGA FRONI KETE GANGRENE:Sali Berishen!
Historikisht, Ju duhet ta dini se, Revolucionet nuk dihen se si marrin! Ato dhe mund te shkaterrojne por, ne thelb, ne Shqiperi s'ka m se cte shkaterrohet se kete e ka bere Sali Berisha por, MENDONI SE MUND TE VRITEN DHE NJEREZ prandaj:

Beji paraprite Revoltes-Revolucionit dhe Shkarkoje kete Qeveri me Doktor Karagjozin ne krye!

Mos vononi Z.President se, ne nje mengjes te afert, do te zgjoheni nga zhurma e Turmave te popullit, nga klithmat e tyre per Drejtesi!
Klithmat e Barkut bosh, mbase nuk do te jene aq te forta por, duart e tyre gjithe kallo e te lodhur nga mbajtja shtrire duke lypur neper rruge, do te marrin force nga Zemra e vujtur dhe do te godasin pa meshire!

Zoti President, shpetojeni Popullin shqiptar!

Shmangeni Revolucionin!

Zhdukeni gangrenen shqiptare: Sali Berishen!


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:21 PM
Reply with quote

E . Xhebraj

...POR JU NUK DONI TA KUPTONI. PERFUNDIMISHT KETE E BESOVA KUR NJERI NGA MINISTRAT E KABINETIT BERISHA POSTOI NJE SHKRIM TE GAZETA PANORAMA KU THUHEJ SE:

Eshte tradhetia me e madhe qe do ti behet popullit te Tiranes nga kryebashkiaku z. Rama, nese ai do te pranoje te behet Kryeminister i ardhshem i vendit, kjo pasi ne 2009 z. Rama eshte brenda mandatit te tij si Kryetar Bashkie.

PRA TE NDERUAR SPORTDASHES, EDHE VETE PD E KA KUPTUAR SE NE ZGJEDHJET E ARDHESHME NUK KA PER TE QENE ME NE QEVERI. POR ATA I GEZOHEN MENDIMIT QE TA SHTYJNE KESHTU DERI NE ZGJEDHJET E ARDHSHME PER TE ZHDUKUR PROVAT E KRIMIT QE I SHPIE ATA 100% DREJT LITARIT, SE POPULLI NUK TI FAL TALLJET DHE VUAJTJET NE KURRIZ TE TIJ.

E vetmja gje qe mund te beni ju te PD`se eshte qe me anen e KESH`it ti prisni dritat


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:26 PM
Reply with quote

po marim nje here per baze ate qe thote Berisha medjet shqiptare jane te manipuluara dhe ti drejtohemi fakteve konkrete.

1. Fakt eshte se po shitet malli dhe gjaku 60 vjecare i popullit Shqiptare

2. Ku shkojne e kane shkuar keto leke, dhe perse qeveria privatizone biznese te tilla qe jane automatikisht fitimeprurese.

3. Perse nuke jane siguruar punonjesit (ne nje kohe kur nje pronari kafeneje per gjera te tilla i vehen gjoba astronomike)

4. Ne rast se behet fjale per projekte fitimeprurese shteterore, perse nuke ka patur sisteme sigurimi sic jane, shkollimi i punetoreve, siguria kunder zjarrit, vendndodhja e fabrikes etj. etj.

Zoti Berisha, keto jane fakte aqe te renda sa kudo ne bote (me perjashtim te disa vendeve Afrikane) cdo kryetare shteti do te perballohej me nje pyetje shume te thjeshte qe do ta conte automatikisht ne dhenjen e doreheqjes.

Ju ose nuke jeni i zoti te drejtoni kete vend ose ju jeni i perlyer vete ne llumrat e kontrabandave shteterore.

Zgjidhni ke te doni, te dyja opcionet do te kishin si rrjedhoje doreheqjen. Politika demokrate ka rregullat e veta pa te cilen nuke mund te funksionoje. Ju e beni si nje lojtare shahu qe pasi e humbet lojen thote ska probleme se i kthejme levizjet edhe nje here mbrapshte. E keqja juaj dhe e popullit eshte se gjakun e humbur te njerezve te pafajshem ju nuke mund ta zevendesoni me, duke mos haruar se ketu nuke behet fjale per fatekeqesi natyrore por fatkeqesi te bera nga dora e njeriut.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:28 PM
Reply with quote

Golik Kokojka


Me indinjate te madhe sa dhe dhimbje se jetojme ditet me te renda te historise se popullit tone(masaker te tille njerzore si ne Gerdec qe do ta quaja hiroshima jone)degjojme dhe ato fjale bajate sa dhe oercmuese te atij njeriu qe e ka humbur kontrollin e vetes e po na turperon mbare kombin tone. Ju punonjes te medias vizive do ju lutesha besoj jo vetem per vete, te mos na e cfaqni te pakten ne figure ate qe na indinjon e na i shton dhimbjet. Cuditemi po a mos jane zhdukur ne ate katastrofe dhe perfaqesuesit e ketij populli ; Deputetet dhe Drejtuesit kryesore te atij Kuvendi ?! cudi e paimagjinushme.Nuk aka ai vend nje perfaeqesi dinjitoze burresh e grash, nuk ka Zera Naimjane, Fanoljane, Fishtjane e Migjeniane?!! ceshte kjo heshtje kur duhen ellegji mbi elegjite sa dhe Shote Galica me NENE TEREZEN qe duhen ngritue nga varri ku prehen se vendi ka mbetur jetim. Ku jane zerat e elites se kultures e shkences shqiptare qe si degjojme. Ku eshte Ismail Kadareja, Agolli, Xh.Spahiu qe se thone fjalen e tyre ngushelluese sa dhe melhem te kesaj dhimbje! Me ne fund qe eshte kryesorja ku jane nenat dhe motrat shqiptare, ku eshte rinia e saj qe ka bere dhe lene histori.Sot i duhet vendi fjala dhe vepra e tyre. Ku jane?! Kaqe vertet i plotfuqishem gjenka ai pushtet uzurpator sa te mbylli gojen e nje populli. Fatkeqesi kombetare kjo.
I lumte per guximin e tij Kryeredaktorit te gazetes SHEKULLI trimit Ardian Thano, per kurajon qytetare, pa mare parazysh asgjer, pasi ka vene interesat e atdheut para vetes. Ja shembuj te tille kerkon dita qe perjetojme. Vendi eshte pa Kuvend, zhojeni apo shikojeni se do kete kaluar ne asfiksi te pakthyeshme.
Me falni o njerz te mire po zeri atdheut na therret. Nje here vdes njeriu e per nder e dinjitet te vendit nuk vdes kurre.
Jo se s'guxoj te therres me emrin tim te nenes, po ky emer eshte zeri perfaqesues i asaj treve qe ka bere e ben drite atdhetare sa dhe perkushtime.
Golik Kokojka


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:30 PM
Reply with quote

Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues


Nga Adrian Thano Drejtor i Gazetës "Shekulli"


Kryeministër!

Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë.


Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.

Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas '97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.


As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti...

Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.

Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e "Shekullit" prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.


Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë.

Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga "afrikanë" të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…

Por "koincidencat" janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.


Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma "amerikane" të "kontraktuara", etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.

Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As "Shekulli" nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.


Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t'i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?

Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, "Shekulli" dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t'i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.

Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t'i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?

Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.

Kohën për t'u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi '97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.


Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. "Garancitë" e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja. Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:43 PM
Reply with quote

Ju kërkoj të falur prindërve; iu përgjërova të votonin Berishën"

Edmond Zeneli

Sht, 22 Mars 2008







Tragjedia e Gërdecit përveç dhimbjes që iu shkaktoi gjithë shqiptarëve të ndershëm e të mirë, tashmë ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Procesi i çmontimit të municioneve që zhvillohej në Gërdec ishte fund e krye një aferë korruptive shtetërore në hallkat me të larta të saj. Për rreth dy vjet, kjo makutëri dhe krim barbar është bërë nën hundën e qeverisë dhe të gjithë shqiptareve, është bërë pranë një zone të populluar, janë shkelur me të dyja këmbët ligjet dhe është abuzuar në mënyrën më kafshërore me dinjitetin e njerëzve duke punësuar në atë punishte, fëmijë dhe gra, që të gjithë halleshumë, për të nxjerrë bukën e gojës. Implikimi në këtë aferë të pise korrupsioni të zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes (të paktën deri tani), ka përdhosur rëndë nderin dhe dinjitetin edhe të Ushtrisë Shqiptare. Nëse deri me sot ushtria jonë, nga ushtaraku më i thjeshtë deri tek krerët më të lartë kanë qenë ndër zyrtarët më pak të përfolur për korrupsion dhe me të drejtë gëzonin një besim dhe simpati të madhe nga qytetarët, kjo gjë s´mund të thuhet tani e tutje.


Nderi i Ushtrisë Shqiptare tashmë është groposur thellë në Gërdec dhe i mbuluar nga hiri që lanë predhat. Nuk e di nëse përgjegjësia e tyre është apo jo direkte, por ushtarakët më të larte të Ministrisë natyrisht që kanë qenë në dijeni të kësaj punishteje dhe në mos e kanë miratuar atë, kanë heshtur deri ditën që shpërthimi i zgjoi nga gjumi. Nuk e di nëse në gjumë i ka vënë frika ndaj eprorit apo ndonjë grusht parash. Nevoja për reformim e ushtrisë shqiptare, tashmë është urgjente pas llumit në të cilin e zhyti grykësia qeveritare për para. Por nderin nuk mund t´ia kthejë as Kryeministri dhe as ministri që do të vijë. Dëgjova dje me pikëllim deklaratën mjerane të Kryeministrit, që thoshte se "është njësoj si të ketë firmosur Delijorgji", "Pinari nuk duhej të ishte në atë pozicion".


Kjo është për të vënë kujën. Ky kryeministër tashmë nuk ka as burrërinë dhe as pikën e turpit. Ai Pinari jo vetëm që nuk duhej të ishte në atë Drejtori, por në asnjë drejtori të këtij vendi të vogël. Ai nuk duhej të ishte në asnjë administratë, përveçse në qelitë e burgut. Dhe Kryeministri bën sehir! Bën sehir kur sheh që veprimtaria korruptive e shtetit vret njerëzit e pafajshëm, shkatërron shtëpi dhe biznese, shkatërron çdo besim tek shteti, i cili në vend që t'i mbrojë, i vret. Por ju jeni veç disa bajraktarë të pushtetit, ca lakenj, që shqyeni çdo gjë t'ju dalë para, ku për para e ku për pushtet. Nuk di kujt mund t´i kërkoj të falur dhe ndjesë për votën që ju kam dhënë më 3 korrik 2005, dhe jo vetëm timen. Ju kërkoj të falur prindërve të mi, të cilëve iu përgjërova të votonin Sali Berishën, për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë e shqiptarëve. Ju Kryeministër jo vetëm që korrupsionin e ushtroni për bukuri sikundër dhe demagogjinë tuaj, por e kthyet këtë vend në një bajrak tuajin. Po tani me se do e luftoni korrupsionin, se armët dhe municionet ua shitet Delijorgjëve?! Jepni apo nuk jepni dorëheqje Ju, z.Kryeministër kjo as nuk ju nderon më dhe ata që humbën jetën, nuk ngjallen më. Sa për mua, do më qeverisni edhe ca kohë sepse ju votova Ju dhe ta dini që është hera e fundit që e bej.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:51 PM
Reply with quote

“Ik se nuk na mban me shpirti…!”

Ariana Hasani

E verteta eshte thene “lakuriq”, pa dorashka per shkaktarin e vertete te Hiroshimes shqiptare me emrin “Gerdec”. Me pas, nga seanca plenare mesova edhe te verteta te tjera te hidhura qe me kthjelluan mendjen per gjithçka kishte ndodhur. Sinqerisht po ju them qe kisha vendosur te mos shkruaja me, pasi profesioni im eshte shume larg atij te te shkruarit, e fjalet nuk di t’i qendis bukur si gazetaret, porky Kryeministri yne te ben me zor, te provokon, te gervisht me thonj ne shpirt, te poshteron deri ne palce, tek e sheh qe shkon per ngushellim tek familjaret e viktimave te kesaj tragjedie te pashembullt, pasi me pare i ka vrare, i ka vrare me duart e tij, duke lejuar te ngrihet nje biznes qe mbjell vetem vdekje, ne mes fshatrave te populluar shume prane kryeqytetit.



Pas kesaj mendova: “Po kujt i hyn ne pune nje kryeminister i tille, te cilit te gjitha epitetet negative qe mund t’ia veshesh i shkojne per shtat???!!!! A nuk do ishte me mire, qe si nje vend i nemur nga Zoti, te jetonim pa nje kryeminister te tille??!!! Aq mire do ishte vellezer, sa nuk do kishim as ’97 e as Gerdec. Kemi marre tmerr nga keta politikanet tane, saqe themi me mire pa to fare. Te pakten tragjedi te tilla qe i shkakton vete dora e njeriut, vetem per para, nuk do te kishim. Nuk do te lejonim kurre njeri-tjetrin qe nje femije 13-vjecar te punonte ne nje depo me armatime e sigurisht do kishim me pak hidherime, e me pak dite zije kombetare. Nuk do lejonim kurre qe nje femije 3-vjeçar te perdorte fisheke e predha te mbushura per te luajtur me to.



E megjithate ai ( kryeministri yne) gjen forcen, per strategji, e na del ne ekrane, ne konferenca shtypi, nga 10 here ne dite, me nje maske pikellimi prej aktori te vertete( se keshtu i tille ka qene gjithnje), e me nje skenar te cilin e harton me kujdes, mendon qe t’ia hedhe edhe per kete radhe, ashtu si shume e shume here te tjera. I kam ndjekur hap pas hapi te gjitha daljet e tij ne ekran, por jua them pa ndroje qe nuk kam marre vesh per asnje moment se ke fajeson ai per kete tragjedi!Nuk kam arritur te kuptoj se çfare pergjegjesie mban mbi supe ky njeri per ate varr te madh te hapur ne Gerdec!!! Megjithese ne keto momente veshet nuk mund te na degjojne me asnje fjale te tij, jane vetem llomotitjet e fundit per te shpetuar. “Ik zoti Kryeminister, ik, vrapo sa me larg nga ky vend, ik e te lutem mos u kthe me kurre…Ik e ne i premtojme njeri-tjetrit se do mundohemi te te harrojme.. Ik te lutem…. Ik se nuk na mban me shpirti”. Ti dhe vetem ti ke forcen per t’i rivrare per here te dyte.... Ti dhe vetem ti ke imoralitetin te pranosh ne foltoren e Kuvendit se nuk mban asnje pergjegjesi per gjithçka qe ka ndodhur. Ti dhe vetem ti, i vret naten e i qan diten....Ah, Brut…. Sa fort i godite …..


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:53 PM
Reply with quote

musashi wrote:
soledad nder te tjera shkruan :


ju me fjalorin e piset, s´kuptoj as si keni mesuar tastieren e jua ka rene nje kompjuter ne dore
atyre berisha ju a ka shk... nonën prandaj edhe i duket sikur po i shajmë babain!!!


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis

Last edited by Sirius on Sun Mar 23, 2008 09:10 AM; edited 2 time in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 07:56 PM
Reply with quote

Astrit Hyseni


Kush kerkon ta mbaje me thonj ne karrike Berishen?
Eshte legjitime qe ky person me probleme psiqike dhe frike te bjere nga karrikja dhe Prokuroria te punoje e qete per te kapur kriminelet. Mesazhi i Sali Berishes per bashkpunetoret e tij ne Gerdec eshte: Mos tregoni se ju mbroj une.
Por keto perpjekje te deshperuara tashme kane dale nga duart e Ina Rames. Ato jane ne duart e FBI qe jep llogari per parate e taksapaguesve Amerikane.
Rastesia e sjell djalin e Sali Berishes si boss ne keto biseda te korruptuarish? Jo sepse ai tamam pershkruhet ne biseda si Boss.
Ckerkonte baxhanaku i Berishes ne gerdec? Mbase nuk kishte buke te hante apo numeronte predhat qe shiteshin.
Prokuroria te marre informacion per telefonatat qe ky ka bere, se del qarte kujt i raportonte cdo dite. Shpirtligesia e Sali Berishes arrin deri tek injormi qe ai i beri motres se gruas qe ai baxhanak nuk ekzistonte per te.
Erion Veliaj ka qene kurdihere opozite e cdo qeverie. Edhe kete radhe ai me nuhatjen dhe trimerine qe e karakterizon doli ne shesh per te kerkuar gjene minimale qe i kerkohet nje Kryeministri kriminel.
Ai nuk kerkoi te hipi ne karrike Edi Rama. Ai kerkon qe ata djem te PD qe ndjehen shqiptare te ngrihen si burra dhe te marrin pergjegjesi mbi shpatulla jo te fshihen mbas pantallonave tashme te grisura te Kryeministrit psikopat.
Ai ben thirrje qe nuk mund te quhesh i pafajshem kur nuk del ne krah te Shqiperise. Klani i familjes se Berishes me ciraket Basha Memija e bodyguardet nuk shkulen pa i detyruar.
Sot behet fjale per te shpetuar Shqiperine, jo ca koka qe duhet te shkonin para drejtesise 11 vjet me pare.
I pari qe duhet te detyroje Berishen eshte Presidenti Topi qe eshte tashme i pavarur ligjerisht prej tij dhe ka autoritetin dhe forcen e ligjit ta propozoj per shkarkim kete te cmendur dhe suiten e tij.
Personi i dyte ne PD eshte Topalli qe te zgjohet nga endrrat, por te jetoj ne realitetin qe Doktori qe ajo ka adhuruar eshte nje monster e etur per pushtet personal dhe ka ardhur koha te ndalet, perndryshe ai do prodhoj nje tjeter 1997.
Kjo do jete nje regjenerim i PD, ku do dali ne gare punetoret. Topalli te jete esigurte qe e ka merituar postin qe ka nga puna, inteligjenca dhe ndershmeria qe ka. Ajo sigurisht do jete nje njeri teper i rendesishem, per te mos thene qe eshte kandidati kryesor per Kryeminister.
Zonja Topalli e vetmja gje qe duhet te besosh verberisht eshte Shqiperia. Karrieriste si Saliu qe eshte ne gjak me Tropojen, kane enderruar per karrike qe ne vitin 1981 kur kerkonin te ishin anetare te KQ PPSH. Te lutemi te zgjohesh nga endrrat dhe te luash rolin historik qe dyshja Nano Berisha te zhduket. Ti duhet ta kuptosh se sa lehte eshte te punosh me Bamir Topin e sa e sa te tjere njerez te ndershem e te qete qe nuk durojne shpifjet.
Ti mund te jesh personi qe mund te ulesh te pish kafe edhe me ata opozitare qe ke simpati por qe nuk te ka lejuar situata qe krijon Berisha, dhe ju i trajtoni si armiq.
Nuk me harrohet nje foto e vitit 2004 ne inagurimin e Elevatori ne Dajt ku kishin dale duke qeshur Bamir Topi, Edi Rama dhe Namik Dokle.
Zonja Topalli, kujtohu qe jeni te rinj dhe duhet edhe te qeshni. Detyrat qe keni jane te veshtira, por mos harroni qe jeni njerez dhe keni nevoje per mbeshtetje dhe qetesi. Sali Berisha e krijon vete situaten e tensionuar, ai eshte terreni qe ai hardallos cdo njeri dhe realizon qellimet e tij personale. Sa here qe ai ben nje afere korruptive, hedh nje shashke qe njerezit te turren pas shashkes, ndersa ai shpeton pa u perfolur.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:01 PM
Reply with quote

Kuvend i skaduar
Pre, 21 Mars 2008
Nga Armir SHKURTI

Ka të paktën një çerek shekulli që çdo 7 Mars do kesh se s’bën në televizor ose filmin “Udha e shkronjave” ose “Komisarin e dritës”. Nuk ndryshon shumë kjo formulë nga kuvendi ynë. Sa herë ka një ngjarje, do të kemi saktësisht të njëjtin film të stërparë e bajat. Ata që e ndjekin Kuvendin – qoftë edhe përgallatë – e dinin si buka që hanë se pas hedhjes në erë të Gërdecit nuk kish si të mungonte i njëjti film.Halli është se këtë radhë e njëjta gallatë është dramatike. Në dy seritë e të mërkurës dhe të enjtes, ky kuvend dëshmoi se nuk ka ç’jep më.



Mënyra e të bërit parlamentarizëm, mendësia madje edhe oratoria e debatit për Gërdecin datojnë që nga fillimet e tranzicionit, të cilit prej kohësh i ka kaluar data e skadencës. Është provuar botërisht që kjo metodë përherë ka dalë shterp. Nuk mbahet mend në shtatëmbëdhjetë vjet që parlamenti shqiptar të ketë pasur forcën të lëvizë qoftë edhe një drejtor drejtorie pa dëshirën e shumicës. Dështimin, seancat e të së mërkurës dhe të enjtes e kishin të shkruar në ballë që në emërtim: debat! Si të mos mjaftonin pesë ditë rresht opinione, debate, teori, komente, analiza në televizor, radio, rrugë e kafene, kishim mangët edhe hartimet e ligjvënësve tanë. Në të vërtetë i vetmi debat në atë sallë të shenjtë qe ai mes kryeministrit me ndonjë që e shponte aty ku i digjte. Të tjerët, sipas kohës që matet nga një biçim ore me ku-ku, qenë të lirë të gjezdisnin në hapësirë e kohë për të qëmtuar argumente pro apo kundër dorëheqjes së zotit Berisha. Ma ha mendja se as shqiptari më optimist s’kish ndonjë thërrime shprese që dorëheqja e kryeministrit të ndodhte kështu, tafti-bafti, sidomos që shkak i ikjes të bëheshin akuzat sevetë Berisha ka lidhje me biznesin e zbërthimit të predhave apo me trafiqet e armëve. Edhe në qoftë i zhytur kokë e këmbë, nuk mund të ikë tani, pasi vetvetiu do të merrte njëherë e mirë gjithë fajin dhe njollën me vete.




Për seriozitetin e ngjarjes së Gërdecit dhe emrit të kuvendit, para debatit dhe akuzës dhe për të treguar se e kishin megjithëmend largimin e Berishës, deputetët të paktën mund të kishin thirrur një a disa interpelanca për të marrë informacionin e duhur. Kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit qe lëvizje me detyrim-përcaktim për opozitën. Në të kundërt vetë opozita humb çdo kuptim politik e moral. Mirëpo, në vend që të dalin në foltoren e kuvendit me dosje a dokumente në dorë, tundin celularët duke recituar mesazhe ngashëruese të qena e të paqena. Ndryshe nga të zgjedhurit tanë që u rrekën me hir a me pahir t’i mbushnin mendjen Berishës të pranonte që është mafioz, anëtar i klanit të Gërdecit,ata shqiptarë që e kërkojnë ikjen e këtij kryeministri kanë një arsye shumë më të thjeshtë: me atë që panë të shtunën dhe ditët që vijuan,nuk kanë më besim tek shteti dhe kjo është përgjegjësi politike e atij që udhëheq mazhorancën.Kostoja që ai paguan është politike dhe morale. Shkurt, ia kalon karrigen një tjetri. Në rastin tonë kjo mund të bëhej edhe pa zgjedhje, siç ndodhi në kohën e socialistëve kur Nano shkëmbehej me Majkon, Majko me Metën e anasjelltas. Por rrallëkush iu qas ndopak kësaj fryme në “debatin” e së mërkurës.



Ditën e katastrofës shumë prej nesh pyetëm në fillim veten e më tej shoshoqin: a thua do t’ia hedhë edhe kësaj radhe Berisha? Ndërsa sot unë pyes vetëm veten: si do t’ia hedhim ne sot e tutje me këtë lloj politike? Në librat e shenjtë thuhet se qeverisja e keqe është njëri prej ndëshkimeve nga Zoti. Për këtë të dalin dëshmitarë të gjithë shqiptarët që kanë rrojtur në këtë vend të paktën në 65 vitet e fundit. Jemi dëshmitarë gjithashtu se s’jemi nga ai brumë që e shkundim pemën. Ne e lëmë politikën si ajo kokrra e hurmës të piqet, më pas të squllet e deri sa kalbet e bie vetë nga dega e kemi si gjynah ta trazojmë. Ndaj edhe dhëntë zoti t’i japë një dridhje të vogël hurmës sonë e na dhëntë po i njëjti zot një tjetër hurmë. Se të jetë për ne, as e kemi nxjerrë e as kemi ndërmend ta nxjerrim ndonjëherë qimen nga qulli.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:03 PM
Reply with quote

A mund të ketë “zgjidhje” me të shurdhër?
Enj, 20 Mars 2008
Nga Rexhep Meidani

Diku, bosët e mafias po kërkonin një njeri të përshtatshëm, që të bënte mbledhjen javore të të gjitha pagesave nga bizneset private që ata kishin nën “mbrojtje”. Duke e ndjerë që kishin rënë në gjurmë të policisë, ata vendosën të caktonin një person të shurdhër për këtë punë, në mënyrë që po të kapej ai nga policia të mos komunikonte dot me të.



Javën e parë, shurdhi mblodhi më shumë se 100,000 dollarë. I ndodhur përpara kësaj shume, vendosi ta mbajë atë për vete dhe i fshehu paratë në një vend të sigurt. Bosët e mafias, duke konstatuar vonesën në derdhje, dërguan “grupin e aksionit” në ndjekje të mbledhësit të ri. E kapën atë dhe e çuan tek një “ndërmjetës” apo të ashtuquajtur “përkthyes”. Një nga mafiozët e i tha ndërmjetësit: “Pyete se ku i ka paratë”. Dhe ky i fundit, me anë të shenjave të duhura, ia bëri këtë pyetje. Por i shurdhri po me shenja u përgjigj: “Nuk e di për çfarë po flisni”. Të njëjtën përgjigje përkthyesi ua transmetoi mafiozëve. Por, pa pritur sekondën, një nga mafiozët, që dukej dhe si kryetar i atij grupi, nxori pistoletën dhe, duke ia futur në vesh mbledhësit të shurdhër, ulëriti: “Pyete dhe njëherë!”. Përkthyesi përsëriti shenjat për të sintetizuar edhe njëherë pyetjen e parë. Kësaj radhe, tepër i trembur, i shurdhëri e tregoi menjëherë vendin e fshehjes. Por përkthyesit i ndritën sytë nga ajo përgjigje. Me qetësi u kthye nga gangsterët dhe u tha atyre: “Ai po përsërit të njëjtën përgjigje, dhe nuk beson se mund të nxirrni ndonjë përfitim po ta shkrepni armën...”.



***

Kjo ishte historia që dëgjova këto ditë. Më bëri mjaft përshtypje, sidomos në kontekstin e kësaj tragjedie të madhe njerëzore që po përjetojmë, me një burim krejtësisht të qartë: papërgjegjshmërinë, lehtësinë e arrogancën dhe njëkohësisht “teatrin” e njeriu, që fatkeqësisht nuk e kupton apo bën sikur nuk po e kupton implikimin e përgjegjësinë e tij sa të madhe, po aq dhe të drejtpërdrejtë. Madje, përgjegjësitë e të tjerëve (duke pasur parasysh stilin e përqendrimit absolut të pushtetit dhe të kalimit të gjithçka-je nëpër duart e tija, të urdhrit të padiskutueshëm dhe të këmbënguljes kokëfortë) sado tepër të mëdha qofshin ato, kanë vetëm një origjinë: përgjegjësinë e protagonistit kryesore!

Akoma më problematike bëhet situata nëse letrat publike (apo mesazhet elektronike) drejtuar Presidentit të Republikës, Prokurores së Përgjithshme apo disa senatorëve e kongresmenëve amerikanë, nga shqiptaro-amerikani Geri Kokalari të kenë jo saktësinë e plotë (të pretenduar apo të dokumentuar), por qoftë dhe vetëm një përqindje të vogël vërtetësie. Ata po qarkullojnë nëpër të gjitha adresat tona elektronike dhe po na krijojnë një “makth” të vërtetë! Një makth të vërtetë për një prirje drejt një fshehje të vërtetë!...



***

Këto ditë, disa të njohur, duke besuar në analizën time të situatave politike-sociale, kërkuan të dinin dhe opinionin tim për një dorëheqje eventuale të kryeministrit, pas tragjedisë së Gërdecit, që, pavarësisht ndonjë prirje servile, në asnjë rast dhe për asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet natyrore, por e gatuar nga një absurditet, paaftësi e papërgjegjshmëri shtetërore e “klasës së lartë”.

Përgjigja ime, duke pasur parasysh historinë dhe aktualitetin, ishte tepër e thjeshtë: “Nuk besoj”. Madje, shtova, se brenda 7-10 ditëve, ai, normalisht, do të fillojë të kërcënojë në kuvend apo në dalje të ndryshme publike. Apo do të synojë të hapë një çështje tjetër, të krijojë një debat tjetër, për ta larguar apo “tërhequr” sa më shpejt politikën e median nga tragjedia e madhe në të gjithë bashkësinë e Vorës. Dhe, mbi të gjitha, nga hulumtimi mediatik e investigimi serioz i kësaj afere, që sipas shumë të dhënave, të hedhura në median elektronike dhe të shkruar, po rezulton dhe me një ngjyrosje të rëndë korruptive, deri kriminale, të nivelit të lartë, gati-gati të paparë apo të pa guxuar më parë. Dhe aty ai është më shumë se “vulnerabël”...



Por mesa shihet, gabova në parashikim vetëm me 2-5 ditë. Ndoshta, nga padurimi, lodhja apo “lëshimi i nervave” ndaj të vërtetave të përditshme apo intervistave të drejtpërdrejta mjaft demaskuese të qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi, kërcënimi i parë ndaj medias, sa i stërholluar po aq dhe i rrezikshëm, ndodhi të mërkurën, në mbledhjen e qeverisë. Ishte aq i papritur ky lloj kërcënimi, me gjithë sofistikimin e tij “linguistik”, sa edhe i urti dhe i ekuilibruari Babaramo shpërtheu fuqishëm, i fyer në pikëpamje profesionale, i mbërthyer e i “rrëmbyer” si nga përgjegjësia etike gazetareske, po ashtu dhe nga emocione tepër të forta!...

Por unë nuk besoj që gjithçka do të mbyllet me kaq. Kërcënimi politik apo trysnia me mjete të tjera, përfshi dhe ato financiare, mund dhe të rriten ndjeshëm, po qe se vetë klasa politike, e sidomos opozita, dhe mbi të gjitha, institucionet përgjegjëse të investigimit apo të kërkimit të llogarisë pranojnë “shurdhërinë”, sorollatjen e stërzgjatjen kohore, punimin në boshllëk apo kalimin e hetimit në “kalendat greke”...


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

xhagaqe
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

xhagaqe

Joined: Dec 14, 2007
Posts: 979
Location: ATHINE
Vampiret e nates
Karma: +10

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:27 PM
Reply with quote

vertet shue e trishtushme
por une mendoj dhe eshte mendimi im personal qe:ne jemi populli me"budalla" pse?
sepse keto vitet e fundit kane ndodhur shume tragjedi te tere bertesim dhe kur vjen puna te tere votojme pse???????????


_________________
youtube.com/watch?v=0Xb_dN6dL6I
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

malastufi
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

malastufi

Joined: May 23, 2005
Posts: 33
Location: fr
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:48 PM
Reply with quote

[b]musashi mos ja fut kot ne shqiperi shumicen e rasteve votohen ata qe nuk e meritojne dhe kjo do te vazhdoje dhe jo vetem ne shqiperi ,
po ne jemi te detyroar te rrespektojme ata qe votuan per berishe dhe pse nuk na pelqen sepse keshtu funksionon demokracia dhe nuk ka rruge tjeter ne asnje vend te botes
shumica rrespektohet kjo eshte baza e demokracise nqs shumica e shqiptareve jane te pa ditur ne jemi te detyruar ti rrespektojme dhe te sigoroj se nuk ka per te ndryshuar keshtu do vazhdoje dhe po erdhen te tjeret ne pushtet kjo eshte fatkesia jone
por per rastin e gerdecit eshte fatkeqesi aksident dhe mos e politizo fatkeqesi dhe dhimbje per familjet dhe per ata qe iken


_________________
eshte me mire te besh dashuri sesa lufte perfitoni
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

Prijsi
Anetare nderi
Anetare nderi

Prijsi

Joined: Jul 18, 2006
Posts: 4983
Location: Itali
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:58 PM
Reply with quote

Berisha ne baze te fakteve te dala e deshmive therese te banoreve te gerdecit,duhet te beje nje akt demokratik,sic eshte doreheqja ... Nje shtet nuk mund te keqadministrohet ne kete menyre.Papergjegjsia e tij eshte e dukshme,keshtu qe duhet te largohet menjehere e 'ta lere vendin e kryeministrise...Partia demokratike dhe e djathta ne pergjigjesi nuk mund te jene kaq te thata saqe o Berishe o falimentim,keshtu qe nga radhet e tyre duhet te dale nje kryeminister i ri.

Mjaft me papergjegjshmeri kiminale.


_________________
Nga te kater anet shfaqet qellimi i mbrapshte,asgjesimi i Sistemit te Vlerave, qe mban gjalle Shqiptarine...Na kane shpallur Lufte,Vellezer !!! Sy per sy e dhemb per dhemb! Ne jemi me te fortet, se kemi pire qumesht Nenash fisnike, t'amel Zanash!

Zoti eshte Shpirt, prandaj Shpirti Shqiptar eshte Zoti im !
Back to top
View user's profile Send e-mail

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 08:58 PM
Reply with quote

malastufi mos duhet ta quaje edhe une si qeveria ne kete menyre ?

Ministria e Brendshme nxiton t'i vërë një emër aksidental tragjedisë në Gërdec





Qeveria: Gërdeci, "aksident teknologjik"





TIRANË- "Tragjedia e Gërdecit është shkaktuar nga një aksident teknologjik". Është Ministria e Brendshme ajo që ka përcaktuar fundin e hetimeve për ngjarjen më të rëndë të ndodhur në vendin tone,ku deri më tani dihet se janë 21 viktima. E ndërsa Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetimet për këtë ngjarje pa dalë në një pistë të vetme të motiveve të ngjarjes, është Ministria e Brendshme ajo që përpiqet t'i japë një definicion të shpejtë shkakut. Madje, këtë e bën në një vendim të protokolluar, që mban datën 20.03 2008. Duke anashkaluar çdo procedurë hetimore, Ministria e Brendshme në këtëvendimthotë qartëse tragjedia është shkaktuar nga një "aksident teknologjik".

Sipas këtij vendimi thuhet qartë se shkaku i shpërthimit të fabrikës ku bëhej çmontimi imunicioneve ka qenë për shkak të teknologjisë, paçka se qindra dëshmi thonë se në këtë fabrikën ku u mboll vdekja, vetëm për teknologji nuk flitej. E gjithë puna në këtë fabrikë bëhej me krahë, njësoj si në mesjetë. Të vetmet mjete teknologjike, sipas dëshmive kanë qënë levat dhe çekiçët që përdoreshin nga duart e fëmijëve dhe grave. Por Ministria e Brendshme përpiqet të thotë të kundërtën, nëvendimin që Bujar Nishani ka firmosur për tëdëmshpërblyer viktimat e tragjedisë së ndodhur më 15 mars.





Dhe se dyti une nuk kam shkruar nga vetja kam dhene autoret e shkrimeve te cilet jane te ndryshem ne cdo postim , pikerisht per te perfaqsuar vullnetin e ktyre njerezve i cili eshte edhe i imi natyrisht , dhe nuk eshte folur per politike por per pergjegjsite e dhjetera vrasjeve dhe qindra plagosjeve me ane te asaj qe me pelqen ta quaj Hiroshima Shqiptare


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire

Last edited by musashi on Sat Mar 22, 2008 09:00 PM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile

pittori87
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

pittori87

Joined: Dec 05, 2006
Posts: 141
Location: tok
Karma: +1

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 22, 2008 09:39 PM
Reply with quote

HEN-RI wrote:
KLEOPATRA wrote:
sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...

Sa per sqarim;
Sali Berisha eshte doktorr( mjek) kardiolog...nga me te miret qe nxorri shkolla Shqiptare...mund te jete kriminel,pucist,hakmarres,por kurresesi injorant edhe debil....

ky qe ti po i del per zot eshte nje komunist i ndyr Cool ky i sheroj zemren ENVER HOXHES e di ti ?? i mut di Wink ... tani vertet jemi ne prag te futjes ne evrop ,,,mos duhet te pranojm kete ndyrsir qe ndolli ne Gerdec?!... apo te themi leri keta viktimat e Gerdecit se nuk kan rendesi para europes ? ..kete do ti ? e ke shum gabim .. ne europ mund te futemi dhe pas 5 vjetesh po jeta e atyre viktimave nuk kthehet me Wink ... theksoj dhe un gjithashtu se nuk jam me asnje parti te gjith jan pleher Wink Evil or Very Mad por nje qeveri qe shkakton kete tragjedi eshte e deshtuar Wink dhe nuk eshte nevoja te na thot kemi probleme ne qeveri po te jap dorheqjen dhe ta marrin ai qe di ta udheheq Wink ...

Back to top
View user's profile

RONI
Admin Sistemi
Admin Sistemi

RONI

Joined: Oct 24, 2004
Posts: 2103
Location: Rome
Grupi Administrues Forum
Grupi Me prane njeri-tjetrit
Grupi Ndienja
Grupi Muzika
Grupi WebAlbania Team
Grupi Shqiperia - Albania
Grupi Te ndryshme
Grupi English - Italian
Karma: +12

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 12:15 AM
Reply with quote

Per t'ju permbajtur temes mendoj qe:
Sali Berisha eshte Kryeminister i Shqiperise.Vete populli ja dha besimin dhe vec populli mund tja heqi...pervec rrugeve te tjera ligjore si parlamenti...etj

Do thote ndonjeri qe Saliu fitoj zgjedhjet edhe ps e pranoj....
Bisnesi behet poshte tavolines zoterinj.
Kete e pame kur Z.Nano i dha doren Sali Berishesh...se llogarite me duket se ishin bere per Nano President.

Nejse...kur te gjithe jane budallenj...2 do e mbajne shtetin.

Me gjithe kritiket qe ka kjo qeverri....une mendoj se ka bere dicka...por prap eshte shume pak.

E vetmja zgjidhje per Shqiperine eshte Zhdukja e politikes se vjeter.

Me gjithe qejf do ja jepja voten kushdo qofte (PS,PD...) mjafton te ishte nje i ri i dipllomuar jasht shtetit.


_________________
Zilia jone zgjat gjithnje me shume sesa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Elbasanlli_Per_Jet
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Elbasanlli_Per_Jet

Joined: May 09, 2006
Posts: 145
Location: ITALI (jam nga elbasa
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 01:22 AM
Reply with quote

nuk e di perse shum politikan apo gazetar apo analist apo si do qofshin keta njeres ne vend te merren me stebalizimin e vendit ku ndodhi ngjarja te ulen kok me kok me njeri tjetrin por e kan kap me kryeministrin aktual si kur te jet ai pergjegjesi kryesor per ngjarjen mos harrojm te pakten se edhe socialistet e qeverisen per 8 vjet me rradh ate shtet dhe ca pruri as nje te mire per ate vend vetem vjedhje dhe korrupsion sa qe kan dal edhe emrat ne per parlament mos per mendin nje nga kto emra eshte edhe miri i xhikes qe ka pas lidhje me fatos nanon e shum shum te tjer qe mos i per mend emrat ktu se nuk ka lezet por mbi te githe kushdo qe do te vije ne ate qeveri po ne jemi delet dhe ato jan barijt tone i duam apo si duam asnjeri nuk shikon se ca le mbrapa por e kam mendjen se ca fut per para kushdo qoft ai politikan apo indivit qe kshu mos u kapni tek nje gje po shihni gjet ashtu sic jan dhe llogjikojeni
ne vend qe te na vij turp edhe zor po flasim pa fakte dhe pa baza morala (e kam fjalen tek politikanet)
mbas ngjaret se gerdecit asnje politikan nga krahu i opozites qe jan jo qeveritaret
nuk u ngrit qe te thot po hajde te mlidhemi e te ballafaqojm kte gje por direkt mbas ngjares fjala pare qe doli ne televiztor te jap dprheqen berisha si kur te ishte ai shkaku
po edhe ne se ka qen berisha
ato ne ate momente sduhet te mendojn per heqen e qeveris duhet te mbulojn ngjarejn te qetesojn njerzit nga stresi dhe nga humbjet qe paten
por ne kte menyre ato i shtojn vuatjet e ktij populli
qe kshu njeres te dashur mos u merrni me politik
kot nuk e kan then te vjetrit qe politika eshte kurv
gjejn rastin dhe ngrejn akuza si me baz edhe te pa bazuar si do mos ne nje gjendje kritike qe eshte ajo e gerdecit kur populli mledh ndihma per njerzit e humbur ne ngjarjen e gerdecit politikanet ton rrijn duar kryq si domos ato te opozites
ka edhe politikan te mazhorances qe jan persona negativ

NUK E DI PO PER MENDIMIN TIM
NUK ESHTE MIRE TE FLASESH PARAKOHE
SHUM POLITIKAN BEJN HAM HAM HAM SI PUNA QENIT DHE NUK NXJERRIN GJE NE DRITET
GJE PER KTE QE E KA VERTETUAR KOHA
KUR JAN TE TILLA NGJARE OPOZITA E SOTME QE ISHTE NE QEVERI NUK JU AFRUAN NDIHME APO NDONJE GJE ATYRE NJERZVE QE LAN JETEN E TYRE NE MES TE DETIT SA QE U BA NJE ALARM I MADH NE ATE KOHE TE GJITHE POLITIKANET E KRAHUT TE DJATHT QEN NDERSA TE MAJTET NJE PJES E VOGEL
MBANI KUR ESHTE MBYTYR AJO GOMONE NE 2001 ISH KRYEMINISTRI FATOS NANO ISHTE NE GREQI NE BUZUK TE GREQIS DUKE U GEZUAR NDERSA POPULLI KTEJ NGA ANA TJETER ISHIN TE HIDHERUAR PER NGJARJEN QE NDODHIN
NUK DUA TE FLAS ME SHUME SE PO ME KAP KOKA ME GJITH KTO POLITIKAN QE KA SHTETI SHQIPTAR
NA VJEN GJYNAH TE GJITHVE PER NGJARJEN QE NDODHI
POR KJO NUK DO TE THOT QE TE SHKATARROHET QEVERIA
DUHET TE LLOGJIKONI ME SHUME
SI DOMOS KUR JAN TE TILLA NGJARJE
SI KJO E GERDECIT

KJO ESHTE POLITIKA JON
POLITIKA SHQIPTARE
E KAM FJALEN SI PER MAZHORANCEN DHE PER OPOZITEN
SI DOMOS PER OPOZITEN NE RRADH TE PARE
NJE DITE MBAS NGJARJES KERKUAN DORHEQEN E KRYEMINISTRIT
QE NE VEND TE MLIDHESHIN TE BESHIN NJE BASHKPUNIM PER TE NDIHMUAR NJERZIT QE HUMBEN SHPIAT DHE ME E RENDESISHMJA QE KAN HUMBUR NJERZIT E VET

DUHET TI BEJM THIRRJE POLITIKANEVE QE DUHET TE KEN ME KUJDES NE TE TILLA NGJARJE
DHE I LUTEMI ZOTIT QE MOS TE NDODHIN ME KTO TRAGJEDI SI E GERDECIT JO VETEM NE SHQIPERI POR ANE MBAN BOTES


ME RESPEKT ELBASANLLI PER JET


_________________
VERDHEBLU 1913
Back to top
View user's profile Send e-mail

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 01:37 AM
Reply with quote

Do i lutemi zotit mos te ndodhin me kshu ngjarjesh , po vjen era demokrat ktu , sikur te ishte shkaktari zoti apo sikur te varej prej zotit

Doni me mbrojt kriminelin Bersha bashke me minuket e tij Delijorgja pinara dhe shoke , per hir te partise tuaj i beheni krahe krimineleve , edhe e di si eshte puna , nje njeri objektiv thote , cilat jane shkaqet qe e sollen , cilet jane fajtoret , pergjegjesite prej kujt vareshin , nje dele e sali berishes thote aman o zot na ruaj , po s'ka si te ruaj zoti kur e mbani kriminelin per kapo , doni s'doni do ju vrase

Nga Shekulli e reja e fundit :

Implikimi, ushtria punonte në Gërgec

Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen.
Arben Rrozhani
Sht, 22 Mars 2008



Malçi, fadromisti i ushtrisë u urdhërua të shkonte në Gërdec




Ndonëse kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu prej ditës së katastrofës së Gërdecit kishin mbrojtur alibinë se biznesi ishte i një firme private dhe se qeveria nuk kishte gisht në atë biznes vrasës, të dhëna të përditshme po tregojnë se qeveria ishte bashkëpunëtore dhe bashkë-përfituese e tregtisë së municioneve. Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen. Ilirian Malçi nuk do të ishte në mesin e atyre që gjetën vdekjen në shpërthimin apokaliptik të magazinës në Gërdec, nëse do të refuzonte urdhrin e dhënë nga shefat për të shkuar me fadromën e tij, që i përkiste Repartit Ushtarak të Xhenios. Pormegjithëse shefat kishin urdhëruar fadromistin të punonte për llogari të firmës private "Albademil", ai paguhej në repartin ushtarak. Dëshmia tronditëse është bërë nga Ardian Malçi, vëllai i vogël i Ilirjan Malçit, pesë ditë më parë, kur ndonëse kishin kaluar dy ditë nga tragjedia, Ilirjani nuk ishte në mesin e të zhdukurve. Më 17 mars 2008, Ardiani jep dëshminë e tij para Arsim Grudës, Oficer i Shërbimit të Policisë Gjyqësore në Seksionin e Policisë Ushtarake Tiranë: "Unë jam i punësuar në Repartin Ushtarak Nr.4501, Batalioni Xheniero-Ndërtues Tiranë dhe kam gradën Profesionist i Dytë.

Sot jam paraqitur për të dhënë këtë deklarim, për faktin se më datë 15.02.2008, në Gërdec ka shpërthyer një sasi e madhe municioni, ku atje ka qenë duke punuar me fadromë dhe vëllai im, i quajtur llirjan Malçi, i cili deri në këtë moment rezulton i zhdukur. Unë dua të deklaroj faktin se vëllai im ka qenë i punësuar si punonjës civil në Repartin Ushtarak Nr.4501 (1302), Batalioni Xheniero- Ndërtues, si manovrator dhe ka patur në përdorim një fadromë tip TC-1.35, prodhim italian, me të cilën ka qenë duke punuar në ish-repartin e Gërdecit mePreng Gjini". Gjatë dëshmisë së tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Ardiani kërkoi që nga ana e prokurorisë të bëheshin të gjitha verifikimet e nevojshme për dërgimin e vëllait në ishrepartin e Gërdecit, sepse ai ishte ende i zhdukur dhe trupi i tij ishte arritur të gjendej vetëm tre ditë më vonë, pas këmbënguljes së familjarëve në zonën e kraterit të shpërthimit. Ardiani deklaron para drejtësisë se me gjithë interesimin e tyre, ende nuk kishin marrë përgjigje që Ilirjani ishte punësuar me fadromë në objekt.

"Dua të deklaroj se me gjithë interesimin tim dhe të familjes së vëllait, nuk më është dhënë asnjë përgjigje që të vërtetoj faktin se vëllai im, Ilirjan Malçi, ka qenë i punësuar me fadromë në këtë objekt duke mbajtur predha për llogari të firmës. Pra, të vërtetohet se si ai ka shkuar në këtë objekt me urdhër të komandës. Për vajtjen e vëllait tim në këtë objekt, ka dijeni Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Kolonel Sinan Bunguri, Zv.Komandanti i Batalionit, Major Vladimir Dushi, shefi i Personelit Artur Lala dhe manovratorët që kanë punuar me të në repart, Sabah Sula dhe Lek Lala. Ndonëse i ndjeri Ilirjan Malçi ishte urdhëruar që të shkonte me fadromë në Gërdec, në fillim të shkurtit, Ardiani thotë se të njëjtën punë më parë ka bërë manovratori tjetër, Lek Lala. "Dua të sqaroj se fillimisht në këtë objekt me një fadromë tjetër ka punuar manovratori Lek Lala dhe më pas ky manovrator është zëvendësuar dhe është dërguar vëllai im, Ilirjan Malçi me gjithë fadromë". Sipas Ardianit gjatë gjithë kohës që Ilirjani ka punuar në Gërdec, pagesën e ka marrë në Repartin Ushtarak Nr.4501, ku ka patur rreshtimin organik. A.Rr. Fjalët e fundit të Ilirjanit "Ka shpërthyer municioni. Gurët më kanë zënë poshtë këmbët...". Kjo ka qenë telefonata fundit e Ilirjan Malçit, me Ardianin, vëllain e vogël. Në çast, zëri është ndërprerë...

Ai është shuar aty poshtë rrënojave të fabrikës, ku bëhej demontimi i municioneve luftarake, që, as më shumë dhe as më pak, ngjante me një kasolle bagëtish. Por emri i Malçit mungonte në listën e të humburve. Familjarët kërkuan ndihmën e medias, që të paktën të bëhej publike se Ilirjani ndodhej mes viktimave. Dy vëllezërit gërmuan dy ditë më parë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të vëllait të tyre. Familjarët deklaruan se kishin pritur 4 ditë për gjetjen e trupit të Ilirjanit. Sipas dëshmisë, xhenierët e gjetën trupin poshtë predhave dhe dheut. Reparti ushtarak: Dekoroni kolegun tonë, Ilirjan Malçi Dy ditë para se të gjendej nga familjarët trupi i pajetë i Ilirjan Malçit, Reparti Nr.4501, ku kishte punuar i ndjeri, u kërkoi autoriteteve shtetërore që atij t'i jepej dekorata më e lartë, për kontributin e shquar në kryerjen e detyrës.

Ilirjan Malçi, 45 vjeç, e kishte filluar punën në Repartin Ushtarak Nr.4501 në vitin 2003, si punonjës civil, me detyrë manovrator i mjeteve të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me përkushtim të lartë, duke u bërë shembull për të gjithë efektivin e këtij reparti. Duke qenë një manovrator i shkëlqyer dhe një njeri i respektuar nga Komanda e repartit, atij i ishin besuar punime në objekte mjaft të vështira dhe të rëndë-sishme kombëtare dhe lokale, siç ka qenë puna për ndërtimin e aksit rrugor Milot- Rrëshen, pjesë e superstradës Durrës- Kukës, punimet e rëndësishme për zbatim të projektit të kompanisë amerikane "LOCHEDMARTlN", në Llogara -Vlorë, në ndërtimin "dhe sistemimin e rrugës në Martanesh, punimet për ndërtimin e argjinaturës në lumin Fan për mbrojtjen nga përmbytja të një pjese të zonës së Qytetit të Rubikut, në komunën Orosh të Mirditës, rrugën e Çeremit në grykën e Valbonës, që lidh komunitetin e kësaj zone edhe me Malin e Zi. Dhe kudo ku ka shërbyer ai ka marrë respektin dhe dashurinë e komunitetit.


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

jeti
Anetare aktiv
Anetare aktiv

jeti

Joined: Apr 20, 2006
Posts: 193
Location: USA
Karma: +4

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 04:52 AM
Reply with quote

sa keq e paska kap me berishen ky.............

Back to top
View user's profile Send e-mail Yahoo Messenger

Ksanthi
Anetare nderi
Anetare nderi

Ksanthi

Joined: Nov 07, 2007
Posts: 5216
Location: Tek zemra e Henrit.
Karma: +23

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 06:37 AM
Reply with quote

Une nuk merrem shume me politike vetem per faktin sepse eshte dicka qe nuk me intereson, nuk kam idene se kush jane ne qeverine shqiptare .Kushdo qe te jete ne krye te shtetit Shqiptar te njejtat gjera do beje si Nanua, Berisha apo Edi Rama dhe kelyshet e tyre. Shqiperia ka nevoje per tjeter shkalle politike te ndertuar nga themelet .


_________________
Eimai sto pedio ths maxis apo tote pou gennhthka.Eimai akoma zwntanh kai den exw avagkh kanenan na me prostatevsei.


Paulo Koelho
Back to top
View user's profile Send e-mail

malastufi
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

malastufi

Joined: May 23, 2005
Posts: 33
Location: fr
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 06:50 AM
Reply with quote

musashi
duhet ta kuptojme se e vetmja menyre demokratike per te largur dhe per te vene nje qeveri eshte vota kot qe lodhesh me ate propagante antiberishe nuk funksionon
imagjino ne 97 ishte politikani me i urryer i shqiptareve dhe ne 98 mori35 peqind te votave sepse keshtu eshte shqiperia jone e dashur dine te zgjedhin


_________________
eshte me mire te besh dashuri sesa lufte perfitoni
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 08:13 AM
Reply with quote

malastufi wrote:
musashi
duhet ta kuptojme se e vetmja menyre demokratike per te largur dhe per te vene nje qeveri eshte vota kot qe lodhesh me ate propagante antiberishe nuk funksionon
imagjino ne 97 ishte politikani me i urryer i shqiptareve dhe ne 98 mori35 peqind te votave sepse keshtu eshte shqiperia jone e dashur dine te zgjedhin
Sikur te behej fjale per propaganden time , berisha do flinte i qete , e keqja eshte qe pazarlleqet e firmave fantazma , banda e municioneve po dalin sheshit , cdo dite shtohet nga nje me shume , po ashtu edhe menyra si ishte skllaveruar vegjelia prej mafiozeve demokrat.
Berishen do ta zere gjaku i 21 vrasjeve , ata nuk zevendesohen dot . Dhe populli nuk e harron gjakun .

Nuk mund te tallemi e ta quajme aksident teknologjik siç ben qeveria .

Nuk mund te mbetet pa autore ky krim !


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 08:43 AM
Reply with quote

Shekulli

"Berisha ik" në paqe


Arben Rrozhani


Rreth 100 mijë qytetarë rrëzuan mbrëmë në Tiranë qeverinë e drejtuar nga ish-presidenti i viteve 1992-1997, Sali Berisha, i cili njihet botërisht për këtë periudhë të zezë të kombit shqiptar, kur vendi u zhyt në kaos, rrënim ekonomik dhe shoqëror.

I ideuar nga opozita e Edi Ramës, si një marshim i heshtur proteste, pa parulla dhe pa flamuj partiakë, ai mblodhi shqiptarë nga të gjitha krahët dhe anët. Shumica pranoi të zbatonte rregulloren e pashkruar të protestës antiqeveritare, ndërsa disa nuk mundën ta fshihnin qëndrimin emocional, duke hedhur parulla antiqeveritare dhe akuzuese ndaj Kryeministrit të vendit, që, prej shumicës dërrmuese të fakteve dhe dëshmive, rezulton si ideuesi dhe përfituesi i bombës ushtarake të mbjellë në fshatin Gërdec, e cila vrau dhjetëra banorë, plagosi qindra të tjerë, shkatërroi mijëra banesa dhe biznese dhe mbi të gjitha e bërë këtë vend, më të pasigurt se kurrë, madje më të pasigurt se 11 vite më parë, kur shteti dhe institucionet shtetërore nuk ekzistonin.




Por ndërsa populli po shpreh në protestë paqësore verdiktin e tij plebishitar, duke rrëzuar një qeveri që u shit për popullore dhe po mundohet të blejë popullin, opinioni i përgjithshëm në vend është se ish-Presidenti i viteve 1992-1997 dhe Kryeministri i 3 viteve të fundit, nuk largohet nga pushteti në mënyrë paqësore dhe se duhet rrëzuar me dhunë nga "kali i pushtetit". Këtu kihet parasysh e shkuara e afërt: Në kulmin e protestave antiqeveritare të janar-shkurtit 1997, ish-presidenti me kokëfortësi vrasëse nuk pranoi të ndërronte qeverinë, e cila shihej si aktorja kryesore e lejimit të firmave piramidale që i zhvatën popullsisë shqiptare rreth 1.2 miliardë dollarë. Ndërsa vendi digjej, në mars 1997, ai mbodhi deputetët e tij në Kuvendin ku mungonte opozita e majtë dhe u rizgjodh President për një mandat të dytë. Ndërsa vendi po shkonte drejt vëllavrasjes, ai mblidhte mijëra mercenarë për t'i kundërvënë popullsisë së pambrojtur në jug të vendit. Urdhrat e tij dhe të ushtarëve besnikë, në vend që të qetësonin situatën dhe të përcillnin aftësinë menaxhuese të pushtetit, mbollën vetëm kaos dhe kundërvënie mes policëve, ushtarëve dhe drejtuesve të pambrojtur vendorë, të cilët u bënë viktima të urrejtjes antiqeveritare të popullatës së dëshpëruar. E kërcënuar deri në ekzistencën fizike, ajo shpartalloi depot e ushtrisë dhe bazat ushtarake, të cilat kishin mbetur pa mbrojtje pas dezertimit të hierarkisë ushtarake nga ministri, deri te rekruti më i ri.




Një vit e gjysmë më pas, kur ishte në opozitë, ai shfrytëzoi vrasjen e eksponentit të PD-së, Azem Hajdari për të vënë në zbatim skenarin e marrjes me dhunë të pushtetit, por pas disa orësh triumfi në zaptimin e disa "institucioneve" qendrore, kryetari i PD-së u tërhoq në selinë e PD-së. Më 18 shtator 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ia hoqi mandatin deputetit Sali Berisha, por ai nuk shkoi dhe as u detyrua asnjëherë të shkonte para drejtësisë shqiptare për t'u përgjigjur për akuzën "grusht shteti".

10 vite më vonë, ish-presidentit të '97-ës dhe Kryeministrit aktual, mund t'i riciklohet akuza për "grusht shteti", sepse tragjedia e Gërdecit rrëzoi nga themelet të ashtuquajturin shtet të së drejtës, që me fjalime po e ndërtonte qeveria e mandatuar në shtator 2005. Shumë gjëra kanë shkuar zi e më zi për vendin, që kur vendin e la qeverisja e korruptuar e ish-kryeministrit të majtë. Pasuesi jo vetëm që nuk shkatërroi monopolet qeveritare, por monopolizoi korrupsionin brenda rrethit të ngushtë familjar dhe shoqëror. Biznesit iu mor fryma, sepse biznesmenët e rinj të vendit, i ngushtuan hapësirat ligjore për të ndërtuar punë të ndershme për të gjithë. Shembulli i funksionimit të magazinave shfarosëse të Gërdecit, ku firma nuk paguante asgjë, nuk raportonte asgjë dhe nuk i jepte llogari askujt, përveç tutorëve qeveritarë, është shpjegimi më i qartë se në çfarë derexheje është katandisur biznesi që u jep punë dhe bukë shqiptarëve.




Popullata e ndjen veten shumë herë më të varfëruar se tre vite më parë. Ajo e ka provuar se po vidhet sërish, si në kohën e piramidave, nga dikasteret shtetërore të kthyera në piramida, KESH-i, mallrat e konsumit, indeksi i kushtimit në shumë sektorë të vendit, shërbimet publike që ofron sektori publik, apo sektori privat, që si në rastin e firmës "Albademil", ndjehet i plotfuqishëm , nëse i jep qeverisë pjesën që kërkon.

Katër vite më parë, shumica e atij populli që foli mbrëmë dhe mbushi plot bulevardin në Tiranë, ishte në mos aktive, mbështetëse e protestës antiqeveritare "Nano ik". I akuzuari iku një vit më vonë, me vulën e turpit. Një vit pas masakrës shtetërore të Gërdecit, populli e ka thënë votën për ish-presidentin e '97-ës dhe kryeministrin e Gërdecit. Ky popull i vrarë nga gjaku dhe dhimbjet, nuk do më kaos dhe rikthim mbrapa të vendit. Ndaj mbrëmë mbushi Tiranën, për t'i thënë "Berisha Ik", ashtu, në paqe...


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

musashi
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

musashi

Joined: Mar 13, 2008
Posts: 744
Location: larg
Karma: +1

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 09:06 AM
Reply with quote

Panorama

Krim i organizuar, apo organizim i një krimi?

Dritan YLLI

Sot, një javë pas shpërthimit të kobshëm në Gërdec, gropa e vdekjes vazhdon të nxjerrë viktima, shtëpitë ngjajnë trishtueshëm si gërmadha postlufte, uji është ndotur dhe bari nuk ka mbirë, edhe pse jemi në prag pranvere. Por, ndërsa nga vendi ku plasën mijëra tonelata predha, vazhdojnë të dalin viktima të karbonizuara, tymnaja artificiale e fshehjes së përgjegjësve po fashitet gjithnjë e më shumë. Shkaqet dhe fajtorët e tragjedisë po qartësohen. Dënimi i fajtorëve, sado “peshq të mëdhenj” të jetë, nuk e shuan dhimbjen e madhe që la pas gjëma e Gërdecit. Por te qenia njerëzore ndodh natyrshëm një reaksion, që pas dhimbjes së thellë vjen një brengë, që kthehet dalëngadalë në një zemërim të madh. Një revoltë e brendshme, te çdo individ i përgjegjshëm për të kuptuar shkaqet dhe shkaktarët e ngjarjes së rëndë. Madje, sa më shumë e ndërgjegjshme dhe e emancipuar të jetë një shoqëri, ndjenja e revoltës është edhe më e fortë.
Duket qartë se Qeveria dhe shteti, pikërisht për të shuar sadopak këtë ndjenjë të natyrshme zemërimi, po përpiqen të amortizojnë artificialisht përmasat e tragjedisë. Madje herë pas here marrëzisht i japin asaj ngjyrime tragjikomike. Kryeministri i vendit, përgjegjësi kryesor që lejoi fabrikën e vdekjes të ndërtohej në mes të një zone urbane të mbipopulluar, është kthyer në një personazh qesharak, që ta shton dhe më shumë brengën. Një herë thotë se ishte faji i një firme private, më pas se nuk kishte qenë në dijeni të fabrikës, duke harruar se ajo ndodhej vetëm 12 km nga zyra e tij në Tiranë. Para dy ditësh e krahasoi kotësisht shpërthimin në Gërdec me tragjedinë e 11 Shtatorit në SHBA, duke treguar jo vetëm një cinizëm të pashoq, por edhe një tjetër orvatje të pasuksesshme për të fshehur shkaqet e krimit. Lavdihumburi Berisha duke kërkuar që të largojë gjithnjë vëmendjen nga përgjegjësia e tij direkte, së fundmi fajësoi Shërbimet Informative që nuk kishte pasur informacion për ekzistencën e biznesit vdekjeprurës, pa evidentuar akoma bilancin real të tragjedisë. Kryeministri është i gatshëm të fajësojë këdo, që të dalë pa u lagur nga kjo histori.
Por, tashmë nuk është shumë e vështirë për t’i vënë gishtin përgjegjësve. Madje, nuk është aspak e vështirë t’ju vësh edhe emër dhe mbiemër, atë që kërkonte dhe Presidenti i Republikës. Po të ndjekësh hap pas hapi në mënyrë hierarkike përgjegjësit e tragjedisë, të rezulton se kemi të bëjmë me një zinxhir të një krimi të organizuar ose një organizim të një krimi. Në këtë zinxhir disa janë të implikuar në mënyrë direkte përmes veprimit, disa të tjerë në mënyrë indirekte përmes mosveprimit. Një krim i organizuar, apo organizim i një krimi që shkaktoi një gjëmë, një tragjedi, një katastrofë makabre. Një organizim mafioz, ku disa veprojnë, të tjerë heshtin në emër të milionave apo përfitimeve të ndryshme. Deklarata, justifikime, hedhja e fajit sa andej–këndej për të humbur gjurmët, fshehje e bilancit real, përbën një skenar tipik, që të kujton filmin e njohur Oktapodi. Por është e kotë…
Kryeministri dhe disa ministra janë përgjegjësit kryesorë, që direkt apo indirekt shkaktuan tragjedinë. Kompanitë private, të fajësuara me të drejtë janë diçka tjetër, janë ekzekutues të vendimeve që miratoi Qeveria.
Shpërthimi në Gërdec, jo vetëm që nuk u parandalua, por “u ndez” nga Qeveria. Berisha dhe qeveria e drejtuar prej tij kanë një përgjegjësi evidente dhe të pashmangshme për katastrofën e jashtëzakonshme të Gërdecit, në radhë të parë se lejuan një aktivitet të tillë me rrezikshmëri tejet të lartë për popullsinë të ngrihej pikërisht në një zonë të banuar. Ministria e Financave është përgjegjëse, pasi nuk ka mbledhur as tatimet dhe sigurimet shoqërore, që lidheshin me një biznes të pastër ekonomik, të rrezikshëm dhe fare pranë Tiranës, duke lejuar njëkohësisht një evazion fiskal. Evazioni rëndon dhe më shumë kur tashmë janë bërë publike milionat e dollarëve, që fitonin drejtuesit e firmave të lidhura me biznesin që solli deri tani 21 jetë njerëzish të humbura e qindra të gjymtuar. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale nuk ka autorizuar ndonjëherë kontroll për sigurinë e kushteve të punës. Për më tepër është lejuar punësimi dhe shfrytëzimi ç`njerëzor i minorenëve, në një vend ku çmontoheshin predha e nuk qëroheshin patate. Nuk mund të jetë rastësor qëndrimi i Ministrisë së Brendshme, kur ka pasur ankesa të vazhdueshme të kryetarit të Bashkisë së Vorës, lidhur me këtë fabrikë të vdekjes dhe sigurisht që indiferenca e papërgjegjshmëria e plotë e kësaj ministrie e ngarkon me përgjegjësi tepër të rëndë atë. Të gjithë këta qeveritarë përgjegjës, me në krye Kryeministrin kryepërgjegjës, do të vazhdojnë të hedhin fajin te përfaqësuesit e kompanive private. Por, as pronari i firmës private “Alba-Demil”, as drejtori i firmës shtetërore MEICO, apo ndonjë tjetër biznesmen apo tregtar, nuk do të ishin të akuzuar, nëse biznesi i tyre do të ishte ndaluar nga strukturat shtetërore përgjegjëse.
Ndërsa ne sot nuk do të jetonim javën e parë pas tragjedisë së kobshme të Gërdecit. Nuk do të kishim 21 jetë njerëzish të humbura dhe qindra të gjymtuar. Shtëpitë në fshatin afër autostradës që lidh metropolin Tiranë-Durrës, do të ishin po aq të bukura sa më parë. Bari dhe lulet do të çelnin siç kanë lulëzuar zakonisht në Gërdec, në prag pranvere…


_________________
Sipas statistikave , ka nje person nder pese qe eshte i çekuilibruar . Neqoftese ka kater veta rreth teje dhe te duken normal , s'eshte gje e mire
Back to top
View user's profile

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 10:04 AM
Reply with quote

pittori87 wrote:
HEN-RI wrote:
KLEOPATRA wrote:
sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...

Sa per sqarim;
Sali Berisha eshte doktorr( mjek) kardiolog...nga me te miret qe nxorri shkolla Shqiptare...mund te jete kriminel,pucist,hakmarres,por kurresesi injorant edhe debil....

ky qe ti po i del per zot eshte nje komunist i ndyr Cool ky i sheroj zemren ENVER HOXHES e di ti ?? i mut di Wink ... tani vertet jemi ne prag te futjes ne evrop ,,,mos duhet te pranojm kete ndyrsir qe ndolli ne Gerdec?!... apo te themi leri keta viktimat e Gerdecit se nuk kan rendesi para europes ? ..kete do ti ? e ke shum gabim .. ne europ mund te futemi dhe pas 5 vjetesh po jeta e atyre viktimave nuk kthehet me Wink ... theksoj dhe un gjithashtu se nuk jam me asnje parti te gjith jan pleher Wink Evil or Very Mad por nje qeveri qe shkakton kete tragjedi eshte e deshtuar Wink dhe nuk eshte nevoja te na thot kemi probleme ne qeveri po te jap dorheqjen dhe ta marrin ai qe di ta udheheq Wink ...


Ky ja sheroi zemren Enver Hoxhes.....,por kur vdiq ai ne 85 nuk ngeli njeri pa qare....e kush mund te refuzonte ate kohe sherimin e diktatorit....?
ESHTE PER TE ARDHUR KEQ KUR SHIKON QE GAZETAT SHQIPTARE( te gjitha prona partiake) DALIN NE KONKLUZION...BEHEN PROKURORE DHE GJYKATES.
LE TI A LEME NE DORE EKSPERTEVE TE DALIN NE PAH....dhe jo gjykimeve histerike te politikaneve dhe sherbetoreve te tyre....

SOT GERDECI KA NEVOJE PER NDIHMA KONKRETE DHE JO FJALE BOSHE DHE BERISHA IK!
KJO ESHTE PRIMARE RINDERTIMI I GERDECIT....SHERIMI I PLAGEVE...une si henri nje ndihme simbolike e dhashe...le ta bejne te gjithe dhe jo te merren me Berishen,do ti vije edhe atij dita.....


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

-ARDI-
Anetare nderi
Anetare nderi

-ARDI-

Joined: Jul 13, 2005
Posts: 10552
Location: Manor House, Londer
Karma: +30

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 10:25 AM
Reply with quote

Bohhhhhhhh popull aman akoma sjeni kenaqur me Salen?
Cduhet valle te ndodh qe nje kryeminister te jap doreheqjen?
A mos valle duhet lufte civile?
Ne "97 "" ndonese ndodhi gjithe ajo rrenuje ai sberi dorheqje,deri ne momentin kur u detyrua qe te jap doreheqjen pasi e pa qe e majta do e hiqte edhe nese ai sdo e bent kete gje
Mbaj mend para 2 vitesh qe ne hollande kryemisri me sa mbaj mend dha doreheqjen sepse forcat hollandeze dolen te fajesuara ne ""94"" ne bosnje ,qe skane kryer punen e tyre ashtu si duhet pas nje masakre qe kane bere serbet ,dhe qe ky njeri skishte te bej fare me ate qeveri qe ishte ne pushtet para 12 viteve te qeverisjes se tij
Por ka nje gjest moral perendimi.
A e ka Saliu kete moral ?
Nuk besoj.....
E majta shqiptare nuk ka bere asnje deklarate deri pas momentit te varrimit te kufomava qe ishte 3 dit pas tragjedise,por pas kesaj
Edhe nje gje tjeter , zgjedhje ne shqiperi jane pas nje viti keshtu qe edhe nese Sala iken ,sdo kete zgjedhje te parakohshme,por nje qeveri tjeter demokrate pa Salen
Pastaj cfare do bej opozita e shkrete kur vdesin me dhjetra njerez ,do te thote vazhdo qeveri se mire i ke punet ti?

Edhe dicka tjeter,nje kontroll i bere ne disa reparte ushtarake nga nje komision apastafat per kete gje i ka raportuar parlamentit per gjendjen e ketyre reparteve,por sbehet fjale per Gerdecin fare ,qe ishte vendi ku kishte me shume arme dhe municion
Qeveria shqiptare xhobit me 10 milion euro nje kabal televiziv qe gjoja ska paguar siguracion e ku di une ,ndersa ne ate repart ushtarak dhe ne ate kompani qe merrej per cmontimin e predhave ekziston vetem nje njeri i siguruar
Kush e ka zjgedhur kete firme per shitje-blerje armatimesh
,qeveria pra
Kush e nderoi ligjin qe deri kur Sala erdhi ne pushtet thoshte qe cdo cmontim municionesh duhet te behet ne vende te posacme cmontimesh dhe nga specialist te kesaj dege,ndersa ne Gerdec behej nga a gra dhe kalamaj e ne baraka te rethuara me llamarine
Pse duhet Sala qe ne parlament te bej monolog Per djalin dhe kunatin e tij ne kete moment,pse se beri me pare kete gje por pikerisht tani?
A e kuptoni o shqiptare se nese ka rast qe qeveria shqiptare eshte e perzier me krimin dhe korrupsionin ky eshte nje rast perfekt qe implikon te gjitha ministrite me ne krye kyreministrin
Te ndodh nje gje e tille ne nje vend perendimor ,mire doreheqja,por ato persona do ishin ne burg tani

Pashe te madhin zot hapni mire syte e thirrni mendjes e mos flisni me tifozllek ,por flisni per ato gjera qe jane te verteta qe po ndodhin ne shqiperi

Back to top
View user's profile

arti_SH
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

arti_SH

Joined: Feb 13, 2008
Posts: 99
Location: kudo
Karma: +5

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 02:24 PM
Reply with quote

ardian74 wrote:

Te ndodh nje gje e tille ne nje vend perendimor ,mire doreheqja,por ato persona do ishin ne burg tani
Njesh

jam shum dakord me ty ... me gjith diskutimin qè bère ... Saliu nuk ka moral ... atè duhet ta heqin ... se vet nuk ik ai Laughing eshte si patriotet e ti qe ulen ne fush dhe ngulin hunin duke thèn (TOK E ZANME) Laughing ... kèshtu e ka ngul hunin dhe nè politikèn shqiptre Smile ... SALI BERISHA IK !!! dhe mos u kthe mè Laughing ... Shqiperia shok ka nevoj pèr nje politik tè re qè nuk èshtè rrjedhoj e kètyre mafiozève ...

Back to top
View user's profile

Elbasanlli_Per_Jet
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Elbasanlli_Per_Jet

Joined: May 09, 2006
Posts: 145
Location: ITALI (jam nga elbasa
Karma: 0

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 04:30 PM
Reply with quote

musashi wrote:
Do i lutemi zotit mos te ndodhin me kshu ngjarjesh , po vjen era demokrat ktu , sikur te ishte shkaktari zoti apo sikur te varej prej zotit

Doni me mbrojt kriminelin Bersha bashke me minuket e tij Delijorgja pinara dhe shoke , per hir te partise tuaj i beheni krahe krimineleve , edhe e di si eshte puna , nje njeri objektiv thote , cilat jane shkaqet qe e sollen , cilet jane fajtoret , pergjegjesite prej kujt vareshin , nje dele e sali berishes thote aman o zot na ruaj , po s'ka si te ruaj zoti kur e mbani kriminelin per kapo , doni s'doni do ju vrase

Nga Shekulli e reja e fundit :

Implikimi, ushtria punonte në Gërgec

Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen.
Arben Rrozhani
Sht, 22 Mars 2008



Malçi, fadromisti i ushtrisë u urdhërua të shkonte në Gërdec




Ndonëse kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu prej ditës së katastrofës së Gërdecit kishin mbrojtur alibinë se biznesi ishte i një firme private dhe se qeveria nuk kishte gisht në atë biznes vrasës, të dhëna të përditshme po tregojnë se qeveria ishte bashkëpunëtore dhe bashkë-përfituese e tregtisë së municioneve. Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen. Ilirian Malçi nuk do të ishte në mesin e atyre që gjetën vdekjen në shpërthimin apokaliptik të magazinës në Gërdec, nëse do të refuzonte urdhrin e dhënë nga shefat për të shkuar me fadromën e tij, që i përkiste Repartit Ushtarak të Xhenios. Pormegjithëse shefat kishin urdhëruar fadromistin të punonte për llogari të firmës private "Albademil", ai paguhej në repartin ushtarak. Dëshmia tronditëse është bërë nga Ardian Malçi, vëllai i vogël i Ilirjan Malçit, pesë ditë më parë, kur ndonëse kishin kaluar dy ditë nga tragjedia, Ilirjani nuk ishte në mesin e të zhdukurve. Më 17 mars 2008, Ardiani jep dëshminë e tij para Arsim Grudës, Oficer i Shërbimit të Policisë Gjyqësore në Seksionin e Policisë Ushtarake Tiranë: "Unë jam i punësuar në Repartin Ushtarak Nr.4501, Batalioni Xheniero-Ndërtues Tiranë dhe kam gradën Profesionist i Dytë.

Sot jam paraqitur për të dhënë këtë deklarim, për faktin se më datë 15.02.2008, në Gërdec ka shpërthyer një sasi e madhe municioni, ku atje ka qenë duke punuar me fadromë dhe vëllai im, i quajtur llirjan Malçi, i cili deri në këtë moment rezulton i zhdukur. Unë dua të deklaroj faktin se vëllai im ka qenë i punësuar si punonjës civil në Repartin Ushtarak Nr.4501 (1302), Batalioni Xheniero- Ndërtues, si manovrator dhe ka patur në përdorim një fadromë tip TC-1.35, prodhim italian, me të cilën ka qenë duke punuar në ish-repartin e Gërdecit mePreng Gjini". Gjatë dëshmisë së tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Ardiani kërkoi që nga ana e prokurorisë të bëheshin të gjitha verifikimet e nevojshme për dërgimin e vëllait në ishrepartin e Gërdecit, sepse ai ishte ende i zhdukur dhe trupi i tij ishte arritur të gjendej vetëm tre ditë më vonë, pas këmbënguljes së familjarëve në zonën e kraterit të shpërthimit. Ardiani deklaron para drejtësisë se me gjithë interesimin e tyre, ende nuk kishin marrë përgjigje që Ilirjani ishte punësuar me fadromë në objekt.

"Dua të deklaroj se me gjithë interesimin tim dhe të familjes së vëllait, nuk më është dhënë asnjë përgjigje që të vërtetoj faktin se vëllai im, Ilirjan Malçi, ka qenë i punësuar me fadromë në këtë objekt duke mbajtur predha për llogari të firmës. Pra, të vërtetohet se si ai ka shkuar në këtë objekt me urdhër të komandës. Për vajtjen e vëllait tim në këtë objekt, ka dijeni Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Kolonel Sinan Bunguri, Zv.Komandanti i Batalionit, Major Vladimir Dushi, shefi i Personelit Artur Lala dhe manovratorët që kanë punuar me të në repart, Sabah Sula dhe Lek Lala. Ndonëse i ndjeri Ilirjan Malçi ishte urdhëruar që të shkonte me fadromë në Gërdec, në fillim të shkurtit, Ardiani thotë se të njëjtën punë më parë ka bërë manovratori tjetër, Lek Lala. "Dua të sqaroj se fillimisht në këtë objekt me një fadromë tjetër ka punuar manovratori Lek Lala dhe më pas ky manovrator është zëvendësuar dhe është dërguar vëllai im, Ilirjan Malçi me gjithë fadromë". Sipas Ardianit gjatë gjithë kohës që Ilirjani ka punuar në Gërdec, pagesën e ka marrë në Repartin Ushtarak Nr.4501, ku ka patur rreshtimin organik. A.Rr. Fjalët e fundit të Ilirjanit "Ka shpërthyer municioni. Gurët më kanë zënë poshtë këmbët...". Kjo ka qenë telefonata fundit e Ilirjan Malçit, me Ardianin, vëllain e vogël. Në çast, zëri është ndërprerë...

Ai është shuar aty poshtë rrënojave të fabrikës, ku bëhej demontimi i municioneve luftarake, që, as më shumë dhe as më pak, ngjante me një kasolle bagëtish. Por emri i Malçit mungonte në listën e të humburve. Familjarët kërkuan ndihmën e medias, që të paktën të bëhej publike se Ilirjani ndodhej mes viktimave. Dy vëllezërit gërmuan dy ditë më parë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të vëllait të tyre. Familjarët deklaruan se kishin pritur 4 ditë për gjetjen e trupit të Ilirjanit. Sipas dëshmisë, xhenierët e gjetën trupin poshtë predhave dhe dheut. Reparti ushtarak: Dekoroni kolegun tonë, Ilirjan Malçi Dy ditë para se të gjendej nga familjarët trupi i pajetë i Ilirjan Malçit, Reparti Nr.4501, ku kishte punuar i ndjeri, u kërkoi autoriteteve shtetërore që atij t'i jepej dekorata më e lartë, për kontributin e shquar në kryerjen e detyrës.

Ilirjan Malçi, 45 vjeç, e kishte filluar punën në Repartin Ushtarak Nr.4501 në vitin 2003, si punonjës civil, me detyrë manovrator i mjeteve të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me përkushtim të lartë, duke u bërë shembull për të gjithë efektivin e këtij reparti. Duke qenë një manovrator i shkëlqyer dhe një njeri i respektuar nga Komanda e repartit, atij i ishin besuar punime në objekte mjaft të vështira dhe të rëndë-sishme kombëtare dhe lokale, siç ka qenë puna për ndërtimin e aksit rrugor Milot- Rrëshen, pjesë e superstradës Durrës- Kukës, punimet e rëndësishme për zbatim të projektit të kompanisë amerikane "LOCHEDMARTlN", në Llogara -Vlorë, në ndërtimin "dhe sistemimin e rrugës në Martanesh, punimet për ndërtimin e argjinaturës në lumin Fan për mbrojtjen nga përmbytja të një pjese të zonës së Qytetit të Rubikut, në komunën Orosh të Mirditës, rrugën e Çeremit në grykën e Valbonës, që lidh komunitetin e kësaj zone edhe me Malin e Zi. Dhe kudo ku ka shërbyer ai ka marrë respektin dhe dashurinë e komunitetit.


NUK JAM TU MBROJT SALI BERISHEN SE NUK E KAM FARERFIS
SI UN EDHE NDONJE TJETER
POR MOS FLISNI PA FAKTE

SIC E KA THEM THEN PAK ME SIPER QE NUK ISHTE MOMENTI QE TE MERREN ME LARGIMIN E QEVERIS PAS NGJARJES
DUHET TE MERREN ME NDIHMAT E ATYRE QE JAN GJALLE
NGA NGJARJA E GERDECIT
ME SA DUKET TI QE FLET NE KTE MENYRE QENKE SOCALIST EDHE JO REALIST DUHET TE FLASIM PER GJERA REALE DHE NJE NGA KJO ESHTE NDIHMA E TE PA STREHVE

ESHTE TURP I MADH QE MBAS NGJARJES
OPOZITA NE VEND QE TE MERRET ME NDIHMAT E TE MBIJETUARVE
PO DALIN NE TELEVIZOR PA PIK TURPI DHE KERKOJN DORHEQEN E KRYEMISITRIT GJE QE NUK ESHTE MOMENTI

QE KSHU MUSASHI DUHEN PARE GJERAT NJE HER DHE PASTAJ TE VEPROHET
GJE QE KJO TEK NE SKA NDODH
LEXOJE MIRE KOMENTIN QE KAM SHKRUAR SIPER TEJE
DHE PO SI DITE ATO GJERA PYET SE DO TI MARRESH VESH OSE KERKO TE GOOGLE SE I GJEN ATY MBI TE GJITHA


KALOFSHIT MIRE QE TE GJITHE


_________________
VERDHEBLU 1913
Back to top
View user's profile Send e-mail

clara88
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

clara88

Joined: Nov 17, 2007
Posts: 1292
Vampiret e nates
Karma: +72

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 04:46 PM
Reply with quote

ardian74 wrote:
Bohhhhhhhh popull aman akoma sjeni kenaqur me Salen?
Cduhet valle te ndodh qe nje kryeminister te jap doreheqjen?
A mos valle duhet lufte civile?
Ne "97 "" ndonese ndodhi gjithe ajo rrenuje ai sberi dorheqje,deri ne momentin kur u detyrua qe te jap doreheqjen pasi e pa qe e majta do e hiqte edhe nese ai sdo e bent kete gje
Mbaj mend para 2 vitesh qe ne hollande kryemisri me sa mbaj mend dha doreheqjen sepse forcat hollandeze dolen te fajesuara ne ""94"" ne bosnje ,qe skane kryer punen e tyre ashtu si duhet pas nje masakre qe kane bere serbet ,dhe qe ky njeri skishte te bej fare me ate qeveri qe ishte ne pushtet para 12 viteve te qeverisjes se tij
Por ka nje gjest moral perendimi.
A e ka Saliu kete moral ?
Nuk besoj.....
E majta shqiptare nuk ka bere asnje deklarate deri pas momentit te varrimit te kufomava qe ishte 3 dit pas tragjedise,por pas kesaj
Edhe nje gje tjeter , zgjedhje ne shqiperi jane pas nje viti keshtu qe edhe nese Sala iken ,sdo kete zgjedhje te parakohshme,por nje qeveri tjeter demokrate pa Salen
Pastaj cfare do bej opozita e shkrete kur vdesin me dhjetra njerez ,do te thote vazhdo qeveri se mire i ke punet ti?

Edhe dicka tjeter,nje kontroll i bere ne disa reparte ushtarake nga nje komision apastafat per kete gje i ka raportuar parlamentit per gjendjen e ketyre reparteve,por sbehet fjale per Gerdecin fare ,qe ishte vendi ku kishte me shume arme dhe municion
Qeveria shqiptare xhobit me 10 milion euro nje kabal televiziv qe gjoja ska paguar siguracion e ku di une ,ndersa ne ate repart ushtarak dhe ne ate kompani qe merrej per cmontimin e predhave ekziston vetem nje njeri i siguruar
Kush e ka zjgedhur kete firme per shitje-blerje armatimesh
,qeveria pra
Kush e nderoi ligjin qe deri kur Sala erdhi ne pushtet thoshte qe cdo cmontim municionesh duhet te behet ne vende te posacme cmontimesh dhe nga specialist te kesaj dege,ndersa ne Gerdec behej nga a gra dhe kalamaj e ne baraka te rethuara me llamarine
Pse duhet Sala qe ne parlament te bej monolog Per djalin dhe kunatin e tij ne kete moment,pse se beri me pare kete gje por pikerisht tani?
A e kuptoni o shqiptare se nese ka rast qe qeveria shqiptare eshte e perzier me krimin dhe korrupsionin ky eshte nje rast perfekt qe implikon te gjitha ministrite me ne krye kyreministrin
Te ndodh nje gje e tille ne nje vend perendimor ,mire doreheqja,por ato persona do ishin ne burg tani

Pashe te madhin zot hapni mire syte e thirrni mendjes e mos flisni me tifozllek ,por flisni per ato gjera qe jane te verteta qe po ndodhin ne shqiperi

Skam cfare te shtoj me teper, por me sa po lexoj disa presin qe Sali Berisha ta hedhe te gjithe shqiperine ne ere dhe pastaj te jape doreheqjen .


_________________
Respiri piano per non far rumore
ti addormenti di sera
ti risvegli con il sole
sei chiara come un'alba
sei fresca come l'aria.
Diventi rossa se qualcuno ti guarda
e sei fantastica quando sei assorta
nei tuoi problemi
nei tuoi pensieri.
Ti vesti svogliatamente
non metti mai niente
che possa attirare attenzione
un particolare
solo per farti guardare.
E con la faccia pulita
cammini per strada mangiando una
mela coi libri di scuola
ti piace studiare
non te ne devi vergognare

E quando guardi con quegli occhi grandi
forse un po' troppo sinceri, sinceri
si vede quello che pensi,
quello che sogni....

Qualche volta fai pensieri strani
con una mano, una mano, ti sfiori,
tu sola dentro la stanza
e tutto il mondo fuori
Back to top
View user's profile Send e-mail

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Sun Mar 23, 2008 07:01 PM
Reply with quote

a: Sirius
Për: HEN-RI
Postuar: E djele Mars 23, 2008 7:54 pm
Titulli: <-- no subject -->
atyre si puna jote berisha ju a ka shk... nonën prandaj edhe i duket sikur po i shajmë babain!!! rnrn


SIRIUS! KUJDES ME FJALORIN QE PERDOR....NUK TE KAM NDONJE BORXH....DEBATO NE MENYRE DEMOKRATIKE....edhe kur dergoni ms private....


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

RONI
Admin Sistemi
Admin Sistemi

RONI

Joined: Oct 24, 2004
Posts: 2103
Location: Rome
Grupi Administrues Forum
Grupi Me prane njeri-tjetrit
Grupi Ndienja
Grupi Muzika
Grupi WebAlbania Team
Grupi Shqiperia - Albania
Grupi Te ndryshme
Grupi English - Italian
Karma: +12

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 12:27 AM
Reply with quote

Baxhanaku i Berishës numëronte municionet

Muhamet Hoxha kishte marrëdhënie dhe raportonte direkt vetëm te drejtori i fabrikës dhe Mihal Delijorgji”. Kështu deklarojnë punëtorët e mbijetuar nga shpërthimi në fabrikën e Gërdecit Version multimedial i ketij lajmi

Baxhanaku i kryeministrit Berisha qe humbi jeten ne tragjedine e Gerdecit ka patur nje rol kyc ne fabriken e Gerdecit dhe jo te nje punetori te thjeshte. Ndërsa kryeministri u shpreh në parlament se Muhamet Hoxha ishte vetëm një shofer, dëshmitë e punëtorëve të tjerë te fabrikes i japin këtij personi një rol krejtesisht të ndryshëm, atë të numëruesit të arkave me municione që hynin në fabrikën e Gërdecit. Pra një detyrë të besuar, e konfirmuar edhe nga deshmite e punetoreve se Muhameti kishte si pika referimi vëtëm drejtorin e Alb-Demil dhe pronarin e saj, Mihal Delijorgji . Kryeministri Berisha deklaroi ne Kuvend se baxhanaku i tij eshte nje punetor i thjeshte qe punonte per buken e gojes.
Por dy punetore te fabrikes kane treguar per News 24 se Muhamet Hoxha nuk ishte nje punetor i thjeshte por kontrollonte sasite e municioneve qe hynin ne Gerdec.
Nje tjeter punetor tregon se e ka njohur Mehmetin vetem nga foto e publikuar ne Gazeten Shqiptare pasi ne fabrike ai i eshte prezantuar me emrin Xhimi.
Mehmet Hoxha ishte nder viktimat e para qe u deklarua nga vete kryeministri Berisha vetem pak ore pas tragjedise. Duke bere te ditur emrin e tij kryeministri Berisha nuk tha se ai ishte baxhanaku i tij.
Kryeministri Berisha prej disa ditësh tenton të tregojë se nuk e dinte se ekzistonte fabrika ku punonte baxhanaku. Por nga ana tjeter dëshmitarët tregojnë se baxhanaku i Berishës në Gërdec kishte rolin e kontrolluesit të ngarkesave me municione që hynin në fabrikë. Jetonte gjithë ditën në atë impiant, e megjithatë kryeministri deklaron se nuk dinte asgjë për fabriken dhe kushtet e punës.


Shefki Sefaj tregon se me Muhamet Hoxhën, baxhanakun e Berishës, pinin kafe shpesh, madje kthenin dhe ndonjë gotë te klubi që ndodhej 100 metra pranë fabrikës. “Xhimi” nuk përzihej dhe nuk komunikonte me punëtorët, por duket se mes tyre kishte gjetur Shefkiun, me të cilin duket se kanë biseduar goxha gjatë.
Ju keni qenë punëtor në këtë fabrikë?
Unë kam dhjetë muaj që punoj në fabrikën e Delijorgjit dhe drejtor kishim Dritan Minxollin. Ata na kanë shfrytëzuar në masë si punëtorë, na kanë dhënë pagesa shumë të ulëta. Kam qenë nevojtar, që kam punuar për fëmijët e familjen time.
Ju e patë me sytë tuaj ngjarjen?
Po, sepse jam ndodhur brenda fabrikës. Kam parë shumë shkatërrime, dhe vetë jam i shkatërruar psikologjikisht. Unë kam pasur motrat e mia, dhëndrin, dhe vetë kam qenë atje prezent. Kam bërë katër minuta për të vajtur tek shtëpia ime, për të marrë fëmijët dhe për t’i vendosur në bunker, se kam qenë i shkatërruar totalisht. Mendja më rrinte te fëmijët. Unë kam pasur motrat aty dhe nuk shkova t’i jepja ndihmë, sepse më parë kam shkuar te fëmijët.
Delijorgjin e njihje personalisht?
Po, kam pirë një kafe para se të ndodhte tragjedia.
Çfarë keni biseduar me Delijorgjin?
Me Delijorgjin kam biseduar se do të vinte një sasi e madhe fishekësh, nga 14.5 dhe 12.7 dhe prodhimi 36, që ka qenë armatim i lehtë, nga armatimi i pushkëve dhe automatikut. “Do mbarojmë këtë sistem, - më ka thënë mua, - me shkarkimin dhe çmontimin e fishekëve të fabrika, pastaj do vazhdojmë me një sistem tjetër”.
Keni punuar më parë me armë?
Për herë të parë kam punuar në Rinas, te çmontimi i fishekëve, ku është bërë transportimi nga Rinasi në drejtim të vendeve të tjera në Afganistan. Kam paketuar fishekë që tregtoheshin drejt Afganistanit. Nga atje kam ardhur tek fabrika që u ndërtua ne Gërdec.
Po Muhamet Hoxhën e keni njohur?
Si emër dhe mbiemër s’e kam njohur, pra Muhamet Hoxha, pasi ai prezantohej gjithmonë me emrin Xhimi. Kam pirë shumë kafe me të, dhe më thoshte gjëra të ndryshme të paleverdishme, jam nga Kosova dhe Tropoja.
E dinit nga ishte, flisnit për të?
Më thoshte se kam qenë në Angli. Kam bërë tregti armësh, kam shitur nga Tropoja, Kosova, por asnjëherë s’e besoja.
Trafik armësh, në ç’vend?
Unë kam shitur, thoshte, në Kosovë, Afganistan, por s’e besoja. Pinim ndonjë gotë.
Në çfarë lokali qëndronit?
Te lokali afër punës, 100 metra afër fabrikës, kur bënim këto debate.
Muhameti, çfarë funksioni kishte në fabrikë?
Ai funksiononte si numërues arkash, që vinin nga makinat e ushtrisë, nga Skrapari, nga Tepelena, nga Ullishja e Elbasanit, Gramshi, nga të gjitha rrethet. Ai numëronte arkat. Aty kishte shumë numërues, që ishin nga Ministria e Mbrojtjes. Numëruesit paguheshin nga Ministria e Mbrojtjes. Ne paguheshim nga direkt nga Dritan Minxolli, se Delijorgji nuk vinte për t’u marrë me punëtorët, se çfarë bënin ne.
Me kë shoqërohej Muhamet Hoxha?
Muhamet Hoxha shoqërohej me personat që numëronin arkat, s’ua mbaj mend emrat, se jam i stresuar.
Dini gjë kush është ky?
Mësova pas ngjarjes se është baxhanaku i Berishës.
Më parë s’e dinit?
Jo, por vetëm kur pashë fotografinë në gazetë e mësova kush ishte. S’e dija kush ishte, ngaqë s’na tregonte emrin e vërtetë.
E keni takuar këtë person ditën e tragjedisë?
Po, ka qenë brenda në fabrikë. Di që ka marrë flakë makina e tij, që ishte e ndezur, se po dëgjonte lajmet. Në moment ka shpërthyer baruti dhe ka marrë flakë makina nga mbrapa. Ka pasur një “Opel” ngjyrë bojëqielli, me targa Tirane. Më pas s’kam parë gjë, se kam kapërcyer llamarinat dhe kam ikur drejt familjes sime.
E mbani mend targën e saktë?
Jo, targën e saktë s’e mbaj mend. Kishte pak kohë që e kishte blerë.
Sa kohë kishit që e njihnit Muhametin?
Katër muaj kisha që e njihja.
Nuk dyshoni mos është ndonjë person tjetër?
Jam tepër i bindur se është ai, pasi kam pirë disa herë kafe.
Si kanë qenë marrëdhëniet e tij me punëtorët?
Ai nuk shoqërohej me punëtorët. Ai komunikonte vetëm me Dritan Minxollin dhe Mihal Delijorgjin. Nuk shfaqej mes nesh.
Prej sa kohësh punonte në këtë ndërmarrje?
Prej katër muajsh. Më thoshte që kam jetuar ne Angli, kam pasaportë angleze. Por s’e dija se është baxhanaku i Berishës. Ai duhet të tregonte emrin e vërtetë, sepse e kam respektuar si vëllain tim.
Ju mendoni se identitetin e vërtetë nuk ua tregonte dhe kolegëve?
Mendoj se nuk ua ka treguar identitetin e vërtetë dhe kolegëve që numëronin arkat e municioneve.
Çfarë bisedonit zakonisht?
Na thoshte që kam tregtuar armë në Kosovë në Maqedoni. Por pavarësisht bisedave, s’e kam mësuar emrin e tij të vërtetë dhe më ka ngelur peng në zemër, pasi e kam respektuar si vëlla. Më ka thënë që kam një pallat dhe i kërkoi dhe vëllait tim t’i rregullonte ballkonin. Por vëllai nuk vajti, ngaqë ishim të zënë me punën në fabrikë.
Pse mendoni se e fshihte identitetin?
S’e di, nuk di ta analizoj.

Nga Balkanweb


_________________
Zilia jone zgjat gjithnje me shume sesa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Gerone
Anetare nderi
Anetare nderi

Gerone

Joined: Apr 18, 2005
Posts: 2261
Location: Tirana
Karma: +50

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 09:08 AM
Reply with quote

Berisha erdhi ne pushtet ne vitin 2005 me premtimin e madh per te luftuar korrupsionin. Ngjarja e Gerdecit sherbeu per te zbuluar krejtesisht perpara shqiptareve genjeshten e madhe te vitit 2005. "Duart e pastra", qe propagandoi Berisha, tani rezulton se jane duart e korrupsionit, trafikut te armeve dhe papergjegjshmerise per jeten e shtetasve te vet.

Me vjen keq qe paska ende shqiptare qe nuk dijne te dallojne se kur vrasja e 22 personave dhe shkaterrimi i plote i nje fshati quhet krim dhe kur quhet qeverisje e mire. Per mua krimet nuk kane brire. Nese qeveritaret me makuterine e tyre per para vrasin njerez, ata jane kriminele.

I vetmi shfajesim i Berishes deri tani ka qene: "Nuk e dija qe kishte nje fabrike demontimi ne Gerdec dhe nuk e kisha degjuar ndonje here emrin Gerdec". Pikerisht per kete gje kryeministri duhet edhe me shume te jape doreheqjen. Sepse ne Shqiperi ne vendin qe qeveris ky kryeminister mund te ndodhe gjithcka, pasi ata te cilet ne i paguajme me taksat tona, per te na qeverisur, nuk e paskan idene fare se cfare ndodh ne vendin tone.

Megjithate nga faktet qe ka nxjerre media, dhe jo vetem ajo komuniste, sic u pelqen disave ti etiketojne ata qe shajne Berishen, rezulton se trafiku i armeve i bere nga qeveritaret eshte ne bazen e tragjedise se Gerdecit. Nuk e di se ne cilin vend te Evropes, kryeministri do te qendronte ende ne postin e tij, pasi qeveria e tij te kishte vrare 22 njerez...


_________________
gerone2001@yahoo.it, gerone2001 @ hotmail.com
Back to top
View user's profile Send e-mail MSN Messenger Yahoo Messenger

Gerone
Anetare nderi
Anetare nderi

Gerone

Joined: Apr 18, 2005
Posts: 2261
Location: Tirana
Karma: +50

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 09:16 AM
Reply with quote

SHQIPNI TAVOLINASH
nga Artan Lame





NGA HALLI
Lajm në TV: Drejtori i Uzinës së Poliçanit i emëruar nga ministri i Mbrojtjes para disa muajsh, na qenka vëllai i një të dënuari që po vuan ende dënimin në Itali për një mal me akuza trafiqesh. Ai na qenka arrestuar nga policia italiane që në vitin 1998 në aeroportin e Milanos, kur ishte në shoqëri të një grupi deputetësh shqiptarë që po shkonin në një takim ndërkombëtar për luftën kundër trafiqeve. Grupi i deputetëve kryesohej nga ministri i deri djeshëm i Mbrojtjes. Dhe meqë në Shqipëri janë mbaruar oficerët, pikërisht vëllain e atij të burgut gjetën ta bëjnë drejtor.

Lajm në TV: Firma që kishte fituar tenderin e Tragjedisë, ishte pronë e një njeriu i cili ishte arrestuar dhe kishte bërë një herë burg për kontrabandë. Dhe pikërisht këtë firmë gjeti shteti shqiptar për t‘u marrë me municione dhe armë.

Morali: I ligu të ligun e gjen edhe me qiri.


ARMIKU I JASHTËM
Një prej deputenjve deklaroi se prapa tragjedisë së Gërdecit u dashkej kërkuar dora e agjenturës serbe. Nuk po i përgjigjem vetë, por po vë studionjësin Abas Ermenji ta bëjë, i cili për këto punë në vitet ‘50, shkruan: "Ne shqiptarët, për të qetuar ndërgjegjen kemi gjetur një alibi. Për të gjitha mjerimet tona ua hedhim fajin të huajvet. Duket se kemi mbetur akoma çiliminj nga gjykimi, qyshse vështrojmë gjithmonë mbi të tjerët dhe s‘jemi të zotët ta kthejmë në një çast shikimin brenda vetes sonë".

Dhe meqë nuk rri dot rehat, po e vazhdoj vetë. Edhe sikur të jetë dora e serbit në këtë punë, populli i tyre ka të drejtë t‘i thotë qeverisë së vet "bravo të qoftë". Edhe një herë serbët na dëshmojnë se, sa herë që ju duhet, janë në gjendje të bëjnë ç‘të duan me ne. Po ne ç‘t‘u themi atyre që na qeverisin? Apo t‘u themi: "Meqë e paska bërë serbi, s‘paski faj. Na falni që ju prishëm rehatin".


PUSHTONJËSI
Fragment nga një qarkore e komandës italiane gjatë luftës italo-greke, e datës shkurt 1941. Origjinali është në italisht dhe në shqip: "... Duhet me ba kujdes që në transportin e materialit t‘ushtris, të mos përdoren djelm ndën 14 vjeç, për mos me i dhanë shkas agjitatorvet me u shpreh se po shfrytzojm krahun e parritun. Gjithaq, ndër shpia qi kan vetëm nji mushk, mos me ba rekuizime, pasi nga nji kafsh për shpi asht domosdo për nevoja të popullatës ...".

Kështu sillej me ne Italia, që në shkollë na kanë thënë se kishte ardhur të na pushtonte. Ç‘të bëka tëndi, nuk ta bën as pushtonjësi.


KAPAKU I HALESË
Kapakun kësaj haleje ja vuri vetë PR-ja. Doli një farë Alibeu a Alibajga, a si dreqin e thonë dhe deklaroi se ishte mbledhur kryesia e Partisë Republikane dhe kishte vendosur se pozicioni i saj në qeveri nuk ndryshonte dhe se Kryesia po diskutonte për emrin e zëvendësuesit të Mediut. Në mes të hatasë që i ra në kokë Shqipërisë, mes turpeve që na mbuluan fund e krye, mes plagëve të hapura dhe shtëpive të përvëluara, mes arrestimeve që ndiqnin njëri- tjetrin, mes kalamajve kërthi që zbërthenin gjyle, mes vjedhjes, korrupsionit dhe horrave me kravata, mes gjithë këtyre, llafi i vetëm i krerëve të kësaj partie ishte se nuk e lëshonin Ministrinë e Mbrojtjes dhe se po bënin gati emrin e ri.

Turp e faqe e zezë. O shqiptarë, me shkollë a pa shkollë qofshi, nuk keni asgjë në dorë sot. Por ama mbajini mend këto fytyra dhe këta emra, të paktën për ditën që do të shkoni prapë të votoni.


SKEMA
Ma prishnë skemën shqiptarët kësaj radhe. Tek themi të gjithë, se shqiptarëve u ka vdekur sedra e u ka mbaruar gjaku, e bëjmë këtë që t‘i vëmë në sedër e të zgjohen e të ngrihen nga pellgu moral ku kanë rënë. Edhe kësaj radhe, si pashë që ditët e para njerëzia zienin përbrenda, por puna mbetesh me aq, fillova të hedh ca radhë sipas të njëjtës formë e skemë.

Mirëpo me ç‘më panë sytë të premten në të ngrysur, kur u ngrenë me gra, çiliminj e pleq dhe një lumë i pasosur shqiptarësh u derdh ta nxirrte jashtë të keqen, m‘u desh ta ndërroj të shkrojturën. Ndaj thom që ma prishën skemën që kisha dhe i treguan të ligut se mbajnë e mbajnë, po ardhka një çast kur ata shpërthejnë.


Marre nga gazeta "Shqip"


_________________
gerone2001@yahoo.it, gerone2001 @ hotmail.com
Back to top
View user's profile Send e-mail MSN Messenger Yahoo Messenger

Gerone
Anetare nderi
Anetare nderi

Gerone

Joined: Apr 18, 2005
Posts: 2261
Location: Tirana
Karma: +50

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 09:43 AM
Reply with quote

Fatos Lubonja, nje nga mbeshtetetis me te flakte te Berishes dhe PD-se gjate zgjedhjeve te vitit 2005 ka shkruar keshtu per tragjedine e Gerdecit dhe qeverine e Sales:




Pergjegjesia eshte e shtetit

Si ka mundësi të ndërtohet një fabrikë për çmontimin e minave dhe të predhave të artilerisë në një zonë dendësisht të banuar? Kush e ka dhënë lejen që ajo të vendoset aty? Për ç’arsye është vendosur aty? Si ka mundësi të grumbullohet një sasi aq e madhe predhash në një vend, kur, sipas deklaratës së kryeministrit, djegoret e tyre edhe shpërthejnë vetvetiu? A ka mundësi që kompania amerikane të quhet e specializuar, kur për një punë kaq të rrezikshme, punëson njerëz që dje kanë ardhur nga Greqia dhe sot punësohen, apo hallexhinj që nuk gjejnë dot punë tjetër e që deklarojnë se punonin aty për pesë lekë? A mund të jetë serioze një fabrikë çmontimi predhash, kur drejtori i fabrikës fle brenda saj, siç doli se flinte drejtori i kësaj fabrike? Nëse kompania amerikane e ka mbyllur kontratën prej shumë muajsh, siç deklaroi menaxheri i saj në “News 24”, ç’është kjo firmë shqiptare e nënkontraktuar, e cila, në fakt, bënte punën dhe mbulohej me emrin e amerikanëve? Sa të ligjshme janë këto nënkontraktime? Kush e mban përgjegjësinë: firma e kontraktuar, apo ajo e nënkontraktuar? Pse duhen këto nënkontraktime? Pse qeveritarët tanë na i mbulojnë kompanitë vendase me kompani të huaja? Të gjitha këto pyetje e të tjera presin përgjigje, por presin edhe përgjegjës gjithashtu. Sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një mallkim, as me një fat të keq. Le të mos bëjnë teatër duke treguar nëpër media poza mediatike politikanësh që japin gjak, as të mburrim gatishmërinë e reagimit të forcave tona policore dhe as solidaritetin e rrejshëm mazhorancë-opozitë, gjoja në emër të hyrjes në NATO. Ajo që ndodhi, është pasqyra më dramatike deri më sot e asaj se ku është katandisur vendi që kemi ndërtuar me duart tona, si rezultat i sistemit politik e ekonomik që funksionon në vendin tonë prej 17 vjetësh. Le ta themi troç: është sistemi kriminal i korrupsionit super të lartë, shkaktari kryesor i rritjes marramendëse të probabilitetit të aksidenteve që ekzistojnë në vendon tonë. Kjo ngase çdo punë në këtë sistem, madje edhe ato të një rrezikshmërie kaq të lartë, nuk bëhen me logjikën e shërbimit, por të grabitjes dhe të përfitimit maksimal. Të gjithë e dinë se ky është shkaku i kësaj tragjedie dhe i shumë të tjerave që nuk kanë ndodhur e që mund të ndodhin. Atij shkaku mund t’i shkosh drejt thelbit, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha, kur tha se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjegjësi vetëm për transportin e predhave, kurse përgjegjësitë e tjera i kishte firma private. Si ka mundësi!? Paskemi një kryetar qeverie që nuk ditka as rolin e institucioneve që drejton. Por, a është vërtet kështu? Jo, aspak! Berisha e di shumë mirë se një nga rolet më të rëndësishme të shtetit është të vigjilojë mbi interesat publike, të na mbrojë nga rreziqet, nga vjedhësit, nga grabitësit, nga mashtruesit dhe nga të gjithë llojet e kriminelëve, qofshin në punë private apo shtetërore; të parandalojë aktivitetin e tyre kriminal e me radhë. Të paktën këtë e ka nga përvoja e piramidave financiare. Jo vetëm, por edhe e ka deklaruar gjatë tërë fushatës elektorale kundër socialistëve, kur ka premtuar ndërrimin e shtetit nga shtet “i kapur”, nga mafia në shërbyes të qytetarëve, sepse ai e di që kanë rënë edhe tavane shkollash të posarikonstruktuara mbi kokat e fëmijëve tanë, për shkak të këtij sistemi tenderësh korruptivë. Në rastin konkret, ai e di shumë mirë se shteti është kontraktor për të kryer një punë që u shërben qytetarëve, në emër të rritjes së sigurisë së jetës së tyre, kurse kontrata apo tenderimi që qeveria e tij ka bërë ose nuk e ka bërë si duhet, është e tillë, që e ka rritur këtë pasiguri, duke shkaktuar tragjedi të paparë. Mjafton vendosja e asaj fabrike atje, për të paditur shtetin për krim. Po, pse gabon përsëri Berisha, duke bërë deklarata të tilla larjeje duarsh nga përgjegjësia? Sepse është i kapur nga sistemi që premtoi se do ta ndryshonte. Të gjithë e njohim si funksionon sistemi ynë i korrupsionit në sektorin e punëve publike: paratë tona publike kontraktohen me firma private, të cilat shpesh zgjedhin edhe nënkontraktorë që bëjnë pazare me politikanët dhe rezultati është një cilësi minimale punimi e një vjedhje maksimale që ndahet midis kontraktorëve apo nënkontraktorëve dhe politikanëve. E që kjo vjedhje të jetë maksimale bëhet gjithçka; neglizhohen deri edhe kushtet minimale të masave të sigurisë. Kjo shpjegon shumëçka edhe në këtë rast: vendndodhjen e fabrikës, faktin pse atje punonin gra dhe fëmijë për pesë lekë, madje edhe faktin pse ato predha kanë udhëtuar si bomba shëtitëse në rrugët më të trafikuara të Shqipërisë, ndërkohë që ne nuk dinim asgjë.

Sot ne jemi vendi që kemi vdekjet më të shumta nga aksidentet rrugore, duke i kaluar vendet e tjera 2 deri në 8 herë. Nuk ka dyshim se një pjesë e përgjegjësisë për këto vjen nga vjedhjet që nuk lejojnë të kryhen tërë vizimet, ndriçimet e mbrojtjet e duhura të rrugëve, që për më tepër janë kushte të imponuara nga normat evropiane.

Ne kemi distributorë karburantesh apo shitës bombolash gazi brenda në qytete, ngjitur me pallate banimi e jashtë çdo norme sigurie.

Ne kemi mu në mes të kryeqytetit një linjë tensioni të lartë, që na varet mbi kokë, mu mbi bulevard. Na u tha se do të hiqej, se ishte provizore, por sot, pas kaq vitesh, askush nuk kujtohet se pse paratë e KESH-it duhet të vidhen.

Sot ne nuk dimë as se çfarë hamë, sepse tregtarët e ushqimeve i kemi bërë edhe ministra të ushqimeve, vetëm e vetëm për të mbrojtur fitimet e tyre.

Ne kemi bërë ndërtime, ku nuk mund të hyjë dot zjarrfikësja, nga etja për metër katror e përfituesve.

Ne nuk dimë çfarë mund të na ndodhë sikur të bjerë një tërmet, sepse projekteve tmerrësisht abuzive ndaj hapësirave publike, të pakontrolluar nga institute sizmike serioze, u janë shtuar edhe kate sipër, apo janë hequr themelet e pallateve të vjetra për të hapur biznese private.

Të gjitha këto, pra, e të tjera, kanë ndodhur, sepse ata që duhet të kontrollojnë privatin, nuk kanë kryer detyrën, ngase janë paguar nga privati shumë herë më shumë nga sa i paguan shteti. Edhe kur hyjnë në politikë, politikanët tanë hyjnë duke bërë kalkulimet e këtyre përfitimeve, ndërkohë që biznesmenët tanë, kur u hyjnë investimeve, kujdesen më së pari të sigurojnë lidhjet korruptive me ta, ashtu sikurse edhe për të blerë heshtjen e mediave dhe të intelektualëve. Kaq e thjeshtë është e vërteta që e dimë të gjithë. Ky është sistemi politik e ekonomik që funksionon tek ne dhe tragjeditë e aksidenteve kësisoj janë vetëm njëri prej aspekteve më të dukshme e më tragjike të pasojave të tij mbi jetën e qytetarëve. Filozofia e piramidave financiare nuk ka rënë, ajo vetëm ka ndryshuar pamje.

Më kujtohet se Edi Rama ka thënë njëherë: “Takohemi pas tërmetit”. Nuk e di a do të takohemi dot pas tërmetit, por këto dy ngjarje që ndodhën njëra pas tjetrës, ajo e Farkës dhe kjo e Gërdecit, më duket se janë simptoma të një sëmundjeje që paralajmëron për tërmetin. Është sëmundja 17-vjeçare e një shteti të kapur nga korrupsioni e paligjshmëria në formën më të kriminale.

Marre nga gazeta Korrieri, 17 mars, 2008


_________________
gerone2001@yahoo.it, gerone2001 @ hotmail.com
Back to top
View user's profile Send e-mail MSN Messenger Yahoo Messenger

Ksanthi
Anetare nderi
Anetare nderi

Ksanthi

Joined: Nov 07, 2007
Posts: 5216
Location: Tek zemra e Henrit.
Karma: +23

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 10:30 AM
Reply with quote

Nuk kam cte shtoj me keto qe lexova , vetem mund te them DITE E ZEZE E KUJES.


_________________
Eimai sto pedio ths maxis apo tote pou gennhthka.Eimai akoma zwntanh kai den exw avagkh kanenan na me prostatevsei.


Paulo Koelho
Back to top
View user's profile Send e-mail

$Boss$
Anetare aktiv
Anetare aktiv

$Boss$

Joined: Nov 25, 2006
Posts: 196
Location: Roma
Karma: +1

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 11:39 AM
Reply with quote

HEN-RI wrote:
POR ATA DUAN PUSHTET ME TE GJITHA KUSHTET.

KU ISHIN '' SHKERDHATAT'' PARA TRAGJEDISE SE GERDECIT?

PSE NUK KERKUAN LLOGARI EDHE ME PARE?[/b]


E si mund ta kerkosh nje gje te tille nga opozita(qe ska asgje ne dore) kur me paturpesine me te madhe ty te del ministri i mbrojtjes, kryeministri dhe presidenti e te deklarojne se nuk ishin ne dijeni per ate qe ndodhte ne gerdec...
ky eshte DESHTIM TOTAL i shtetin Hen-ri

mua me vjen keq qe keto fakte ndodhen tani vetem pak dite prara samitit te bukureshtit ku shqiperia kishte thuajse te sigurte ftesen e anetaresimit ne NATO...

une do te uroja qe ngjarja e ndodhur te ishte nje aksident human ose dhe nje sabotim ndaj interesave te Shqiperise per ne Nato por me faktet qe dalin cdo dite tregohet implikimi deri ne fyt i funksionareve te shtetit per interesa fitim prurese vetiake.
tergon qe korrupsioni eshte ende i ngulitur thelle ne instancat me te larta et shtetit. ai korrupsion te cilin Berisha u Zotua se do ta pastronte....


Last edited by $Boss$ on Mon Mar 24, 2008 11:45 AM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile

malastufi
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

malastufi

Joined: May 23, 2005
Posts: 33
Location: fr
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 06:57 PM
Reply with quote

ore antare mos beni panik se dhe 1 vit kemi zgjidhjet tjera keni fillur si shpej fushaten elektorale dhe mos u lodhni kot se ata qe financojne fushatat elektorale nomal qe kane perfitime nga qeveria qe vjen ne pushtet keshtu ndodh ne gjithe boten e jo me ne shqiperi
por shumica e atyre qe shkruajne ketu bejne teza jo democratike nuk ka ik pa mbaruar mandati dhe mos u lodhni kot asjne qeveri nuk merr peng shqiptaret
shqiptare zgjedhin qeverine dhe te tjeret presin rradhe e tyre 1 here ne 4 vjet te kutia vendosni, dhe mos u bashkoni asnje paniku se boll kemi vuajtur
kush qeverisen gabim iken zgjedhjet tjera
por rrespektohet vota e atyre shqiptareve qe besuan te nje qeveri per 4 vjet
kesaj i thuhet demokraci
paniku dhe dhuna nuk eshte demokraci
rrespektoni patriotet tuaj qe votoan pro se pastaj ata nuk ju rrespektojne juve kur tju vi rradha
rrofte vendi im


_________________
eshte me mire te besh dashuri sesa lufte perfitoni
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

sensualii
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

sensualii

Joined: Apr 06, 2007
Posts: 907
Location: tirane
Karma: +16

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 08:59 PM
Reply with quote

Tanime pothuasje skema eshte e qarte. Tanime te gjithe e dine tregtine e armeve,, ne ate fabrike.
Tanime te gjithe e ndjejne, e kuptojne se Berisha nuk eshte e rendesishme qe nuk ka dhene doheqjen apo te kete rene,sepse ne syte e shqiptarve ne ndjesine dhe besimin e tyre Berisha ka rrene.
18 shkurti qe krisja e pare, 15 Marsi qe carja e madhe, koriku i 2009 do jete ikja perfundimtare.
Njerez, Berishta tashme ka iku, koha po numeron mbarpsht per te...
POR..........kush do vije pas tij, kjo eshte dilema!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


_________________
Jam i trishtuar. Do duhet te kaloje shume kohe qe buzeqeshja te rithehet perseri tek une...
Back to top
View user's profile

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 24, 2008 10:39 PM
Reply with quote

Vdekja po kërkon firmën tonë


(Dërguar më: 24/03/08) Nga Alba Malltezi

Panginjshmëria ka prekur caqet e ekzistencës njerëzore në Shqipërinë tonë, duke e rrezikuar rëndë atë. Në formën e një orteku që rimori rrugën e tij me ndërrimin e pushteteve në 2005 për të fituar ditë pas dite përmasa gjithnjë e më gjigande, më të dukshme, të frikshme dhe gllabëruese. Panginjshmëria erdhi si një synim në vetvete e mbartur nga njerëzit që shqiptarët i besuan dhe i falën me zemërgjerësi çelësat e shtëpisë për ta sistemuar, freskuar, lyer, riparuar, pastruar nga ai ajër i rëndë i krijuar nga 8 vjet punë të pista socialistësh e afera që mbanin erë më keq se peshku i prishur në frigoriferin pa rrymë elektrike. Por s’qenkësh e thënë. T’u besosh pasurinë, administrimin, drejtimin bashkëqytetarëve të tu e të rrish i qetë, qenkësh po aq e rrezikshme sa të flesh buzë një gremine. Vendet e civilizuara nuk e bëjnë, vigjilojnë gjithmonë, por ne shqiptarët përgjithësisht jemi kështu: Një buzëqeshje, një premtim, një shtrëngim dore, një vështrim sy më sy, na jep më shpresë se gjithçka. Nuk ka vlerë asnjë copë letër për ne kokëshkretët, më shumë se një fjalë e dhënë. E kështu e kemi ndërtuar të përditshmen tonë të brishtë: duke blerë një shtëpi edhe pse s’ka hipotekë, duke blerë një truall edhe pse pronari i saj s’na jep asnjë dokument, duke nisur një punë pa asnjë kontratë, duke marrë ilaçe në farmacinë që na thotë doktori për të mos ia prishur qejfin atij. Ne jemi popull që besojmë e nuk duam të prishim qejf. Kështu ndodh dhe në emigracion. Nuk e ngremë zërin ndaj pronarit që na mban në të zezë. Nuk e tradhtojmë kur vijnë kontrollet fiskale dhe jemi të parët të themi: Jo, s’punoj këtu, erdha për një vizitë në kantier. Por pastaj vdesim. Edhe kur vdesim, nuk arrijmë të rebelohemi dot. Gjejmë justifikim edhe për vrasësin, sepse ai na buzëqeshi para se të vdisnim. Na tha një fjalë të mirë. Na trajtonte si mik, si shok. Kjo është vlera, por dhe fatkeqësia jonë. Sepse kohët kanë ndryshuar, sepse pas buzëqeshjes së atij që na shfrytëzon sot, mund të fshihet ai orteku i tmerrshëm që s’kursen më jetën tonë, të fëmijëve tanë.
Jam përpjekur herë pas here të denoncoj, me forcat e mia modeste, panginjshmërinë e disa individëve në qeverinë aktuale. Të shkruaj të zezë në të bardhë gënjeshtrat e tyre të përditshme në rubrikën time “Periferi” në “Gazetën Shqiptare”. Më dukej si një detyrë qytetare ndaj vendit tim, teksa përditë shihja si merrnin dhenë afera të trasha korruptive me: Dogana, KKRT, Tatim-Taksa, Celulare, Spitale, Klane, Gazetare-seksere që ushqenin e përkëdhelnin këtë mekanizëm të frikshëm e të turpshëm që po mbulonte vendin tim. Që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta përgjithësojnë fajin si të ishte një pehlivan që hidhet herë majtas e herë djathtas, duke e çuar atë deri në kohën e Enverit.
Dhe erdhi Gërdeci. Simboli i asaj panginjshmërie që nisi me tendera të të sëmurëve në spitale, me përurimin e rrugëve të pandërtuara, me makinat luksoze të politikanëve të vendit më të varfër në Europë, me shtëpitë e pasuritë miliona dollarëshe e që arritën në ato llogari në Qipro të mbushura me gjakun e fëmijëve dhe djersën e pasurive të varfra të banorëve të Gërdecit. Sa të trasha i kanë bërë gjërat, me sa paturpësi kanë ndërtuar korrupsionin e tyre dhe me sa paturpësi dalin dhe ofrojnë copa letre sikur duan të na sfidojnë të gjithëve: Ja, po ju japim dokumente, por ju s’kuptoni gjë, ju nuk zbuloni gjë, neve s’na hyn gjembi në këmbë. Kështu janë të gjitha dokumentet e aferës së armëve në Gërdec: të trasha, skandaloze dhe flagrante një më një. Tamam si paaftësia e tyre vrasëse, tamam si barkëderrëria e fizikut të tyre.
Por edhe në këtë skandal fare të qartë e të hapur, në këtë skandal të ngritur me jetë fëmijësh, burrash e grash, dikush vazhdon të qeshë, dikush vazhdon të na japë dorën, të na sigurojë: Se jemi në duar të sigurta, se çdo gjë është në rregull, se ata që morën çelësat për të ndërtuar shtëpinë tonë e kanë bërë mirë punën e tyre. Është e gjatë lista e paradokseve dhe gazetat, të ndërgjegjësuara, po i rreshtojnë dita-ditës, por njëra më mbeti në mend: Në konferencën për shtyp të Kryeministrit Berisha një gazetar pyet: “Zoti Kryeministër, me këto masa të ulëta sigurie në vend, a i qëndroni ende idesë për ndërtimin e centralit bërthamor? Dhe ja përgjigja e një Kryeministri që tenton të thotë që ajo katrahurë nuk u bë në epokën e tij dhe të ekipit të tij. Pa asnjë brerje ndërgjegjeje, përkundrazi: “Këto masa të ulëta sigurie janë një trashëgimi, për fat të keq. Ato që do të ndërtojmë ne janë krejtësisht tjetër. Nuk kemi ne atë strategji të popullit ushtarak që shpërndante municione dhe ushtrinë në katër anët e vendit. Ne kemi një strategji krejtësisht tjetër, strategjinë e përqendrimit dhe të depove në fare pak pika, plotësisht dhe thellësisht të kontrolluara...”
Po bëhen shumë shpjegime të tilla, na i thonë duke na parë në sy, ndërsa ne të gjithë jemi akoma nën gërmadhat e shtëpisë së saporrëzuar. Kërkojnë që ne shqiptarët, ashtu me një këmbë në varr, të firmosim pafajësinë e qeveritarëve të papërgjegjshëm. Nuk mund ta bëjmë më. Nuk duhet ta bëjmë më, ne emër të atyre që nuk jetojnë, në emër të atyre fëmijëve që ndjehen të tradhtuar nga ne të rriturit: gazetarë, prokurorë, policë, mjekë, që nuk vigjiluam që Gërdeci të mos ndodhë. Vdekja pret firmën tonë, që të shpëtojë nga përgjegjësitë autorët e drejtpërdrejtë të kësaj tragjedie.


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

KLEOPATRA
Anetare nderi
Anetare nderi

KLEOPATRA

Joined: Nov 21, 2005
Posts: 5117
Location: NE PALLATIN MBRETEROR
Karma: -84

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Tue Mar 25, 2008 04:38 PM
Reply with quote

HEN-RI wrote:
KLEOPATRA wrote:
sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...

Sa per sqarim;
Sali Berisha eshte doktorr( mjek) kardiolog...nga me te miret qe nxorri shkolla Shqiptare...mund te jete kriminel,pucist,hakmarres,por kurresesi injorant edhe debil....

ne fillim fare zgjuarsia e njeriut nuk matet me notat qe ka marr te shkolla... mos u be dhe ti fare...
pa me thuaj pak ti mua ku ke par ti doktorr qe vret njerez???
ti qe po na mbron sali berishen mbroje deri ne fund dhe mbroje me fakte dhe jo me palvra qe i merr era...


_________________
Sikur lulja pa arome
sikur perla pa shkelqim
ashtu do ngelem une
n,q,s ti nuk je shpirti im


DEDIKUAR ROMELES...
Back to top
View user's profile

HEN-RI
Anetare nderi
Anetare nderi

HEN-RI

Joined: Oct 02, 2007
Posts: 1879
Location: Tek zemra e Ksanthit
Karma: +236

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Wed Mar 26, 2008 06:41 PM
Reply with quote

KLEOPATRA wrote:
HEN-RI wrote:
KLEOPATRA wrote:
sali berisha eshte njeriu me injorant dhe me idjot qe kam par... eshte nje njeri debil qe nuk di ku ka lindur dhe do te drejtoj nje popull te ter... si mund te prisni qe nje person idjot qe nuk merr vesh se ku i bie banjo te shpia vet do te jet pjese ne politiken shqiptare... nuk duhet then o berisha shporru... por duhet then ik o berisha vrit veten...

Sa per sqarim;
Sali Berisha eshte doktorr( mjek) kardiolog...nga me te miret qe nxorri shkolla Shqiptare...mund te jete kriminel,pucist,hakmarres,por kurresesi injorant edhe debil....

ne fillim fare zgjuarsia e njeriut nuk matet me notat qe ka marr te shkolla... mos u be dhe ti fare...
pa me thuaj pak ti mua ku ke par ti doktorr qe vret njerez???
ti qe po na mbron sali berishen mbroje deri ne fund dhe mbroje me fakte dhe jo me palvra qe i merr era...


Ehhhh Kleopatra....
Une nuk po mbroj Sali Berishen....Sinqerisht nuk ushqej simpati per asnje politikan shqiptar.
Theksova se nuk eshte debil dhe injorant.
Ai nuk ka marre nota ne shkolle kot....Ka qene nje mjek i zoti qe ka bere nderhyrjen e pare kirurgjikale ne zemer ne shqiperi.

Ka vrare apo ska vrare Berisha ate do ta vertetoje prokuroria( n.q.s do ta vertetoje)....Mua nuk me pelqejne paragjykimet ke asnjeri...as thashethemet dhe intrigat e mediave shqiptare.
NJE GJE ESHTE E SIGURTE....ME TRAGJEDINE E GERDECIT TE FITUAR DOLEN MEDIAT SHQIPTARE QE MBUSHEN XHEPAT ME SHTIMIN E TIRAZHIT TE TYRE...
ME NE KRYE TOP CHANEL....QE VETEM ME SHITJEN EXLUZIVE KANE FITUAR AQ PARA ,E BARABARTE ME 10-20 VJET PUNE DUKE DITUR SE FITIMI I TYRE NETO ESHTE 6 MILION DOLLARE NE VIT.


_________________
Back to top
View user's profile Send e-mail

sensualii
Anetare i respektuar
Anetare i respektuar

sensualii

Joined: Apr 06, 2007
Posts: 907
Location: tirane
Karma: +16

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Wed Mar 26, 2008 08:30 PM
Reply with quote

Eshte momenti per pak shprese, per shije jete, eshte dite e re..dielli lind...
te rish me koken pas dhe te vajtosh..nuk arrin asgje...
tashme per berishen koha numeron prapsht..mos u merni me me ate, shijoni jeten


_________________
Jam i trishtuar. Do duhet te kaloje shume kohe qe buzeqeshja te rithehet perseri tek une...
Back to top
View user's profile

arti_SH
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

arti_SH

Joined: Feb 13, 2008
Posts: 99
Location: kudo
Karma: +5

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Wed Mar 26, 2008 11:00 PM
Reply with quote

HEN-RI wrote:


Ka vrare apo ska vrare Berisha ate do ta vertetoje prokuroria( n.q.s do ta vertetoje)....Mua nuk me pelqejne paragjykimet ke asnjeri...as thashethemet dhe intrigat e mediave shqiptare.
NJE GJE ESHTE E SIGURTE....ME TRAGJEDINE E GERDECIT TE FITUAR DOLEN MEDIAT SHQIPTARE QE MBUSHEN XHEPAT ME SHTIMIN E TIRAZHIT TE TYRE...
ME NE KRYE TOP CHANEL....QE VETEM ME SHITJEN EXLUZIVE KANE FITUAR AQ PARA ,E BARABARTE ME 10-20 VJET PUNE DUKE DITUR SE FITIMI I TYRE NETO ESHTE 6 MILION DOLLARE NE VIT.[/b]

e kot qè e mohon ti flet si simpatizan i PD-s Wink ... q'hyn media kètu ??!!!!.. biles ne, fal medias arritèm tè shohim se qndolli (shpèrthimet..shkatrrimet e shtèpive..intervistat e banorve dhe tè politikanve..faktet..dhe dyshimet..etj,etj) ... un dua tè them faliminderit ne vecanti Top-channel pèr shpejtèsin e lajmit ..pastèrtin nè pun.. qè tregoj dhe njè her se èshtè njè nga stacionet televizive mè tè fuqishme nè vend dhe qè duhet tè jemi krenar pèr njè stacion televiziv qè mund tè renditet pas mediave mè tè shquara nè europ ...ndèrsa ti je akoma pro gjobitjes tè pa drejt tè Top-channel me shumen prej 3 000 000 € tè vèn nga S. Berisha Laughing ... S. Berisha nè kohèn kur udhhicte PS-ja u ftua nè Fiks Fare .. ku bèri komplimentet e tija pèr punèn e kèti emisioni shum tè shikuar .. dhe dha fjalen se do ishte i hapur pèr gazetarèt nè kohèn qè ai do vinte nè pushtet ..duke theksuar se jo vetèm pèr ato tè top-channel por pèr tè gjith .. por si njè JUD e vjetèr qè èshtè sa po erdhi nè pushtet ..duke pas tè pamundur shkèputjen e tij me korrupsionin dhe pislliqet e shumta ..dhe duke par qè Fiks Fare kishte mè shum pun se mè pèrpara Laughing ... i dogji kur ato u publikuan me fakte (video & decomente ) nga Fiks-i , urdhèroj mydhjen e Top-channel si vetèm ai mund ta bènte Wink ... Laughing ... pastaj èshtè e drejt si gjith mediat televizive nè cdo vènd tè botès tè fitoj ... ti je ne Itali me thuaj sa miliona € fiton MEDIASET mos tè themi miliarda Wink ... ti qènke njè kokèrr komunistit si puna S. Berishes Laughinghiqen si demokrat por nè praktik jan vetèm vepra komuniste .. shkeljen Nr. 1 tè demokracis fjalen e lir ... mos pranimin e vrèjtjeve dhe akuzave (tè bèra nè fakte) ... dhe duan vetèm tè vet-vendosin ... Twisted Evil Evil or Very Mad

Un nuk mund tè besoj nè njè vendim tè gjykatès kur nè tè èshtè vendos pèr kryeprekuror njè njeri i z. S. Berisha Wink ... un nuk mund tè besoj nje qeveri (dhe nè kèt rast z. S. Berisha ) kur fill pas deklarates sè Gjeneralti tè ushtris se nuk kishte tè bènte nè kontraten e Gèrdecit dhe se Ministra e kishte bèr atè pa dienin dhe miratimin e ti .. i vjen njè mesazh nga Ministria e Mbrojtjes se JE I PUSHUAR NGA DETYRA Laughing ... nuk mund tè besoj nè njè kryeminister qè nuk din se ku ndollet njè fabrik çmontimi tè municioneve ushtarake ... nuk besoj nè njè kryeminister qè nuk di tè mbroj popullin e vet ... kjo èshtè e pa falshme zoterinj ... edhe sepse ajo ishte njè firm private duhet tè jet gjithmon nèn kontroll nga shteti Wink ... nèn mbikqyrje se si funksionon .. a bèhet nè konfront me rregullat e punes dhe nè konfront me ligjet ... qè sikur tè ishin kèto kontrolle nuk do kishte 16-17 vjecar qè cmontojn predha .. dhe gra e burra tè pa specializuar Wink .. kèto jan me fakte (video) tè deklaruar vet nga punonjesit e fabrikès (barakès me dhamarina Laughing ) ...
tè gjitha kèto informacione pra jen tè besushme sepse kan fakte ... Fiks Fare po i hec masken dita dites ksaj ngjarje don ti - zdon ti... do Berisha - nuk don .. kèto jan faktet ...
Berisha SHPORRU (IK) Laughing dhe mos u kthe me se ndrysh nuk ka vler Laughing ...

Back to top
View user's profile

RONI
Admin Sistemi
Admin Sistemi

RONI

Joined: Oct 24, 2004
Posts: 2103
Location: Rome
Grupi Administrues Forum
Grupi Me prane njeri-tjetrit
Grupi Ndienja
Grupi Muzika
Grupi WebAlbania Team
Grupi Shqiperia - Albania
Grupi Te ndryshme
Grupi English - Italian
Karma: +12

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Thu Mar 27, 2008 01:28 PM
Reply with quote

Mua deri dje deridiku me pelqente kjo qeveri.

Te them te drejten per nga ana e rendit,nuk kishte me banda.Ne kohen e socialisteve bandat ekzistonin.Me hyrjen e Qeverise Sali Berisha rendi filloj te funksionoj.Nuk po them 100%.
Tani kuptoj pse u eleminuan bandat....


Degjoja shpesh qe Sali Berisha bente thirrje per investim ne Shqiperi nga te huajt.
Me pelqente thirrja qe bente por nuk kuptoja pse nuk ka investitor...ose me mire pse jane kaq pak.

Tani kuptoj pse te huajt nuk investojne ne shqiperi.

Sinqerisht kjo qeveri ka filluar te me ngjall urrejtje.

Per ju qe jeni si une, jashte Shqiperise,a ju dhimsen familjet tuaja ne Shqiperi?
Sa kohe keni qe rrini ne mergim me deshiren per tu kthyer ne atdhe sapo te kete nje jete me te sigurt?

Ajo dite per ne ska per te ardhur kurre nese nuk largojme nga vatrat tona gjakpirsit.

Une nuk jam as ps e as pd.
Di te them vetem kaq,te qerohen te gjithe politikanet e vjeter.

Te qerohet kjo qeveri qe per 2 here radhazi ka djegur Vloren


_________________
Zilia jone zgjat gjithnje me shume sesa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

RONI
Admin Sistemi
Admin Sistemi

RONI

Joined: Oct 24, 2004
Posts: 2103
Location: Rome
Grupi Administrues Forum
Grupi Me prane njeri-tjetrit
Grupi Ndienja
Grupi Muzika
Grupi WebAlbania Team
Grupi Shqiperia - Albania
Grupi Te ndryshme
Grupi English - Italian
Karma: +12

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Thu Mar 27, 2008 01:36 PM
Reply with quote

Shikoni si trajtohen familjet ne Gerdec.
Ju kujtohet nje thenie e Sali Berishes: Hani derra pini derra

Ja nje lajm i marre nga balkanweb

Konservat e peshkut të shpërndara në familjet e Gërdecit janë të skaduara. Mbi etiketën e tyre shënohet se afati i përdorimit është brenda vitit 2007. Pas ankesave të banorëve, “Gazeta Shqiptare” verifikoi ushqimet, të cilat rezultuan të prishura. Disa prej tyre thonë se i kanë ngrënë, e s’kanë pasur mend të shihnin etiketat, ndërsa të tjerë i kanë lënë të paprekura nga frika se mos helmohen. “Na i sollën me makinë ditët e para pas shpërthimit dhe na i ndanë. Ishin dhe ca punëtorë të Bashkisë”, - thonë banorët e Gërdecit.
Zbulimi
Familja Sefa, i dha lamtumirën e fundit vajzës së shtëpisë, Nafie Laçit, e cila humbi jetën pas shpërthimit në Gërdec. 37-vjeçarja, nëna dy fëmijëve vdiq në Itali, pas një jave lëngimesh. Familja Sefa ka hapur “derën” e shtëpisë për mort. Derë i thënçin, sepse aty ka mbetur vetëm rrënoja e një shtëpie që duket nga ndonjë faqe muri që ka qenë e re. Një nga nuset e shtëpisë na servir kafenë e mortit. Pas saj na nxjerr një gotë lëng, që duket si qershie nga ngjyra e errët. “Pijeni dhe këtë, e provojeni ça shije ka. Është e hidhur e s’futet në gojë”. Ka mjaftuar kjo fjali e nuses së shtëpisë, dhe njerëzit që janë te Sefat për kryeshëndoshë (ngushëllim) nisin të flasin për ushqimet e skaduara. “Kemi hangër ushqime të skadume, e nga halli do t’i hajmë, s’e s’kemi ça me ba”, - thotë një grua që duket e moshuar por në fakt nuk është më shumë se 55 vjeçe. Halli më i madh i tyre nuk është ushqimi që i kanë sjellë, se sa jetesa e vështirë në shtëpitë e rrënuara dhe frika se mos i zënë brenda. Një vajzë e vogël, e shkathët si natyrë, pasi i bën komentet shtëpive që i duken si post “Lufta e Tretë Botërore” (sepse sipas saj, kjo ka ndodhur në Gërdec), na tregon një kuti kosi. “Ja edhe ky kosi në prill skadon, ne jemi në 26 mars, pra i bie t’i hyjmë me normë para se të vijë një prilli”, - vijon e vogla, fjalën së cilës ia pret një fqinj i cili shkon dhe merr një konservë peshku; “Ja për mos me fol kot, shifeni vetë datën e skadencës”.
banoret
Ndalojmë në një tjetër shtëpi dhe i pyesim për ushqimet. Na tregojnë se veç peshkut, edhe biskotat kanë qenë të skaduara. Në një ndër dhomat e vetme që ka mbetur pa u shembur nga shpërthimi, kanë futur ndihmat ushqimore. Kutia ku janë futur konservat lexon italisht, ndërsa brenda tyre prodhimi është shqiptar. “Netto 125 gram. Përbërësit: Peshk 70 gram, vaj bimësh, krypë. Skadon: Viti 2007”. I pyesim për ushqimet e tjera. “Aman moj vajza, po konservat i kuptuam se kishin skaduar vetëm kur i hapën se binin erë. S’e kemi pas mendjen te data e skadencës se ne ktu kemi humb njerëz, shtëpi e katandi, kemi humb gjithshka”, na thotë një mesoburrë, fytyra e të cilit duket edhe më e vrarë në terr. Kur i pyesim se kush ua ka sjellë këto konserva të skaduara, banorët ngrenë supet. Ata na shpjegojnë se ndihmat vijnë me kamion dhe lexohen emrat dhe sasia e atyre që përfitojnë. “Këto konserva i kanë sjell o ditën e parë o të dytën pas shpërthimit. Erdhi një makinë që shoqërohej dhe me punonjës të bashkisë. Aman ne i morëm pa parë gjatë për llojin, thjesht i morëm”, thonë banorët e Gërdecit. Askush nga ata nuk pranon të fotografohet, madje na luten të mos i shkruajmë emrat, sepse kanë frikë që do i shohin në gazetë e s’do i japin më para për të rindërtuar shtëpitë e tyre. Kontrolluam dhe ushqimet e tjera që kishin marrë si ndihmë këta banorë. Mielli, sheqeri, makaronat ishin në rregull. Vaji skadon në muajin prill. Largohemi nga Gërdeci ndërsa marrim këtë herë rrugën e shkurtër, aty ku janë vendosur forcat e ushtrisë, të cilët kur mbërritëm nuk na lejuan të kalonim. Trendafile Visha Rezarta Delisula


_________________
Zilia jone zgjat gjithnje me shume sesa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

arti_SH
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

arti_SH

Joined: Feb 13, 2008
Posts: 99
Location: kudo
Karma: +5

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Thu Mar 27, 2008 01:39 PM
Reply with quote

RONI wrote:


Per ju qe jeni si une, jashte Shqiperise,a ju dhimsen familjet tuaja ne Shqiperi?
Sa kohe keni qe rrini ne mergim me deshiren per tu kthyer ne atdhe sapo te kete nje jete me te sigurt?

Ajo dite per ne ska per te ardhur kurre nese nuk largojme nga vatrat tona gjakpirsit.

Une nuk jam as ps e as pd.
Di te them vetem kaq,te qerohen te gjithe politikanet e vjeter.

Te qerohet kjo qeveri qe per 2 here radhazi ka djegur Vloren

bravo pèr kètè do isha dhe un Wink qè tè vi njè qeveri e re qè nuk ka tè bèj me kèta pulitikan ... tè jen tè aft dhe tè mbrojn interesat e vèndit dhe popullin .....

Back to top
View user's profile

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Thu Mar 27, 2008 03:51 PM
Reply with quote

EDITORIAL\Kujt i ka telefonuar Delijorgji tri ditët para arrestimit?


(Dërguar më: 27/03/08) Nga Ilir Babaramo

E nderuar zonja Prokurore, Besoj se i keni parë pamjet tronditëse që ka transmetuar dje televizioni News 24. Kishin kaluar 12 ditë nga ai korrupsion i frikshëm që bashkë me breshrin e predhave hodhi mbi kokat e qytetarëve rrënojat e ngrehinës së një shteti të kriminalizuar. Dje, kamerat fi lmuan dy prej fi rmave të Delijorgjit. Puna aty vazhdonte krejt normalisht.
Një qetësi olimpike, a thua se ajo kërpudhë hiroshime nuk kishte fare lidhje me aktivitetin e këtyre firmave, por kishte rrafshuar një pyll diku në Afrikën e largët.
Në një njoftim të zyrës suaj të shtypit të plot gjashtë ditëve më parë, thuhet se keni kërkuar sekuestrimin e pronave të shtetasit Mihal Delijorgji. Grupet tona të gazetarëve shkuan në dy prej tyre. Aty puna vazhdonte normalisht. Asnjë zyrtar nuk kishte shkuar për të sekuestruar, apo qoftë bllokuar, pronat e njeriut që duket se kishte blerë gati të gjitha strukturat e shtetit shqiptar. Nuk kishte shkuar askush në tre pallatet shumëkatëshe që ndërtohen tek ish-Uzina Enver. Kjo ndodhi në zemër të kryeqytetit. Por pamjet më tronditëse vinin nga Shkozeti, pikërisht në magazinën e madhe, ku Delijorgji mblidhte gëzhojat për t’i nisur më pas drejt portit të Durrësit. Pak muaj më parë, në këtë magazinë ndodhi një shpërthim. U plagosën dy punëtorë. Kjo magazinë ndodhet ngjitur me një shkollë, ku mësojnë qindra fëmijë. Vetëm providenca duhet t’i ketë shpëtuar të miturit nga ai shpërthim. Policia e mbylli menjëherë atë ngjarje. Në publik u tha se në magazinën ku mblidheshin gëzhojat, plasi një bombul oksigjeni. Kjo ngjarje u harrua deri sa shpërtheu bomba prej 3 kiloton e Gërdecit. Jam skandalizuar jo vetëm se në dyert e kësaj magazine nuk kishte shkuar asnjë zyrtar për ta bllokuar, por se aty po punohej dhe dje me një qetësi dhe sfidë kriminale ndaj kujtdo që ka pak cipë në faqe.
Zonja Prokurore,
Në këtë letër dua t’u pyes nëse prokuroria po heton lidhur me një lajm të botuar në shtypin shqiptar. Tri ditë nga ngjarja tragjike, nga llogaria e Delijorgjit, në një prej bankave greke me seli në rrugën e Kavajës janë tërhequr 2 milionë euro. Kush i ka këto 2 milionë euro? Kjo mund të jetë një nga pistat e hetimit, do të doja t’u thosha, nëse do më lejonit të bëja një sugjerim. Përgjigja e kësaj pyetjeje jep shpjegime dhe për habinë tronditëse që ka shkaktuar në opinionin publik reagimi i politikës dhe drejtësisë lidhur me këtë çështje. Kjo pyetje është e lidhur dhe me disa pyetje të tjera. Përse arrestimet nuk u kryen në rrethanat e flagrancës? Çfarë i detyroi prokurorët e çështjes, që autorët e kësaj vrasjeje kolektive t’i lënë plot tre ditë në liri pa kufi. Ju e dini shumë më mirë se unë, se tri ditë liri pas krimit, shpesh janë të mjaftueshme për të mbuluar shumë gjurmë komprometuese. Përse kërkesa e sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare u bë vetëm gjashtë ditë nga dita e tragjedisë?
Një njeri me logjikë normale e ka të qartë se çfarë mund të ketë ndodhur gjatë tri ditëve që pasuan mosarrestimin në kushtet e flagrancës të Delijorgjit, Pinarit dhe Minxholit. Koha ishte kaq e mjaftueshme, madje tepronte dhe për të dhënë intervista në ndonjë televizion, në ekranin e të cilit Delijorgji pyetej jo si autor i krimit, por si ekspert municionesh.
Zonja prokurore,
Gjithsesi, këto tri ditë nuk duhet të kenë kaluar pa lënë gjurmë. Mjafton të sekuestroni tabulatet e njerëzve, për të cilët institucioni që ju drejtoni ka ngritur deri tani akuzën qesharake te moszbatimit të masave të sigurisë për lëndët plasëse. Me kë ka folur në telefon Delijorgji gjatë këtyre tri ditëve dhe me kë kanë komunikuar më pas këta të fundit? Nëse hetimet nuk i japin përgjigje kësaj pyetjeje dhe asaj se ku kanë përfunduar 2 milionë eurot, kam të drejtën të pohoj me trishtim se zgërdhitjen cinike të Delijorgjit duke dalë nga salla e gjyqit, mund ta marr si një sfidë ndaj të gjithë shoqërisë. Uroj që ajo zgërdhitje pas asaj tragjedie mos të ishte një mesazh i tillë: “Ku dini ju se çfarë ndodh, unë ju dhjes mu në drejtësi!”
Zonja prokurore, ju kërkoj ndjesë për shprehjen vulgare dhe uroj sinqerisht që të gaboj në këtë parashikim. Megjithatë do të doja t’u shprehja publikisht dyshimet që qarkullojnë në opinionin publik. Unë ende nuk dua të besoj se tri ditët që ju dhanë Delijorgjit nuk kanë shërbyer për të përcaktuar skenarin e mëposhtëm: Delijorgjit i premtohet një dënim minimal, me kusht që të mbajë të fshehta lidhjet e tij me majat e politikës, ndërkohë që 2 milionë eurot të përdoren nga sekserët e tij për të mbuluar shpenzimet operative të kësaj çështjeje gjyqësore. Shumë vetë kanë vendosur tashmë bastin se Delijorgji me heshtjen e të dyja krahëve të politikës do të lirohet në sallën e gjyqit pasi të jetë dënuar me periudhën e paraburgimit, në kohën kur politika do jetë duke u kacafytur për listat e zgjedhjeve që vijnë.
Zonja prokurore
Ju e dini më mirë se unë se kjo çështje është një rast tipik mafioz, por me përmasa të tilla sa dhe Provenzano do dukej një nxënës shkolle. Unë dyshoj se në tri ditët para arrestimit është rikonfirmuar pakti mafioz i heshtjes. Ju keni gjithë pushtetin dhe mundësinë për ta çmontuar këtë pakt. E keni më të lehtë se fëmijët e Gërdecit që çmontonin predha. E kuptoj që ndodheni në dilemën për të thelluar më tej hetimet. Por duhet ta kuptoni se fatet e këtij janë tani në duart tuaja. Ju duhet të keni parasysh se dosja që ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme, po hetohet në vitin 2008 dhe jo në vitin 1978. E dini tashmë se Shqipëria është një shoqëri e hapur, ku faktet nuk mund të mbulohen apo tjetërsohen dhe media jep çdo ditë fakte dhe dokumente që janë shumë më të avancuara se akuza që ju keni shqiptuar publikisht. Besoj e dini se ata që ju kanë zgjedhur në postin e shefes së institucionit të akuzës, nuk janë të përjetshëm. Ju keni mundësinë që duke hetuar plotësisht, të qerrhoni këtë klasë politike, që tragjedia e Gërdecit dëshmoi se është e lidhur me mafien më të rrezikshme, atë të trafikut të armëve. Nuk duhet të sugjestionoheni. Tregohuni realiste dhe pragmatike. Politikanët më të lartë janë po aq të plotfuqishëm, por dhe aq të dobët sa ishte byroja politike në vjeshtën e vitit 1990. Mjafton pak vullneti i juaj dhe gjithë ngrehina e kalbur e politikës shembet si shtëpitë e Gërdecit.

marrë nga balkanweb


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis

Last edited by Sirius on Thu Mar 27, 2008 03:57 PM; edited 2 time in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 29, 2008 04:42 PM
Reply with quote

S’mund te perfitoje askush prej fajit te vet


(Dërguar më: 29/03/08) Nga Ilir Dhima
Që kur shprehja e vendosur në këtë titull u afishua, këtu e afro një shekull më parë, në krye të një salle leksionesh të drejtësisë në Universitetin e Jijllit të SHBA-së, ajo ka marrë sot e kësaj dite, atje dhe në të gjithë botën, vlerë aksiomatike.

Por, gjatë këtyre ditëve marsi të 2008–ës, në Shqipërinë e vogël dhe të varfër po kërkohet të vihet në dyshim një e tillë vlerë. Po tentohet të vihet në pikëpyetje me deklarimet dhe qëndrimet e fundit të Kryeministrit, i cili është realisht aktori kryesor dhe i drejtpërdrejtë i një tragjedie shumëfish të dhimbshme, që mori dhjetëra jetë njerëzish të pafajshëm, plagosi e gjymtoi qindra të tjerë dhe shkatërroi mijëra banesa e biznese në një zonë shumë pranë Kryeqytetit të vendit. Pikërisht, kur pritet që ky Kryeministri ynë të pranojë së paku përgjegjësinë morale të tij dhe të japë dorëheqjen nga posti që mban, çuditërisht ai mundohet të fajësojë opozitën dhe këdo që me këtë rast nuk i fërkon më shpinën (madje edhe shtypin ndërkombëtar prestigjioz, të cilin e quajti ‘letra higjienike’), duke i akuzuar se po përdorin fatkeqësinë e Gërdecit për të rritur kredon politike dhe duke i njësuar gati–gati me mafien. Prej këtej, ky Kryeministri ynë llogarit me mendjen e vet dhe të ca dallkaukëve që e rrethojnë, se erdhi koha që jo vetëm të frenojë rënien e lirë të reputacionit personal, por mundësisht edhe ta rrisë atë, me gjoja ‘përpjekjet mbinjerëzore’ që po bën qeverisja e drejtuar prej tij, për të zhdukur në një kohë rekord gjurmët e shpërthimit disa kilotonësh.
Kam përshtypjen, se do të ishte një punë e bezdisshme që edhe në këto radhë të përpiqeshe të parashtroje argumente për t’ia mbushur publikut sa më shumë mendjen (që e ka top edhe pa to) rreth atyre, që në gjuhën e penalistëve quhen ‘dyshime të arsyshme’, mbi përfshirjen e Sali Berishës, djalit të tij dhe ish- Ministrit beniamin të Mbrojtjes në aferat korruptive dhe kontrabandiste të tregtisë së municioneve me përmasa të rrezikshme që i kapërcejnë edhe kufijtë kombëtarë. Ose mbi përlyerjen në mënyrë direkte dhe konkrete të duarve të tyre me gjakun e të vrarëve dhe të plagosurve. Ndoshta ia vlen më mirë ‘ta ulim pak pjacën’ dhe të përqendrohemi qoftë edhe te shpërdorimi i detyrës, te mosveprimet që implikojnë ligjërisht, gjithashtu me pasoja dhe përgjegjësi kriminale, Kryeministrin dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes në atë që, tashmë intensivisht dhe çdo orë e më shumë, po thirret si katastrofa tragjike e Gërdecit. Madje, pa i ngrënë kohën lexuesit, nuk ia vlen as që t’ua bashkëngjisim atyre dhe të merremi me Delijorgjin. Sepse, ‘klientë’ të tillë, në përgjithësi, nuk duan t’ia dinë shumë për ‘bukurinë’ e çështjeve të biznesit. Ata duan që kontraktorët t’ua ofrojnë dhe zgjidhin ato në mënyrën më të favorshme, për të përfituar sa më shumë që të jetë e mundur, pa e vrarë shumë mendjen dhe pa u bërë aspak merak për bëmat dhe gjëmat që bien mbi të tjerët. Por, edhe kjo nuk është përherë e vërtetë. Sepse, për sa kohë që edhe në një shtet si ky yni zhvillohet një proces juridik, këto kohë në përshtatje me legjislacionin komunitar europian, marrëveshjet e fëlliqura të palëve janë lënda, nga e cila marrin formë të vërteta të padiskutueshme, si domosdoshmëria dhe detyrimi për hartimin dhe zbatimin e plotë dhe të rreptë të një legjislacioni të hollësishëm. Tek e fundit, e drejta ruan format që janë ngjizur dhe trajtësuar nga nevojat dhe ambiciet periodike të jetës, të jetës së shoqërisë në tërësi dhe jo të individëve të veçantë; ajo nuk ekziston asnjëherë apriori, por bëhet, realizohet, kur mishërohet në akte ligjore dhe nënligjore. Ndryshe, pasojat negative -deri ato më ekstreme– përgjojnë në çdo çast.
Le të shohim se si është vepruar në rastin tonë. Jo thjesht me kontratat e fundit për demulimin dhe eksportimin e një sasie të madhe të armatimit luftarak, por më gjerë. Në kuadrin e forcimit të pushtetit ekzekutiv (i cili, siç kemi cituar në një artikull të mëparshëm, mund të quhet thelbi i shtetit, vetëm nëse ruhet autonomia legjislative e shtetit) Kushtetuta jonë parashikon një pozitë të veçantë për kryeministrin. Ai jo vetëm përfaqëson qeverinë, jo vetëm koncepton e paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për realizimin e saj, por edhe bashkërendon dhe kontrollon punën e ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore të shtetit, duke u bërë kështu strumbullari i pushtetit ekzekutiv nga pikëpamja e përgjegjësive politike përpara gjithë elektoratit vendas dhe përfaqësuesve të tij në organin legjislativ– Kuvendin. Mirëpo, kur vjen puna për të mbajtur përgjegjësi, Kryeministri aktual nuk do t’ia dijë fare, dhe në mos arriftë të gjejë, të ngjisë alibi për ngjarjet e hidhura që shkaktohen prej organeve të larta të qeverisjes së vet, e lëshon atë ku të mundet, madje edhe mbi opozitën që nuk gëzon kurrfarë pushteti ekzekutiv.
Kështu po ndodh edhe tani, kur bëhet e dukshme dhe e qartë, se miratimi i Ligjit nr.9707 në prill të vitit 2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import–eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave të teknologjive me përdorim të dyfishtë”, u bë me procedura të përshpejtuara dhe vetëm me votat e maxhorancës parlamentare. U miratua kështu, jo sepse kreut të saj, Kryeministrit, si edhe Ministrit të Mbrojtjes, u preu barku për diktimet që bënte në këtë fushë Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit me Bashkimin Europian. Halli paska qenë që të ligjëroheshin për këtë qëllim marrëveshjet e tyre me firma fantazmë dhe aspak të specializuara, për motive korruptive dhe antinjerëzore. Por, nëse ai Ligj hyri në fuqi vetëm dy muaj pas miratimit, efektet e tij nuk mund të shtriheshin në praktikë pa u ngritur Autoriteti Shtetëror i Kontrollit të Eksporteve, i cili siç thuhej, do të niste të funksiononte brenda gjashtë muajve nga 1 qershori i vitit të kaluar. Kjo nënkuptonte pra, që në zbatim të Ligjit të përmendur të plotësohej kuadri ligjor me Vendime Qeverie dhe akte të tjera nënligjore. Por, nëse këto akte nuk janë hartuar ende as sot, nuk mund të mos konsiderohen të jashtëligjshme edhe kontratat e firmës MEICO me firmën amerikane të shitjes së biçikletave “Southern Ammunition Inc” për shitjen e municioneve të kalibrave të ndryshëm. Aq më pak mund të konsiderohet i ligjshëm Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes, nr. 550 i vitit të kaluar, për funksionimin e punishtes së vdekjes në mes të një zone të mbipopulluar, shumë pranë Kryeqytetit. Përse nuk u plotësua kuadri ligjor për eksportimin e armatimeve sipas standardeve të kërkuara nëpërmjet MSA–së? Përse u lejua të bëheshin në këtë mënyrë e pa asnjë siguri minimale çmontime dhe eksportime kontrabandë municionesh me bekimin e organeve të larta shtetërore? Apo që të ndodhte ajo që ndodhi, edhe me ndihmën e kontrabandës së ‘armëve’ legjislative?!
Mund të shtrohen edhe një sërë pyetjesh të tjera. Por, pa u zgjatur me renditjen e tyre, mund të thuhet se, të gjitha përgjigjet nuk mund të mos lidhen me një vështirësi të madhe. Me atë vështirësi që buron, jo vetëm prej korrupsionit evident që ka mbërthyer qeverisjen aktuale, por edhe prej paaftësisë së saj. Më keq akoma, prej mosdëshirës për të dalluar të drejtën nga posti shtetëror, urdhrin e mishëruar në një akt çfarëdo nga parimi juridik, të cilit çdo zyrtar është i detyruar t’i bindet. Ndryshe, le të mbajë dënimin mbi vete!
...Sepse askush s’mund të përfitojë prej fajit të vet. I lutem lexuesit të ketë edhe pakëz durim, për të shtjelluar shkurtimisht dhe përkatësisht përmbajtjen e kësaj shprehjeje aksiomatike, sipas ilustrimit të bërë kohë më parë nga një autor i shquar i doktrinave juridike, nëpërmjet çështjes së famshme Riggs v. Palmer, 115 N.Y. 506. Në këtë çështje u vendos që trashëgimarrësi (në rastin tonë– maxhoranca parlamentare), i cili e kishte vrarë trashëgimlënësin (për ne– elektorati shqiptar) nuk do të lejohej nga gjykata që të përfitonte prej testamentit. Këtu, parimet e kundërta ndesheshin. Njëri prej tyre, sipas të cilit testamenti, me të cilin disponohej pasuria e trashëgimlënësit, në bazë të ligjit kishte fuqi detyruese. Ky parim i shtyrë deri në logjikën e tij të skajshme dukej se ishte në favor të së drejtës së vrasësit për të trashëguar (në kushtet tona – mandatin e plotë qeverisës). Por, ndërkohë, shtrohej edhe një parim tjetër, që i kishte rrënjët më të thella në ndjenjat universale të drejtësisë, parimi se, askush nuk mund të përfitojë prej fajit të vet. Logjika e këtij parimi mbizotëroi mbi atë të parimeve të tjera.
Shpresoj që për lexuesin, ky ilustrim të jetë i gjetur. Por, edhe i qartë. Sikurse mësimi i madh i kohëve moderne, sipas të cilit, edhe kur kërkon të varrosësh (bashkë me viktimat – njerëz) format e çdo procesi të pranuar nga të gjithë, siç është ai legjislativ, këto forma të sundojnë dhe të ndëshkojnë që nga varret e tyre.
Ja, kështu!

Nga Ilir Dhima


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis

Last edited by Sirius on Sat Mar 29, 2008 05:30 PM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 29, 2008 04:52 PM
Reply with quote

Tek cdo kolltukofag ka se s‘ben nje motivim mafioz


Mustafa Nano

Janë dëgjuar kohët e fundit disa zëra shumë racionalë, të cilët thonë se duhet bërë ndarja e përgjegjësisë politike nga përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e të tjerëve, që janë përzjerë qoftë në aferën korruptive të Gërdecit, qoftë në aferën korruptive me tregëtinë e armëve e municioneve (përmasa korruptive në këto dy ngjarje nuk mohohet tanimë nga askush). Janë zëra racionalë për një arsye shumë të thjeshtë e të kuptueshme: përgjegjësia politike në rrethanat ku ndodhemi, me fjalë të tjera përgjegjësia përtej të gjitha dyshimeve për korrupsion qeveritar, është një gjë e qartë si drita e diellit (ndodhi një tragjedi, e cila nuk na erdhi nga forcat e verbëra të natyrës), ndërsa përgjegjësia penale është një gjë për t‘u provuar nga ato instanca, të cilët kanë tagrin e kompetencën për ta bërë këtë gjë.

Mirëpo duhet thënë se kjo logjikë ka një të krisur: injoron kontekstin irracional shqiptar. Në kushtet, kur askush nuk ka besim tek nxjerrja e përgjegjësive penale e në kushtet, kur askush nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi politike e kur askush nuk disponon mjete presioni për t‘i detyruar të tërhiqen përgjegjësit politikë të këtyre ngjarjeve, nuk do të ishte mëkat që në gjithë këtë histori, në mënyrë gjithashtu racionale, të numëroheshin ca veprime e ca mosveprime, të cilat bjenë erë e qelbin dynjanë e të cilat e nxjerrin krejt zbuluar Kryeministrin. Dhe në këtë mes është vendi dhe hera për të ngritur ca pikëpyetje të mëdha.


1.

Një bisedë e përgjuar dhe e transkriptuar na bën me dije mbi një të fakt: drejtori i një ndërmarrjeje shtetërore (MEIKO), në biseda me të tjerë, shprehet se afera e tregëtisë së armëve e municioneve kontrollohet nga Kryeministri e djali i tij. Siç doli më pas, Berisha ka qenë i informuar lidhur me këtë gjë, por në mënyrën më të çuditshme nuk e ka parë të udhës të marrë masa ndaj një vartësi të vet. Vini re: ky njeri që e ka spastruar administratën publike prej lloj-lloj zyrtarësh të paemër, faji i të cilëve ka qenë se nuk kanë patur një teserë të Partisë Demokratike, as nuk e çon në mendje të largojë nga puna një zyrtar, i cili e bën Kryeministrin dhe djalin e tij pjesë të një afere korruptive. Pse vallë Berisha e ka falur Pinarin? Kjo është pyetja e parë e madhe.


2.

Nga e njëjta bisedë e përgjuar, për të cilën pra Kryeministri ka qenë në dijeni përpara të tjerëve (këtë na e nxori në Parlament), na del se djali i tij është kontaktuar nga autorët e këtyre aferave korruptive. Dhe me këta njerëz djali i Kryeministrit flet nga pozitat e një njeriu të pushtetshëm e nga pozitat e një njeriu që ka gjëra në dorë. Nuk u thotë pra, se "ç‘dreqin hyj unë në këtë mes", apo se "unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë i republikës së Shqipërisë", por u flet si një njeri i informuar mbi aferën. I siguron në fund se "unë nuk ju kam prishur punë", duke lënë të nënkuptohet se e ka patur dhe e ka në dorë që t‘i pengojë apo t‘u japë një dorë. Kryeministri e hodhi lumin matanë, duke thënë në parlament se djali e kish informuar lidhur me këtë ngjarje. Puna është se na e dha këtë informacion shumë kohë pasi ne e kishim marrë në rrugë të tjera dhe se nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj sjelljes së djalit. Pse? Kjo është pyetja e dytë.


3.

Është marrë vesh tanimë që baxhanaku i Kryeministrit ka humbur jetën tok me të tjerë në plojën e Gërdecit. Teksa Kryeministri po lexonte emrat e viktimave nja dy a tre ditë pas tragjedisë, emrin e baxhanakut e lexoi gabim. Vini re: nuk e lexoi ashtu siç është, dmth Muhamet Hoxha, por e lexoi - pas një pauze të shkurtër - si Mehmet Hoxha. Dhe nuk na tha se ky ishte baxhanaku i tij. Këtë gjë e pranoi vetëm pasi gazetat e nxorrën në shesh të vërtetën. Vallë, dy ditë pas tragjedisë, nuk e kish marrë vesh Kryeministri që baxhanaku i tij kish mbetur viktimë e asaj tragjedie?


4.

Me të pranuar që mes viktimave ishte dhe baxhanaku i tij, Kryeministri na dha një informacion tjetër, na tha se me demek ai nuk e kish takuar asnjëherë atë, dhe nuk e dinte që ai punonte në fabrikën e Gërdecit. Por kishte marrë vesh amá, që kish shkuar në Gërdec për të fituar bukën e gojës!!! Më pas, mediat zbuluan se ai nuk ishte atje për të fituar bukën e gojës; përkundrazi, na doli se ishte njeri i besuar i drejtuesve të asaj palo fabrike. Përveç kësaj, na doli se atje ai e kish fshehur gjithë kohën hëm identitetin e vet ( "e thërrisnin dhe vetthirrej Xhimi", thanë një numur të punësuarish në atë fabrikë), hëm identitetin si baxhanak i Kryeministrit. Ky i fundit nuk e ka marrë mundimin më pas për të hedhur poshtë të vërtetat e mass-media-s. Pse vallë?


5.

E keni vënë re, që Kryeministri, ndërsa ka vazhduar të kryqëzojë edhe këto ditë Dhori Sollakun, nuk thotë asnjë fjalë për Pinarin e për Delijorgjin? Ky njeri ka etiketuar si mafiozë presidentë e kryeministra, politikanë e deputetë, sipërmarrës e dinjitarë shtetërorë, gjykatës e prokurorë, gazeta e gazetarë (së fundmi, foli edhe për New York Times-in me një gjuhë të tillë, duke lënë gjithkënd pa gojë), por nuk i lëshon akuza të tilla edhe në adresë të dy njerëzve, të cilët janë të përfshirë sipas të gjitha gjasave në një aferë korruptive që pati për finale tragjedinë e njohur. Të kuptohemi, do të ishte gabim ta bënte këtë gjë, ashtu siç ka qenë gabim kur e ka bërë kundër të tjerëve, por pyetja që del në këtë rast është shumë e thjeshtë: Përderisa e ka patur zakon ta bëjë këtë kundër të gjithëve, përderisa edhe sot po flet deri dhe për mafien që komandon New York Times-in, pse vallë nuk i bën goja të kryqëzojë Pinarin e Delijorgjin, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, janë të lidhur me tragjedinë më të madhe humane që ka ndodhur në këtë vend gjatë njëzet viteve të fundit? Boll e pashpjegueshme kjo gjë, apo jo?


6.

Të gjithë e kanë marrë vesh tanimë që Gërdeci është zgjedhur fillimisht nga vetë sipërmarrësit e kontraktorët si vend i çmontimit të municioneve, e vetëm pas disa muajsh është mbledhur qeveria, e cila nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka nënshkruar vendimin e marrë tanimë nga të tjerët. Dhe Kryeministri ka guximin të thotë që emrin "Gërdec" e ka dëgjuar për herë të parë në datën 15 mars, dmth ditën që u bë kiameti. Është po ky Kryeministër nga ana tjetër, që në prill të vitit 2007 ka çuar e miratuar në parlament një ligj mbi eksportin e armëve e të municioneve, ku theksohej ngritja e një autoriteti shtetëror të kontrollit të kësaj tregëtie. Ndërsa ky autoritet shtetëror nuk është ngritur ende, Kryeministri nuk e merr mundimin të shpjegohet lidhur me këto dy momente. Pse vallë?

E vërteta është se ka edhe pikëpyetje të tjera të ngjashme me këto të mësipërmet, të cilave Kryeministri ynë nuk u jep përgjigje (është e çuditshme se si në këtë rast nuk e ka parë të udhës të shkojë tek Fevziu për të zhvilluar një debat televiziv me gazetarët). Me sa duket, është e ndihet aq i zbuluar përballë fakteve tepër komprometuese, sa nuk ka më besim as tek "forca" e vet për t‘u ballafaquar në një debat televiziv me kundërshtarë. Dhe për këtë arsye, mbrojtjen po e bën atje në parlament, ku Topallka ia jep fjalën sa herë ta kërkojë e ku ai ka mundësi "të fshihet" pas sulmit të atyre që duan t‘i zënë vendin e pas sulmeve të veta ndaj gjithkujt. Mbrojtjen gjithashtu po e bën duke i krehur bishtin pa fund Prokurorisë së Përgjithshme (shprehja më e dashur për të këto ditë ka qenë: prokuroria e sotme nuk është e kapur).

Sido që t‘i verë filli hetimit e sado që të zgjasë ky hetim, nën dritën e të gjitha fakteve që kanë dalë në dritë, duket se shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zënë të bindin veten më në fund, se raporti epsharak me pushtetin ngrihet mbi (prodhon, gjithashtu) një mentalitet mafioz, se - me fjalë të tjera - prapa çdo kolltukofagu duhet parë një motivim sërish mafioz, dhe se - me fjalë të tjera akoma - prapa çdo tentative për ta sunduar (e jo për ta qeverisur) një vend ka se s‘bën një frymëzim gjithmonë mafioz. Është për të ardhur keq që shumëkujt iu desh një tragjedi e këtyre përmasave e ngritur mbi një aferë korruptive të markës shtetërore për të marrë vesh se kush është Sali Berisha i vërtetë. Por sidoqoftë, ky është një lajm i mirë në Shqipërinë e pas tragjedisë. I vetmi lajm i mirë.


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 29, 2008 05:11 PM
Reply with quote

Sikur te mos ndodhte Gerdeci...


Fatos Baxhaku

Ne të gjithë e dinim. Të gjithë e dinim se puna jonë që prej shumë vjetësh, ndërsa diskutonim gjerë e gjatë për funksionet e medias, për misionin e tyre, për gjënë që ato i kishin dhënë më shumë ëndrrës së shqiptarëve, për t‘iu afruar më shumë botës së qytetëruar, kishte mundësi që të përfundonte në një hale fshati. Të gjithë e dinim se gazetat, me të kaluar disa orë, bëhen një copë letër, me të cilën mund të mbështjellësh bukën që e vë nën sqetull, teksa merr rrugën për të shkuar në punë. Të gjithë ne të medias së shkruar e dinim se gazetat, puna jonë e përditshme, ajo me të cilën mbahemi ne dhe njerëzit tanë, mund të përfundojë edhe si perde në ndonjë dyqan të harruar. Faqet që janë mbushur me aq mund dhe djersë mund të përfundojnë edhe si shtrojë e ndonjë shtëpie apo dyqani, teksa i pari ka vendosur që të lyejë më në fund dyqanin e tij të vogël, të zënë keq nga pluhurat e merimangat. E dinim edhe se ka ende zona në Shqipërinë tonë ku gazetat priten me zell të madh në katrorë të rregullt e pastaj ngulen në një gozhdë të madhe në një hale jashtë shtëpisë, poshtë së cilës gëlojnë pulat, dhe pastaj… nuk po e zgjasim më sepse dikur jemi betuar t‘i bindemi një etike profesionale, tek e cila besojmë jo thjesht se kështu na është thënë, por sepse besojmë se jemi njerëz të qytetëruar dhe andaj të betuar kundër erërave të këqija.

Ne jemi pjesë e kësaj Shqipërie, me të mirat dhe të këqijat që ajo ka. Produkti ynë mund të përfundojë në letër higjienike, sikurse tha ndokush nga të mëdhenjtë. Zaten e pasmja e çdo njeriu është pjesë thjesht individuale dhe për të fshirë atë secili mund të zgjedhë mjetin fshirës që do. Kjo ka të bëjë me b… e secilit dhe këtu sigurisht nuk duhen shumë mend. Varet se sa keq të ka zënë ajo punë. Dhe më pas varet se nga kush i pret mëndtë për atë punë. Nuk duhet të merremi shumë me këtë gjë, por të mundohemi të shohim me gjak të ftohtë se si do të ishim sot nëse punët do të kishin shkuar ndryshe në këtë fillim pranvere, që do të mbahet mend gjatë, si një nga më të përgjakshmet e më absurdet. Me një fjalë si një nga më të këqijat e këtij fillim mijëvjeçari.


Sikur të mos ishte Gërdeci 1

Sikur të mos kishim dëgjuar atë gjëmim të shurdhët atë drekë të 15 marsit, të gjithë do të kishim vazhduar punët tona. As që do ta kishim ditur se në Shqipëri, vetëm pak kilometra larg Tiranës, puna e skllevërve vazhdonte të mbushte xhepat e milionerëve me pushtet e pa pushtet. Do të kishim pritur njësoj anëtarësimin tonë në NATO, njësoj sikur ky të ishte shpëtimi ynë, njësoj sikur kjo pjesëmarrje të ishte ajo që ne e kishim ëndërruar, paçka se mileti as që nuk e ka të qartë dhe as që nuk ia ka thënë kush se ç‘do të thotë të jesh në NATO. Në fund të fundit pyetja jonë duhej të ishte: Ta zëmë se jemi në NATO. A do kemi më shumë drita, ujë, shkolla, rrugë, qetësi? Apo kjo thjesht është një punë me të cilën matet puna e politikës? Askush nuk i ka dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Dhe kështu të qenit në NATO u vesh me një vello misteri, me një vello ku fshiheshin një mijë e një të liga, sikurse e pamë edhe vetë.


Sikur të mos ishte Gërdeci 2

Sikur të mos ishte Gërdeci, ne do të vazhdonim t‘i shikonim njerëzit që jetojnë kaq pranë nesh njësoj si kushërinj të varfër. Madje, edhe do të bezdiseshim ca nga dialekti i tyre, edhe nga varfëria e tyre e skajshme. "Te Partizani i Panjohur", bash e në mes të Tiranës, shumë prej nesh kalojnë përditë, madje aty afër është edhe selia e partisë në pushtet. Ne kemi mbyllur sytë dhe jemi ndjerë mirë, sa kohë që këta njerëz na rregullonin shtëpitë, na ndërtonin mure, na hapnin kanale dhe na ngrinin plaçkat lart. Tani që një pjesë e mirë e tyre u masakruan, jo thjesht fizikisht, tani bëjmë të mirin. Paguajmë para dhe bëjmë filantropin. Por tashmë është vonë. Shumë prej tyre nuk janë më. Të tjerë janë në qiell të hapur. Edhe më shumë të tjerë, fëmijët e tyre, do ta kenë shumë gjatë në mendje atë vezullimin vrasës që u shkaktoi indiferenca jonë. Dashur pa dashur jemi ndarë në dy palë: në shqiptarë që dinin, apo që nuk dinin, por që e kishin për detyrë ta dinin dhe kjo është njësoj e dënueshme, dhe në shqiptarë që u vranë, u shkulën, u damkosën, u dhunuan… thjesht sepse ishin të varfër dhe prandaj e mbanin kokën ulur. Me një fjalë, në këtë pikë, sikur të mos ishte Gërdeci dhe viktimat e tij, emri i të cilit është çuditërisht emri i një sëmundjeje të vjetër, po ashtu edhe i një mallkimi të vjetër, ne akoma do të vazhdonim të besonim se tashmë kemi hyrë në radhën e vendeve të qytetëruar. Gërdeci na mësoi se nuk mund të ndjehesh mirë nëse pranë teje gëlon një situatë që të kujton skllavopronarinë. Të luash me gjakun e tjetrit, dhe aq më shumë të mos e denoncosh atë, është një gjë fort e prapë. Herët a vonë dikush do të paguajë.


Sikur të mos ishte Gërdeci 3

Sikur të mos kishte ndodhur ai shpërthim i përgjakshëm, shumëkush prej nesh do të kishte ende iluzione. Shumë herë fjalimet entuziaste të politikës, sa kohë që nuk ke çfarë të shohësh tjetër në TV ta mbushin mendjen. "Do luftojmë korrupsionin", pat thënë Berisha në fillim të fushatës së tij elektorale. Njeriu i cili kishte rënë në fund të një honi të thellë në vitin e mbrapshtë 1997 ishte ngritur befas në këmbë dhe pretendonte të bënte Shqipërinë nga e para. Mblodhi rreth vetes edhe njerëz të tjerë, disa prej të cilëve nga shoqëria civile, madje edhe kundërshtarë, të cilëve dikur u ishin thyer dhëmbët prej njerëzve të tij. "Të shkuara të harruara, të gjithë kemi bërë gabime", mendoi ndokush. Berisha dukej ndryshe vërtet. Sikur të mos ishte përgjakja e Gërdecit, punët për të e për qeverinë e tij do të shkonin vaj. Fatos Nano, kush e di se ku ishte fshehur. Opozita ishte e zënë me problemet e saj të brendshme. Edi Rama nuk ishte në Parlament dhe ai kishte dhënë ok për reformat e mëdha. Kështu do të kishim vazhduar me ditë e me muaj të fshehur pas një iluzioni vrastar. Me një fjalë çdo gjë ishte në rregull. Por ja që nuk qe e thënë. Berishës i plasi në dorë "Hiroshima shqiptare". Përballë kësaj ngjarjeje, çdo gjë e arritur deri më tani u duk e kotë. Shteti, në çdo rast, ka vazhduar të na shohë si skllevër me të cilët mund të bëjë çdo gjë. Falë varfërisë sonë, ai mund të na punësojë në të zezë, të na bëjë të hamë barut, të na çojë ndër male e kanale të largët, të na armiqësojë me të tjerët, të na prishë shtëpitë e të na vrasë fëmijët e familjarët, të na lerë pa shpresë në hallin tonë dhe më në fund të dalë sërish i larë. Kjo as nuk është parë e as dëgjuar në ndonjë vend që pretendon të jetojë në një sistem demokratik. Është nga ato gjëra që mund të vejë në dyshim edhe atë arritje të madhe që kujtonim se e kishim arritur: lirinë.

Meqë ra fjala te kjo peshë e rëndë. Një gazetar i famshëm italian, tashmë i ndjerë, një nga ata me të cilët pushteti i çdo ngjyre nuk e kishte punën mirë, në amanetin e tij të fundit drejtuar miqve e kolegëve shkruante: Bëhuni të lirë! Liria nuk është vetëm një e drejtë, në radhë të parë ajo është një detyrë! Pas Gërdecit, koncepti ynë mbi lirinë dhe mbi ata që jetojnë duke fryrë xhepat me gjak fëmijësh, duke u fshehur pas demokracisë së shtirur, ka ndryshuar thellësisht. Mbase do të ndodhte dikur, por mbas Gërdecit kjo tashmë është një bindje e thellë për shumëkënd. Kjo është ajo që na mësoi Gërdeci dhe viktimat e tij. Pa to do të ishim hallakatur ende në qerthullin e ndërlikuar të fjalëve të mëdha që nuk na shpunë gjëkundi.


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

Sirius
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

Sirius

Joined: Nov 14, 2004
Posts: 142
Location: Paris
Karma: +21

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 29, 2008 05:49 PM
Reply with quote

Nikolle Lesi: Berishës iu gris flamuri i antikorrupsionit


(Dërguar më: 27/03/08)

Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi deklaroi dje se kryeministri Berisha duhet të riformatojë kabinetin qeveritar, pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit.
Pas ngjarjes së Gërdecit, a mendoni se kryeministri nuk ka të drejtë më të flasë më si njeri antikorrupsion?
Përgjigje: Kisha muaj që bërtisja publikisht se qeveria ka devijuar nga programi i 3 korrikut 2005, ku ne erdhëm në pushtet falë besimit që patën votuesit si koalicion antikorrupsion, përballë korrupsionit galopant të ish-kryeministrit Nano. Por duhet pranuar se fill pas 3 korrikut, qeverisja nisi me shkeljen e parimeve me të cilat morëm votat; tashmë dihet se si erdhi Lufter Xhuveli në qeverinë e Berishës, mënyra jo transparente e emërimit të ministrave, pazaret që u bënë vetëm e vetëm që pushteti të ndjehej i sigurt në çdo rast rebelimi brenda deputetëve të maxhorancës. Megjithatë, heshta duke folur herë pas here e duke i kujtuar PD e zotit Berisha se, ndonëse vullneti i tij publik është për t’u admiruar në luftë kundër krimit të organizuar, përsëri qeverisja dukej se çalonte në segmente të caktuara të saj e sidomos në partitë aleate, të cilat që në fillim u turrën sikur të kishin rënë në bahçen e tyre private e të uritura për të plaçkitur. Fola disa herë në parlament për t’i kujtuar kryeministrit parimet me të cilat mori pushtetin, por dukej se ishte peng i një koalicioni fiktiv, të cilin vetë e sajoi dhe po vetë po binte në kurthin e tij pengmarrës. Po kështu, disa ministra të tij të PD-së u konvertuan në arrogantë e përfitues në fondet publike, në një kohë që opozita në këto muaj të pasvitit 2005 ndodhet ende në përçarje të madhe e kësisoj, nuk kishte njeri që t’i hidhej qeverisë në sulm politik frontal me argumente e me mitingje para kryeministrisë. Me sa duket, kryeministri u ndje i qetë përballë kësaj opozite të përçarë, si dhe pranoi nënshtrimin para numrave të partive të koalicionit qeverisës, të cilët shtoheshin si kërpudhat pas shiut. Flamuri antikorrupsion i Berishës ngrihej sa herë donte të trembte ndonjë deputet apo kryetar partie në koalicion, duke nënkuptuar se “prangat janë aty pas dere, ndaj mos hidh shqelma”. Ndodhia e Gërdecit, ndonëse shumë e rëndë dhe drithëruese, përsëri nxori në pah të vërtetën që ishte në qeverisje, të cilën askush nuk guxonte ta thoshte, por edhe që votuesit nuk do ta besonin. Flamuri antikorrupsion është grisur tashmë dhe Berisha ka vetëm një zgjidhje: të kërkojë falje publike për mënyrën se si e konceptoi qeverinë si dhe paralelisht me këtë të riformatojë nga fillimi një kabinet krejt tjetër, me emrat më të mirë e profesionistë që ka në maxhorancë.
Pse insistoni që kryeministri nuk duhet të largohet?
Nuk është se insistoj, pasi është në ndërgjegjen e kryeministrit vendimi personal, porse unë jam realist, pasi e njoh mirë situatën në maxhorancë e sidomos në PD. Berisha nuk ikën para vitit 2009, kur janë dhe zgjedhjet e radhës. Mbajeni mend këtë gjë, pasi e njoh mirë, porse problemi për vendin e natyrisht edhe për PD-në, mbetet se çfarë ai mund të rikuperojë urgjent pas Samitit të NATO-s, në mënyrë që të jetë pothuaj korrekt me premtimet për investimet publike. Ndërsa parimi apo slogani i 3 korrikut 2005 është shqyer keqas me Gërdecin, pasi nuk kam se çfarë të shtoj më tepër, se sa po del përditë e më shumë si një krim i paralajmëruar shtetëror. Unë nuk mund të mbroj më qeverinë time, të cilën e kam votuar, kur shoh fakte komprometuese, drithëruese në Top Channel e në News 24. Nuk mundesh të mbrosh diçka që nuk mbrohet! Në këtë rast ka nevojë për pranga për autorët e fshehur të kësaj tragjedie.
Edhe për Berishën?
Për cilindo qoftë përzier në këtë trafik vdekjeje, por nëse më lejoni duhet të jem korrekt me fjalën; duhet drejtësia të thotë fjalën e saj të fundit, porse kupola e Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka qenë koka e gjithçkaje në Gërdec, me dashje apo me heshtje.
A mund të jetë zonja Topalli kryeministre në vend të Berishës?
Thashë pak më sipër se mbetet në vendimin e tij personal të jetë apo jo kryeministër pas Samitit të NATO-s, por nuk shoh asnjë shenjë se ai mund të ikë. Berisha mbetet deri në korrik 2009. Ndërsa në lidhje me zonjën Topalli, mund ta shihja si një kandidate për kryeministër pas korrikut 2009, gjithnjë nëse e djathta arrin t’i fitojë zgjedhjet, ndonëse duket shumë e vështirë pas ndodhisë së Gërdecit.
Ju do të vazhdoni të rrini në këtë maxhorancë që ka shkelur parimet e 3 korrikut 2005?
Unë e kam bërë detyrën time politike e publike; kontribuova edhe me kokën time në rrëzimin e ish-kryeministrit Nano si dhe në rikthimin e Berishës në pushtet, pasi siç kam thënë asokohe, mes dy të këqijave të mëdha të vendit, po zgjedh Berishën e jo Nanon. Tani, duke shkuar drejt fundit të mandatit, kjo qeveri nuk ka qëndruar shumë korrekte me premtimet e natyrisht që ka shkelur me mua edhe një kontratë personale. Kështu që, nëse nuk ka rikthim në parimet fisnike të 3 korrikut 2005, atëherë kam detyrimin të flas para kryeministrit mu në sallën e parlamentit, dhe do të dëgjoni ato çfarë mund të shpreh kur vendos të them: Mjaft më, zoti kryeministër.


_________________
Jemi Ëngjëj me një flatër të vetme. Mund të fluturojmë vetëm po të jemi të përqafuar.
Më mirë mbyll gojën për të kaluar si një idjote, sesa ta hapësh dhe të mos lësh asnjë dyshim për këtë subjekt!
pageperso.aol.fr/tironcjangaparis

Last edited by Sirius on Sat Mar 29, 2008 05:50 PM; edited 1 times in total
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

malastufi
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

malastufi

Joined: May 23, 2005
Posts: 33
Location: fr
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Sat Mar 29, 2008 08:43 PM
Reply with quote

ej mjaft me kopjim gaztash po te duam i blejme dhe i lexojme me shkurt se nuk lexohen gjitha ato dhe mendim tuaj jo te analisteve te bythes kur ju preket interesi nderrojne kamp


_________________
eshte me mire te besh dashuri sesa lufte perfitoni
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

ledi001
Anetare i ri
Anetare i ri

ledi001

Joined: Oct 10, 2007
Posts: 1
Location: itali
Karma: 0

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 31, 2008 07:44 AM
Reply with quote

Eshte Berisha ai qe flet per zero tolerance ndaj korrupsionit une sdo e quaja debil por hipokrit te ndyre.gjeja me e moralshme do ishte te jepte dorheqjen.ne respekt te atyre 23 jeteve qe u mori firma e atyre ministrave drejtuar nga Berisha per te vene zjarrin ne mes te shtepise .

Back to top
View user's profile Send e-mail

RONI
Admin Sistemi
Admin Sistemi

RONI

Joined: Oct 24, 2004
Posts: 2103
Location: Rome
Grupi Administrues Forum
Grupi Me prane njeri-tjetrit
Grupi Ndienja
Grupi Muzika
Grupi WebAlbania Team
Grupi Shqiperia - Albania
Grupi Te ndryshme
Grupi English - Italian
Karma: +12

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 31, 2008 10:23 AM
Reply with quote

Me sa po lexoj,mendoj se ky trafik armesh eshte ceshtje nderkombetare.Ne kete ceshtje futet edhe USA.
Flitet me vite per hyrjen e Shqiperise ne NATO dhe saktesisht une nuk e dija se kur do te hynte Shqiperia.

Me duket pak e cuditshme qe pikerisht tani po behet cmos te hyje....biles biles shume shtete kane dale dhe pro...

Mos duan ta mbulojne kete trafik duke.....na ofruar hyrjen ne NATO?
Eshte thjeshte nje dyshim imi.


_________________
Zilia jone zgjat gjithnje me shume sesa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website MSN Messenger

malastufi
Anetare pjesmarres
Anetare pjesmarres

malastufi

Joined: May 23, 2005
Posts: 33
Location: fr
Karma: 0

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 31, 2008 05:42 PM
Reply with quote

RONI wrote:
Me sa po lexoj,mendoj se ky trafik armesh eshte ceshtje nderkombetare.Ne kete ceshtje futet edhe USA.
Flitet me vite per hyrjen e Shqiperise ne NATO dhe saktesisht une nuk e dija se kur do te hynte Shqiperia.

Me duket pak e cuditshme qe pikerisht tani po behet cmos te hyje....biles biles shume shtete kane dale dhe pro...

Mos duan ta mbulojne kete trafik duke.....na ofruar hyrjen ne NATO?
Eshte thjeshte nje dyshim imi.
kjo historia e armeve eshte si te ai filmi me nikolas gage qe bente trafik armesh kush e ka kuptuar filmin kopton ç'po ndodh ne shqiperi


_________________
eshte me mire te besh dashuri sesa lufte perfitoni
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website

jackass
Anetare nderi
Anetare nderi

jackass

Joined: May 19, 2006
Posts: 5994
Location: se s'jam djale i mire !!
Karma: +12

Post Post subject: BERISHA SHPORRU
Posted: Mon Mar 31, 2008 07:45 PM
Reply with quote

Ku jane demokratet ?? haha
o njerez po ju shajne liderin....hidhuni perpjete
thyeni dyqanet, hapni depot , veni zjarrin shqiperise !!!!
..............Deri ne vitin 2005 ç'armatimi i municjoneve
transporti dhe trafiku behej nga oficerat e mirfillte
Mire qe vidhnin po te pakten asnje jete njeriu.
Me votat e tyre shqiptaret e vune ne kry te shtetin nje
njeri i cili e kaloi ç'armatimin dhe trafikun ne duart
e firmave private dhe eksperteve amerikane....
Ekspertet ishin nga 14 vjeç e siper....dhe ishin fshatare te thjeshte
per te qene eksperte armatimi....
Nderkohe femijet e tyre frekuentojne shkollat
me aristoktare ne perendim...Paris , Londer etj

E sa te tjera marrveshje dhe kontrata te ketij lloji
jane nenshkruar ?
Edhe sa te jete njerzish do jete çmimi i jetes lluksoze
i nje grusht politikanesh ?
Ne pritje te ketyre pergjigjeve dhe shume te tjerave....SHPORRU
dhe digje pasaporten shqiptare....


_________________
Ka Peqini femra seksi!
Back to top
View user's profile Send e-mail Visit poster's website ICQ Number AIM Address MSN Messenger Yahoo Messenger Skype

jeti
Anetare aktiv
Anetare aktiv

jeti

Joined: Apr 20, 2006
Posts: 193
Location: USA
Karma: +4

Post Post subject: Re: BERISHA SHPORRU
Posted: Tue Apr 01, 2008 03:04 AM
Reply with quote

RONI wrote:
Me sa po lexoj,mendoj se ky trafik armesh eshte ceshtje nderkombetare.Ne kete ceshtje futet edhe USA.
Flitet me vite per hyrjen e Shqiperise ne NATO dhe saktesisht une nuk e dija se kur do te hynte Shqiperia.

Me duket pak e cuditshme qe pikerisht tani po behet cmos te hyje....biles biles shume shtete kane dale dhe pro...

Mos duan ta mbulojne kete trafik duke.....na ofruar hyrjen ne NATO?
Eshte thjeshte nje dyshim imi.

E vertet ajo qe thua..... Ketu me duket se ka tradhti burra, te shohim se ku do na cojne investigimet. Cool
Amerika e kerkon me force shqiperine ne nato po ashtu edhe shume shtete te tjera qe puthin bythen amerikes........... :thithe
Ketu edhe une dyshoj pse..........
A e dini si jane amerikanet......
Miremengjes interes......
Se ku e ka interesin amerika vec harush emaleve e di............ haha haha

Back to top
View user's profile Send e-mail Yahoo Messenger

Post new topic Reply to topic Printer Friendly Page

 Topics   Replies   Author   Views   Last Post 
Normal
No new posts Lajmet berisha vendos qe ti dhuroj VERIO-EPIRIN grekut !!! 6 REBELI. 1611 Re: berisha vendos qe ...
 Tue May 05, 2009 10:19 AM 
angela View latest post
No new posts Politike dhe Aktualitet Topic has attachment LETËR E HAPUR RAPSODIT SALI BERISHA
[ Go to pageGo to page: 1 ... 4, 5, 6 ]
52 Gerone 15223 LETËR E HAPUR RAPSODI...
 Fri Jan 23, 2009 11:38 AM 
Kingpirro View latest post
No new posts Politike dhe Aktualitet Berisha dhe Berluskoni firmosin 3 RONI 1861 Berisha dhe Berluskoni...
 Wed Dec 03, 2008 03:47 PM 
albania-girl-uk- View latest post
No new posts Politike dhe Aktualitet Meta dhe aleatet momental kundra kodit zgjedhor Rama-Berisha 8 Kenn 1878 Meta dhe aleatet momen...
 Tue Nov 18, 2008 10:43 PM 
King_DJ View latest post
No new posts Politike dhe Aktualitet [ Poll ] BERISHA BEN VAJZEN E SABRI GODOS MINISTRE SHENDETESIE
[ Go to pageGo to page: 1, 2 ]
19 Gerone 7314 BERISHA BEN VAJZEN E S...
 Mon Aug 04, 2008 08:04 PM 
sensualii View latest post
You cannot post new topics in this forum
You can reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You can download files in this forum


Rregullorja |Ndihme Online |Grupet e Forumit | Lajmet| MeeMira.com | WebAlbania.com | AlbMark.com | Akullore-Chat.com | BestDialog.com

Webalbania.com eshte themeluar me 28 nentor 2004.Qellimi i ketij websiti eshte bashkimi i shqiptareve nga e gjithe bota.Kerkon te jete per antaret e saje nje vend argetues,informues,edukues,patriotik.Jo vetem kaq,por di te respektoj dhe mirepres mysafiret e huaj.Ky websit ruan me fanatizem personat te cilet kane kontribuar ne mbarvajtje,jo vetem kaq ,por kujton dhe momente ne ndryshme te aktivitetit.Per me shume mund te hidhni nje sy ne librin e historise...
Interactive software released under GNU GPL, Code Credits, Privacy Policy